Ramazani: 1 Shtator, 2009 – Dita 11
30 Ditët (2009), Përfshihu Monday, August 31st, 2009A ishte Jezusi një musliman?

30 Ditët (2009)
Në Islam, Jezusi konsiderohet si një mesazher i Perëndisë, një profet i cili u dërgua të drejtonte izraelitët. Mesazhi i tij u dha me një shkrim të ri, Inxhili (Ungjilli). Kurani e afirmon që Jezusi u lind nga e virgjëra Mari (Merjeme) me urdhër të Perëndisë. Jezusi ishte i aftë të kryente mrekulli me urdhërin e Perëndisë. Ashtu si profetët e tjerë në Islam, Jezusi konsiderohet të ketë qenë një mysliman i mirë (domethënë, dikush që ishte i nënshtruar ndaj Zotit). Jezusi i predikoi popullit të Tij që të jetonin në nënshtrim ndaj vullnetit të Perëndisë. Sipas myslimanëve, Jezusi në fakt po predikonte një formë më të hershme të Islamit.
Në vitet e fundit, shumë myslimanë kanë cituar librin “Ungjilli sipas Barnabës” (i disponueshmën në faqen e internetit) me qëllim që të tregonin se Jezusi ishte një mysliman i mirë. Jezusi në libër portretizohet si një profet që lutet, flet dhe vepron plotësisht si një mysliman tradiconal.
Libri duket që është shkruar në Evropë, dikur gjatë shekujve 14-16. Ai përfshin edhe pasaktësi gjeografike dhe historike, si dhe gabime për besimin e krishterë dhe atë islam. Në Ungjillin e Barnabës, Muhamedi quhet Mesia që do të thotë: “I vajosuri” (Krishti) ndëkohë që në besimin normal islam, Jezusi kuptohet që është Mesia. Në disa vende, vetë Kurani shpall që Jezusi është Mesia. (Shikoni artikullin tonë për ditën 22). Në Ungjillin e Barnabas, Jezusi quhet Krisht (kapitulli 6). Autori nuk e kuptoi që fjala Krisht është fjala greke ekuivalente për fjalën Mesia në hebraisht. Ky është një gabim i dukshëm.
Këto janë disa citime nga kapitujt 96 dhe 97:
“Jezusi u përgjigj: “Siç është e vërtetë që Perëndia rron, në prezencën e të cilit shpirti im qëndron, Unë nuk jam Mesia të cilin gjithë fiset e tokës presin edhe pse Perëndia i premtoi atit tonë Abraham, duke i thënë: “Nëpërmjet farës tënde
unë do të bekoj gjithë fiset e tokës”. Por kur Perëndia të më marrë nga kjo botë, Satani do të ngrihet sërish . . . dhe do i bëjë të pabesët të besojnë që unë jam Perëndi dhe bir i Perëndisë. Nga kjo fjalët e mia dhe doktrina ime do të ndoten . . . Perëndia do të dërgojë mesazherin e tij . . . i cili do të vijë nga jugu me fuqi dhe do të shkatërrojë idhujt dhe idhujtarët . . . Emri i Mesias është i admirueshëm . . . Muhamed është emri i tij i bekuar”.
Shikoni “Ungjilli i Barnabas” tek www.answering-islam.org.
Kërkesa lutjeje:
- Lutuni që besimtarët, me vërtetësi, do të jenë në gjendje të tregojnë që Jezusi ishte gjithnjë i nënshtruar ndaj Atit, por Ai ishte më shumë se një profet i mirë.
- Lutuni që Zoti t’u japë myslimanëve aftësi që të kuptojnë gabimet e Ungjillit të Barnabës.
- Meditoni mbi këto pasazhe në lutje: Mateu 5:43-48, Hebrenjtë 1:5-8.
Kujtoni libinë
Sot është 40 vjetori i Revolucionit Libian, i cili solli në pushtet Kolonel Muammar Qadhafin në Libi. 40 vjet më parë shumë pak njerëz në Libi e njihnin Zotin dhe kjo është shumë e vërtetë edhe sot. Libanët vendas që besojnë në Jezusin janë ndoshta gjithsej 50 veta nga një popullsi prej 6.2 milionësh. Lutuni për punëtorë të cilët do të mbjellin, ujitin dhe korrin.
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=897








