Ramazani: 1 shtator 2010 – Dita 22
30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu Tuesday, August 31st, 2010India – Lutje për Popujt
Si pjesë e përpjekjeve tona për t’u lutur për popujt e botës më pak të arritur me Ungjillin, ne ju kërkojmë që të luteni për këta grupe popujsh në listën djathtas. Kjo listë i përmban të 25 grupet e popujve Myslimanë Indianë me një popullsi mbi 100,000 banorë të cilët nuk kanë asnjë dëshmitar të njohur për Ungjillin, i cili të kërkojë të themelojë komunitete vendase besimtarësh. Këta popuj, jo vetëm që nuk e kanë dëgjuar Ungjillin, por ata nuk kanë asnjë lajmëtar aktiv që të kërkojë ta çojë Ungjillin tek ata. Populli Kunxhra në paragrafin tjetër janë pak a shumë tipikë me shumë nga grupet e tjera.
Populli Kunxhra
Populli Kunxhra jeton në shtetin Indian të Biharit, i cili është njëri nga shtetet me dallime shoqërore më të theksuara mes Myslimanëve Sunni. Nga ana fetare, sistemi i shtresave shoqërore i Sunnive është mjaft i ndryshëm nga sistemi Hindu i këtyre shtresave. Sistemi Mysliman i shtresave shoqërore jo vetëm që e jep statusin shoqëror bazuar mbi lindjen, por ai përgjithësisht e kufizon një person ndaj punësimit tradicional apo rolit në shoqëri. Brenda këtij sistemi shoqëror, Kunxhra janë, në përgjithësi, me një status më të ulët dhe historikisht kanë qenë shitës të fruta – perimeve ose bujq. Gjithashtu ata janë shumica analfabetë. Janë një grup mjaft i madh dhe preferojnë të martohen brenda popullit të tyre.
Nga aq sa mund të dallohet, nuk njihet se ka besimtarë mes popullit Kunxhra. Ata nuk e kanë mohuar Ungjillin; ata thjesht nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë atë. Për popullin Kunxhra dihet shumë pak, kështu që lutja do të ishte kritike për ta sjellë Lajmin e Mirë të Mesias tek ata.
KËRKESAT PËR LUTJE
- Lutuni që të merret më shumë informacion për popullin Kunxhra dhe për popujt e tjerë në listën e grupeve të popujve.
- Kërkojini Perëndisë punëtorë të përkushtuar që të shkojnë të jetojnë mes popullit Kunxhra dhe grupeve të tjera dhe të ndajnë dashurinë e Krishtit me ta.
- Kërkojini Perëndisë që të ngrerë skuadra lutjeje për këta popuj.
Grupet e popujve Popullsia
Kunxhra 822,140
Turk 530,187
Makhmi 469,871
Sudhan 446,757
Rauther 682,072
Bhatiara 259,188
Mahur 243,687
Jashkun 235,511
Bhatia 190,957
Jhojha 175,779
Nikari 147,684
Balok 129,950
Molesalam 128,738
Shaikh (Marathi) 2,429,481
Shaikh (Maruadi) 1,541,534
Shaikh (Gujarati) 1,057,975
Shaikh (Maithili) 774,017
Shaikh (Magadi) 322,135
Shaikh (Oriya) 235,524
Shaikh (Meuari) 151,368
Shaikh (Konkani) 116,051
Pathan (Maruadi) 215,895
Shaikh (Dhundari) 404,463
Shaikh (Nimadi) 110,046
Shaikh (Shekhuati) 222,665
Total 12,043,675
Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1530







