Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » Ramazani: 13 gusht 2010 – Dita 3

Ramazani: 13 gusht 2010 – Dita 3

Thirrja e Mezinit: Fokusi i lutjes së të Premtes

30 ditet e lutjes per boten muslimaneÇdo ditë në të tërë Botën Islamike ata që quhen mezinë i thërrasin njerëzit besnikë të luten pesë herë në ditë. Ne agim (fajr), në mesditë (dhuhr), pasdite (asr), në perëndimin e diellit (maghrib) dhe kur bie nata (isha’a). Të premteve të gjithë meshkujt Myslimanë supozohet të shkojnë të marrin pjesë në lutjet e mesditës, të cilat zakonisht shoqërohen me një shërbesë fetare. Kështu që, sot, ditën e premte, më 13 gusht 2010, fjalë për fjalë qindra mijëra mezinë po i thërrasin besnikët të luten. Shumë milionë burra Myslimanë do të shkojnë nëpër xhami, ndërkohë që mezini i tyre vendor do të bëjë thirrjen për lutje. Këtu poshtë jepen fjalët që përsëriten ditë pas dite (Myslimanët Shiitë përdorin shprehje pak më të ndryshme në disa rreshta).

Në shumivcën e vendeve thirrja për lutje bëhet me anë të altoparlantëve nga minareja pranë xhamisë. Shpesh përdoren regjistrime, por shumica e njerëzve preferojnë zërin origjinal. Disa mezinë janë bërë shumë të famshëm për dinjitetin, profesionalizmin dhe zërin e bukur e cilësitë muzikore të thirrjes së tyre për lutje. Kohët e fundit doli një film dokumentar nga Sebastian Brameshuber i titulluar “Mezini”, i cili bën fjalë për shprehjen individuale dhe për konkurrimin mes mezinëve në Turqi (www.muezzindocumentary.com). Një mezin thotë në film “Sa më shumë njerëz që të tërheq në xhami me zërin tim, aq më i suksesshëm jam unë.”

Në vendet Perëndimore dhe jo-Islamike mezinët shpesh nuk mund të bëjnë thirrje për lutje, përveçse në radio ose në oborret e xhamive vendore, për shkak se ligjet i kufizojnë zhurmat e larta dhe të bezdisshme. Në Afrikë ndonjëherë predikuesit Kristianë i bëjnë konkurrencë Mezinit herët në mëngjes duke i përdorur altoparlantet e tyre për të predikuar, ndërkohë që jepet thirrja Islamike për t’u lutur. Cilido qoftë reagimi ynë ndaj thirrjes për lutje, Perëndia na thërret ne që ta duam mezinin.

Thirrja për lutje:
Thuaje dy herë: Allahu Ekber (Perëndia është më i madhi)
Thuaje dy herë: Unë dëshmoj se nuk ka asnjë perëndi, përveç Perëndisë
Thuaje dy herë: Unë dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Perëndisë
Thuaje dy herë: Nxitoni për të adhuruar
Thuaje dy herë: Ejani te suksesi i vërtetë
Thuaje dy herë: Lutja është më e mirë se gjumi (kjo thuhet vetëm në agim)
Thuaje dy herë: Allahu Ekber (Perëndia është më i madhi)
Thuaje dy herë: Nuk ka asnjë perëndi, përveç Perëndisë

KËRKESAT PËR LUTJE

  • Lutuni për mezinët në vendin tuaj dhe nëpër botë.
  • Lutuni për qindra mijëra mezinët përreth botës.
  • Lutuni që shumë prej tyre do ta takojnë Perëndinë e gjallë përmes Jezusit, Mesisë.
  • Ndonjëherë mezinët bëhen shumë të përqendruar për rolin e tyre në shoqëri. Ashtu si me të gjitha figurat publike, si pastorët apo politikanët, disa mezinë tundohen ta vendosin nderin dhe prestigjin e tyre shumë lart në listën e prioriteteve të tyre.
  • Lutuni që të gjithë mezinët do të vijnë me përulësi përpara Perëndisë dhe do të mahniten vërtet prej madhështisë së Tij, që të kenë mundësi ta thonë me të vërtetë “Perëndia është i madh.”

Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1409

Posted by on Aug 12 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes