Home » A - Kryesoret, Për profesionistët » Perse njerezve te mire iu ndodhin fatkeqesira

Perse njerezve te mire iu ndodhin fatkeqesira

Nga: Ken Korkow

Monday MannaA je perpjekur ndonjehere te shpjegosh – ose te kuptosh – pse njerezve qe duken te mire u ndodhin gjera te keqia? Biznesi u deshton; humbasin punen; kriza te papritura financiare i pllakosin; njerezve te tyre te dashur iu ndodhin semundje, nganjehere edhe vdesin.  Dhe pyesim veten: “Pse ky fat i keq te tille njerezve?”

Shumica jone e shikon jeten nen kendveshtrimin e fenomenit “shkak – pasoje”. Po bere keq atehere e peson. Por, kur nuk ben keq dhe e peson? Pervoja me ka mesuar se eshte e pamundur qe te perkoheshmit (te vdekshmit) te kuptojne dhe te shpjegojne pafundesine, por duke kembengulur ne kete pyetje te kahereshme, besoj se Zoti na ka dhene nje analogji  qe eshte burim shprese per ta kupuar disi kete bote mbushur me tragjedi, fatkeqesi dhe kaos.

A te kujtohet kur ishe femije dhe nena te conte tek mjeku per kontroll dhe per te bere ndonje vaksine kunder semundjeve te ndyshme? Ndersa infermjerja  afrohej me shiringen ne dore, ti hidhje veshtrimin nga prindi me tmerr, mosbesim dhe me ndjenjen se ai te kishte tradhetuar. Mami (ose Babi), pse e lejon ate te me torturoje? Une mendoja se ti me doje shume! Ashtu eshte, prindi yt te do shume, por ti ne ate moshe e kishe te pamundur te kuptoje se ai po vepronte ne te miren tende. Ty te dukej se atij nuk iu behej vone fare per ty.

Ndjenjat jane te natyreshme. Zoti na ka bere te gjitheve me ndenja, por une nuk mund te marr asnje vendim mbi bazen e ndjenjave. Vendimet e mija duhet te bazohen ne te verteten –  ne te verteten absolute. Per kete me duhet te keshillohem perdite me fjalen e Zotit, me Biblen, ku gjej frymezim dhe pergjigje per pyetjet e mija, perfshire edhe ate se perse njerezve te mire iu ndodhin gjera te keqia. Me poshte po permend disa mesime nga Shkrimet e Shenjta ne lidhje me kete teme:

Disa nga gjerat e keqia qe ngjasin jane produkt i botes se kalbur ku jetojme. “Dhe dije kete: ne ditet e fundit do te vijne kohe te veshtira, sepse njerezit do te jene egoiste, lakmues parash, mburravece, kokeforte, blasfemues, te pabindur ndaj prinderve, mosmirenjohes, te paudhe, te padhembshur, te papajtueshem, shpifesa, te papermbajur, mizore qe s’e duan te miren ,tradhetare, kokeshkrete, fodulle, defrimdashes me shume se perendidashes, te perendishem ne dukje, por mohues te fuqise se Tij. Nga keta largohu.” (2 Timoteut 3:1-5).

Edhe gjerat e keqia mund te perdoren per mire ne planin hyjnor te Zotit. “Dhe ne e dime se te gjitha gjerat bashkeveprojne per te mire per ata qe e duan Perendine, per ata qe jane thirrur sipas qellimit te Tij” (Romakeve 8:28).

Shkrimet e Shenjta jane burime te pashtershme per te mesuar se si t’i perballojme rrethanat negative ose pozitive. “…qe nga femijeria i njeh Shkrimet e Shenjta, te cilat mund te japin dije per shpetimin me ane te besimit tek Krishti Jezus. I gjithe Shkrimi  eshte i frymezuar nga Perendia dhe i dobishem per mesim, bindje, ndreqje dhe per edukimin me drejtesi, qe njeriu i Perendise te jete i perkryer, teresisht i pajisur per (te kryer) cdo veper te mire.”(2 Timoteut 2:15-17).

Je i inatosur? Je i trembur? Dyshues ndaj Perendise? Thuaja Atij. Kete njerezit e quajne “lutje”. Pastaj degjo pergjigjen e Perendise. Ai do te te flase ty nepermjet “buletinit te tij te dashurise” qe eshte Bibla.

Ti mund te jesh nga ata qe thone, “E kam provuar fene, besimin, dhe nuk me ben pune.” Po, po. Ti mund te kesh provuar te besosh, gje qe ne thelb do te thote te jesh perpjekur te besh mire per te kenaqur Perendine, por ne se e ke lene me aq, ti nuk ke arritur te krijosh mardhenie personale me Zotin – nepermjet Birit te Tij, Jezu Krisht. Pikerisht ne kete maredhenie mund t’i kishe gjetur pergjigjet qe kerkon.

Reflektim / Diskutim Pyetje

  1. A e ke bere ndonjehere pyetjen, “Pse njerezve te mire iu ndodhin fatekeqesira?” Nese po, cila ka qene pergjigja tipike qe ke marre?
  2. A te ndihmon analogjia me femijen qe cohet tek mjeku per kontroll e vaksinim per te kuptuar se pse gjerat, ne dukje te keqia, mund te jene per mire? Pse ose pse jo?
  3. Ne pervojen tende, a ke perjetuar gjera te keqia ne dukje qe, ne fund te fundit, te kane dale per mire? Shpjegoje sa me gjeresisht pergjigjen..
  4. Ne jeten e perditeshme shume gjera i kemi jashte kontrollit tone. Si ta gjejme shpresen, paqen dhe sigurine kur nuk nuk e dime se kur mund te na ndodhe “ e keqja” e radhes?

SHENIM: Ne se e ke Biblen dhe kerkon te thellohesh ne kete teme, shiko si me poshte:

Isaia 26:1-4, 40:31, 41:10: Jeremia 29:11-14, 33:2-3; Romakeve 8:35-39

MANNA E SE HENES

Sherbim per komunitetin e Krishtere

Qershor 22, 2009

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=711

Posted by on Mar 12 2011. Filed under A - Kryesoret, Për profesionistët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

4 Comments for “Perse njerezve te mire iu ndodhin fatkeqesira”

  1. pershendes albkristian,po lexoja faqen tuaj dhe dicka interesante ishte,(perse njerezve te mire u ndodhin fatkeqesira)do te doja te dija pak me shume reth kesaj pyetje.pres koment nese eshte e mundur .faleminderit

  2. Pershendetje Diana,
    si ju duk shkrimi ?
    Elvisi

  3. une doj te thoja dicka ne lidhje me pyetjen e djanes. se pari do ti thoja dianes se ke quan ajo te mire? jezusi ne nje pasazh ne bibel i thote te riut pasnik se nuk ka asnje te mire vec Perendis. pra qe do te thote se njeres nuk ka te mire. bibla thote se te gjithe njerezit mekatojne dhe jane te ndare nga Perendia vetem nga mekatet qe bejne, dhe kjo mjafton qe njerezit te mos jene mjaft te mire. te them dicka tjeter sigurisht qe ka njeres qe per syte tane duken te mire nuk ju bien me qefe te tjeterve nuk vjedhin etj . ne lidhje me pergjigjen duhet te dime se Zotit eshte i mire dhe prej tij vijne vetem gjera te mira te keqiat vijne nga i ligu i cili eshte satani- djalli. ai eshte ati i gjithe te keqijave dhe autori i tyre. nese dicka e mire ndodh mjen nga Zoti nese eshte dicka e keqe eshte nga djalli. 2 jane rruget o Zoti o djalli.

  4. Pershendetje Diana,
    ne lidhje me kete pyetjen : “Pse njerezve TE MIRE ju ndodhin fatkeqesira?” do te doja ta nisja nga nje moment shume i rendesishem pergjigjen. Ne radhe te pare, nuk ekzistojne njerez te tille – TE MIRE. Fjala thote tek letra e Palit drejtuar ROMAKEVE 3:23 : “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,..” Pra e para : TE GJITHE, as edhe nje i vetem nuk ka mbetur pa mekatuar!!! Dhe e dyta si rezultat i se pares: na privoi, thote fjala te qendronim ne LAVDINE e Perendise.
    Cfare eshte lavdia e Perendise, atehere?
    Lavdi e Perendise eshte Bukuria e Shpirtit te Tij. Nuk eshte nje bukuri materiale apo estetike, por eshte bukuri qe BURON nga karakteri i Tij, nga gjithcka qe Ai ESHTE!
    Por NJE LAJM TE MIRE, qe prej 2000 e ca vjetesh i cili thote qe : njerezit tashme mund te zgjedhin te ecin ne Lavdine e Perendise dhe te transformohen perseri ne bukurine e imazhit te karakterit sipas te cilit ishin ide-uar te ishin qe ne fillim (Zanafilla 1:26 dhe Isaia 43:7) Lavdia e Perendise eshte zbulesa dhe manifestimi i Dashurise se Tij e shprehur ne Fuqi dhe Shkelqim.
    Ku u shpreh Dashuria e Tij e cila na transformoka ne ne Bukurine e Tij?
    U shpreh ne Sakrifikimin e Birit te Tij te vetemlindur qe mori gjithe mekatet tona qe na ndanin na privonin ne – njerzve te hynim ne lavdine e Perendise. Gjoni 3:16 “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”
    Pra, nese duam ta bejme jeten me te bukur, mbi toke, atehere u dashka qe ta pranokemi dhuraten e sakrifices se ketij njeriu me emrin Jezus Krisht. Qe Ai – Krishti te marri gjithe mekatet tone dhe karakteri yne te nis te transformohet e te behet i ngjashem me ate te Perendise.
    Dhe per ta mbyllur kete shpjegim te shkurter, qe BUKURIA ta SHPETOJE jeten Nga Shemtia ne te cilen ti e sheh cdo dite, dhe telashet dhe andrallat me te cilat ti ndeshesh, nuk mjafton qe vetem ti te shpetohesh, por dhe te gjithe te tjeret (ti nuk ben jete te izoluar , por je vazhdimisht ne kontakt me te tjeret) pra te Zbukurohen permes Krishtit edhe te gjithe ata qe jane pjese e jetes qe ke perreth! Zoti te bekofte!

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes