Pasojat negative te “shperblimit te menjehershem”

Nga: Robert J. Tamasy

Monday MannaJetojme ne nje bote qe ka per moto “e dua (filan gje) dhe e dua tani”.  Me kujtohet kur, vite me pare, me duhej te prisja me dite te tera per te  marre  me poste nga shtypshkronja bocat e nje reviste qe botoja. Tani, ne menyre dixhitale, bocat  te vijne brenda castit dhe, megjithate, perseri gjejme vend per ankesa kur p.sh.  e-maili punon disi ngadale.

Sot informacioni kerkohet te jete sa me i menjehershem. Dhe ashtu eshte. S’ka me pritje sa te dale gazeta. Cdo informacion qe na duhet e gjejme ne internet. Tashme jemi mesuar qe, pergjithesisht, kerkesat  te na plotesohen shpejt, madje ne restorante nervozohemi kur nganjehere na duhet te presim.  Kemi bindjen se e dime mire se cfare duam  –  dhe e duam tani!.

Sportiste te rinj dhe te talentuar, te etur per te fituar sa me shume para nga talenti i tyre, i shmangen detyrimeve shkollore  dhe bejne cmos per te kaluar direkt ne sportin profesionist. Drejtues te larte biznesi nuk investojne me kohen e tyre per ngritje profesionale e morale, por i bien  gjerave sa me shkurt duke kaluar  keshtu permes kompromiseve etike e morale te paprincipta. Ata duan te kenaqin nevojat dhe deshirat e tyre dhe  keta duan ta bejne sa me shpejt.

Kjo eshte nje menyre te menduari e te vepruari me pasoja te renda sepse, per shkak te saj,    po tradhetohen hapur vlerat njerezore dhe ato etiko morale te biznesit. Ligjet shkelen gjithnje e me shpesh, por mund te kete edhe kosto te tjera “te fshehura” qe shume prej  nesh nuk i vene re.

Njerezit e fiksuar mbas deshires per sukses te menjehereshem nuk e imagjinojne dot se kushdo qe  “shperthen”  ne biznes, ne art, ne sport e kudo,  nuk shperthen ashtu, rastesisht. Sejcili e ka pas ushqyer ne heshtje pasionin e vet, per vite me radhe. Dhe, per shumicen e tyre, keto vite kane pasur me shume deshtime se sa suksese. Celesi i  “shperthimit”  te tyre ka qene zgjedhja e mos terheqjes dhe vazhdimi  me qendrueshmeri ne rrugen e deshiruar.

Qendrueshmeri do te thote refuzim ndaj terheqjes, vendosmeri per t’i qendruar besnik nje endrre te realizueshme, nje misioni apo nje vizioni edhe kur has ne veshtiresi te pakapercyeshme ne dukje. Kjo ka qene karakteristike e perbashket e ekploratoreve, shkencetareve dhe shpikesve te medhenj. Qendrueshmeria, pervec se shoqerohet me kembenguljen, disiplinen, durimin dhe guximin per te triumfuar mbi veshtiresite, prodhon edhe disa produkte anesore, sikunder jane percaktuar ne Bibel:

Qendrueshmeria te kalit karakterin. Ashtu sikunder ushtrimet fizike ndikojne tek muskujt, vendosmeria ndikon tek vetite  pozitive te njeriut duke ia forcuar karakterin deri ne pathyeshmeri  “Dhe jo vetem kaq, por gjejme kenaqesi edhe ne vuajtje duke ditur qe vuajtja prodhon vendosmerine, vendosmeria pervojen dhe  pervoja shpresen. (komentuar prej Romakeve 5:3-4).

Qendrueshmeria forcohet nepermjet besimit. Besimi tek vetja, besimi tek qellimet qe ke dhe – perfundimisht,  besimi te Zoti -  te japin energjine  qe nevojitet per te pasur dhe ruajtur nje qendrueshmeri afatgjate. “…ju e dini  se sprova e besimit tuaj sjell qendrueshmeri. Dhe qendrueshmeria te kryeje ne ju nje veper te persosur, pa asnje te mete” (Jakobit 1:3-4).

Qendrueshmeria te ndihmon per te forcuar shpresen. Cfare iu ndodh njerezve kur shohin se nuk iu realizohen gjerat qe prisnin t’u realizoheshin? Shpesh ata i dorezohen terheqjes, braktisin ca plane e fillojne te tjera. Por ndodh  edhe qe ata te kapen edhe me fort pas endrave te tyre, te shtyre nga forca e shpreses se, nje dite, ato endra do t’u realizohen patjeter. Dhe kjo e fundit shprehet qarte ne  Bibel, tek Hebrejve (11:39-40):  “E pra, te gjithe keta, ndonese moren deshmim te mire per besimin e tyre, nuk moren ate qe iu ishte premtuar, sepse Perendia kishte parapare dicka me te mire per ne; qe ata te arrinin  ne persosje sebashku me ne.”

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Si do ta klasifikoje veten ne lidhje me tundimin per “shperblim te menjehershem”? A je nga ata qe shkojne sipas motos  “ e dua (filan gje) dhe e dua tani”? Ne qofte se jo, a njeh ndokend qe eshte i tille? Trego se si manifestohet ky lloj qendrimi.
  2. Si e perkufizon ti  “qendrueshmerine” ? Ne boten e sotme, te dominuar nga teknologjia, a te duket se “qendrueshmeria” eshte nje koncept i vjeteruar?  Pse ose pse jo?
  3. Si e mendon ti faktin se qendrueshmeria ndihmon per te forcuar karakterin e njeriut?
  4. A mendon se qendrueshmeria te ndihmon ne zgjidhjen e problemeve te punes, te familjes dhe te fushave te tjera?

SHENIM: Nese e ke Biblen dhe ke deshire te thellohesh me teper ne kete teme, shiko vargjet si me poshte:

­­­­­­­­­­­­­­­­­Isaia 26:3, 50:4-7; 2 Korintasve 11:23-30; Filipianeve 1:12-30; 3:12-14

MANNA E SE HENES

Sherbim per komunitetin e krishtere

Qershor 29, 2009

Bookmark and Share

Postime të tjera me interes:

Postuar nga: Elvisi on Jun 29th, 2009 dhe gjendet te: Për profesionistët. Ju mund ti ndiqni të gjitha komentet që bëhen te ky postim nëpërmjet shërbimit me: RSS 2.0. Ju mund të shkruani një koment nëpërmjet formës së më poshtme:

1 përgjigje for “Pasojat negative te “shperblimit te menjehershem””

  1. brozalini says:

    E lexova me vemendjen artikullin dhe gjeta veten aty. Asnjehere nuk jam deshperuar per humbjet e castit. Gjithmone kam pasur shprese, se Zoti s’ka me m’harrue. Lum i duruari. Ai qe e do shperblimin menjehere, eshte i humbur. Di shume njerez-bizesmen qe thone ia kam arritur qellimit. Kam para aq sa s’ia kam lakmi askujt. Ka qene,-thone,- nje enderr feminore qe te kem pasuri. Madje shpesh, qysh femije, shkoja ne pronate e kooperatives ose te shtetit dhe vidhja naten. Qysh ne komunizem kam vene kapital etj. Po, edhe tash kane ato, po shpirtin e kane te zbrazur. Jane egoiste, s’jane te qete ne shpirt, jo se s’duan Zotin, se ate e kane harrue me kohe, po, sepse shohin qe pasurine e kane fituar menjehere ,po jo me djerse, e tashti i druhen tundimit te brendshem, jo Zotit. Se njeriu ka perbrenda ndjeshmerine qe s’te le te qete, pavaresisht se ne opinjon dukemi normal, te gjithpushtetshem. Lum ata qe durojne per cdo gje. A s’thote edhe populli: ” Kush duron, fiton?!”, ” Cili ngutet permutet ( me falni per shprehjen)”. Qendrushmeria te ndihmon per gjithcka: per punen, familjen. Ajo kurre nuk vjetrohet…

Shkruaj një koment