Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » Ramazani: 12 gusht 2010 – Dita 2

Ramazani: 12 gusht 2010 – Dita 2

Hiri dhe E Vërteta: Drejt Marrëdhënieve me Myslimanët sipas vullnetit të Krishtit (Pjesa 2)

30 ditet e lutjes per boten muslimaneTemat e lutjes për sot u prezantuan në faqet e mëparshme. Ne si besimtarë duhet të kërkojmë në zemrat tona dhe të lutemi përmes pikave të mëposhtme. Sërish ne i inkurajojmë besimtarët që të pendohen në lidhje me të gjitha qëndrimet, jo sipas vullnetit të Krishtit, që kanë mbajtur ndaj Myslimanëve, të cilat janë të padenja për Mbretin tonë të kryqëzuar dhe të ringjallur.

KËRKESAT PËR LUTJE
Për çdo tematikë, lutuni për këto gjëra për veten tuaj, për bashkësinë tuaj dhe për trupin e Krishtit lidhur me marrëdhëniet tona me Myslimanët.

5. Të jemi të Respektueshëm dhe të Guximshëm në Dëshminë tonë
Në Frymën e Princit të Paqes, dëshmia e respektueshme fokusohet në dhënien e një prezantimi pozitiv për ungjillin. Ajo nuk e sulmon tjetrin, ose nuk e shmang prezantimin e së vërtetës (1 Pjetrit 3:15).

Shembuj të shumtë biblikë (psh. Vep. 4:31; 9:27-28; 13:46; 14:3; 17:30-31; 19:8) na ftojnë që të lartojmë guximin e besimtarëve të hershëm në ndarjen e Lajmit të Mirë. Në bindje ndaj Shkrimit të Shenjtë, ne kërkojmë të jemi edhe të respektueshëm, edhe të guximshëm në dëshminë tonë.

6. Të jemi të Urtë në Botën tonë të pushtuar nga Google
Në të kaluarën, kur flisnin drejtuesit në një komunitet fetar, ajo që thoshin dëgjohej vetëm në komunitetin e tyre. Kurse sot fjalët tona bëjnë rikoshet përreth botës. Kur ne përpiqemi të shpjegojmë se kush jemi, çfarë besojmë, çfarë bëjmë dhe përse e bëjmë këtë, fjalët tona mund të arrijnë deri përtej audiencës sonë parësore. Pas thënies së diçkaje kundërshtuese, një drejtues i sinqertë mund të përpiqet ta qartësojë thënien e tij. Por dëmtimi tashmë është bërë. Kërkohet urtësi (Fj. Ur. 17:27).

7. Të Jemi Këmbëngulës në Thirrjen tonë për Liri Fetare
Ne pohojmë të drejtën e lirisë së besimit fetar për çdo person dhe për çdo komunitet. Ne e mbrojmë të drejtën e Myslimanëve për ta shprehur besimin e tyre me respekt mes të Krishterëve, dhe të drejtën e Kristianëve për ta shprehur besimin e tyre me respekt mes Myslimanëve.

Për më tepër, ne pohojmë të drejtën e Myslimanëve dhe të Kristianëve po ashtu për t’i ndryshuar besimin fetar, praktikat dhe po ashtu bashkësitë, sipas ndërgjegjes së tyre (2 Kor. 4:2). Prandaj ne jemi kundër të gjitha formave të përndjekjes fetare ndaj Myslimanëve, Kristianëve apo kujtdoje tjetër.

8. Të jemi të Paqtë dhe … të mos bëjmë Kompromis në Dialogun tonë
Dialogu mes Myslimanëve dhe Kristianëve na siguron mundësitë për t’i kuptuar Myslimanët, për të ndërtuar marrëdhënie me ta, për t’u përfshirë në pajtime dhe për ta ndarë besimin tonë. Ne kërkojmë ta ndajmë ungjillin me respekt dhe me guxim, pa kompromis – ashtu siç “arsyetoi” Pali me njerëzit (dialegomai – Veprat 17:2, 17).

9. Të Jemi të Dashur me të Gjithë
Myslimanët e botës janë të afërmit tanë, ashtu siç e përdori Jezusi atë term (Lluka 10:29-37). Urdhërimi i Perëndisë ndaj njerëzve të Tij qëndron për të gjithë kohën: “Duajeni të afërmin tuaj si vetveten” (Lev. 19:18; Lluka 10:27b). Edhe pajtuesit, edhe ata që i duan armiqtë e tyre, përshkruhen si “bij [ose bija] të Perëndisë” (Mat. 5:9, 44, Lluka 6:35). Ata janë quajtur bij të Perëndisë, për shkak se sillen si Ati i tyre: Perëndia i Paqes (Fil. 4:9; 1 Thes. 5:23). Përgjigjja ndaj armiqve me dashuri sakrifikuese, që jep nga vetja, e demonstron Ungjillin (Rom. 5:10; krahaso me Kol. 1:21).

Përfundimi i Pohimit për Hirin dhe të Vërtetën
Neve na është besuar shërbesa e pajtimit (2 Kor. 5:18, 19). Urdhërimi për “të bërë dishepuj nga të gjitha kombet” nuk është shfuqizuar. As nuk janë shfuqizuar urdhërimet për të demonstruar dashuri sakrifikuese dhe për të punuar për paqen. Nuk ka ungjill të veçantë për kohën e luftës dhe për kohën e paqes.

Mesazhi i dashurisë së Perëndisë në Krishtin është për të gjitha kohët, vendet dhe njerëzit. Ne i konfirmojmë të nëntë udhëzimet biblike që janë prezantuar këtu për të gjithë besimtarët, që të mund të mbetemi besnikë ndaj Atij dhe të bëhemi më të frytshëm në marrëdhëniet tona me Myslimanët.

Ne jemi lutur përmes të nëntë pikave gjatë këtyre dy ditëve. Vazhdoftë të na ndihmojë Perëndia për të zhvilluar qëndrime të mira ndaj Myslimanëve gjatë javëve në vazhdim të Ramazanit.

Vetëm një gjë e fundit. A keni dëshirë ta firmosni Pohimin? Ju mund të firmosni në këtë broshurë dhe po ashtu online nëse dëshironi, në Facebook nën “Grace and Truth Affirmation”.

Unë, i poshtëshënuari, prej hirit të Perëndisë do ta jetoj jetën time sipas parimeve të mësipërme. Unë do të përpiqem të lutem për Myslimanët këtë muaj me këto parime në mendje. Ardhtë bekimi i Perëndisë te të gjithë njerëzit përmes Jezus Mesisë.

Firmosur nga ________________________Data ___________

2009 Video për Demografinë Myslimane
Ky që vijon është një shembull i dëmit që mund të bëhet në një Botë të Google-izuar (pika gjashtë e
deklaratës). Në vitin 2009 shumë njerëz përreth botës e panë videon e prezantuar në “You Tube” mbi Demografinë Myslimane. Kjo video përqendrohej mbi statistikat demografike dhe mbi kulturat që po ndryshojnë. Ndërkohë që ndoshta ka mundësi të ishte motivuar prej synimeve të mira dhe ndoshta edhe ishte duke paraqitur disa statistika interesante, kjo video pati shumë probleme të rëndësishme. Shumë njerëz u trembën si rezultat i shikimit të videos.

Në video kishte disa gabime shumë të rëndësishme. Sidomos numri për Myslimanët në Shtetet e Bashkuara jepej afërsisht nëntë milionë, duke përdorur një vlerësim shumë të lartë nga grupet Islamike. Në të vërtetë, numri i Myslimanëve Amerikanë është shumë më i vogël, vetëm pak më shumë se dy milionë. Filmi gjithashtu jepte parashikime të numrave të Myslimanëve në SHBA si 50 milionë deri në vitin 2035. Kjo shifër nuk ka asnjë lloj baze demografike, mbi ritmet e lindjes, ose mbi statistikat e imigrimit. Këto shifra bazohen tërësisht mbi disa vlerësime të zmadhuara Myslimane.

Videoja kishte si synim t’i nxiste Kristianët për të shpallur Mesinë dhe ka mundësi që e arriti synimin. Megjithatë, të pavërtetat dhe frika që lindi prej gabimeve të saj nuk ishin ndihmuese dhe as të domosdoshme.

1 Anketa mbi situatën Fetare në SHBA – mund të shkarkohet nga adresa në internet: www.pewforum.com titulli në anglisht është: U.S. Religious Landscape Survey.

Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1386

Posted by on Aug 11 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes