Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » Pohimi i “Hirit dhe së Vërtetës”: Drejt marrëdhënieve me Myslimanët sipas vullnetit të Krishtit (hyrje)

Pohimi i “Hirit dhe së Vërtetës”: Drejt marrëdhënieve me Myslimanët sipas vullnetit të Krishtit (hyrje)

30 ditet e lutjes per boten muslimane30 Ditët Ndërkombëtare ka vendosur të marrë pjesë aktivisht në një pohim mbarëbotëror të besimtarëve të quajtur “Hiri dhe e Vërteta: Drejt marrëdhënieve me Myslimanët sipas vullnetit të Krishtit.”

Ne u kërkojmë partnerëve tanë të lutjes t’i konsiderojnë seriozisht thëniet në këtë tekst dhe të luten për këto gjëra për veten e tyre, për bashkësinë e tyre dhe për trupin e Krishtit. Ne i inkurajojmë besimtarët të pendohen lidhur me të gjitha qëndrimet ndaj Myslimanëve jo sipas vullnetit të Krishtit, të cilat janë të padenja për Mbretin tonë të kryqëzuar dhe të ringjallur. Ne e kemi shkurtuar pak tekstin me qëllim që ta përshtasnim për formatin e “30 Ditët”. Ne i inkurajojmë njerëzit ta shkarkojnë të gjithë tekstin e firmosur nga faqja jonë e internetit www.30-Days.net (Hiri dhe e Vërteta).

Kjo që vijon është “Hyrja e Pohimit ‘Hiri dhe e Vërteta’.” Dita e parë dhe e dytë e këtij udhëzuesi në lutje përmbajnë pika nga Pohimi i mësipërm.

DOKUMENTI – HIRI DHE E VËRTETA

Ky është një pohim nga një Rrjet Global Kristianësh të cilët i duan Myslimanët, shumë prej të cilëve jetojnë dhe shërbejnë mes tyre. Jezusi i thërret ndjekësit e tij ta përjetojnë dhe ta jetojnë dashurinë e Perëndisë. Kjo dashuri është vënë në dispozicion të të gjithë njerëzve përmes Krishtit, i cili erdhi në botë “plot hir dhe të vërtetë.” Megjithatë, për shkak të ndryshimeve kulturore, kërcënimeve të terrorizmit dhe stereotipeve negative të Myslimanëve, shumë nga njerëzit e Perëndisë zmbrapsen nga plotësimi i urdhrit të Jezusit për t’i dashur të gjithë njerëzit.

Në vërejmë se Bota Islamike përmban një shumëllojshmëri të rëndësishme teologjike dhe ideologjike. Spektri i perspektivave dhe praktikave Myslimane varion nga jofetarët, modernistët dhe disa tradicionalistë, deri te Islamistët ekstremistë të cilët nxitin xhihadin militant. Duke e pranuar këtë shumëllojshmëri të madhe, ne pohojmë nëntë udhëzime Biblike që mund t’i aftësojnë ndjekësit e Jezusit për të shërbyer si përfaqësuesit e Tij në marrëdhënien me Myslimanët e çdo besimi.

Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1367

Posted by on Aug 10 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes