Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » Ramazani: 15 gusht 2010 – Dita 5

Ramazani: 15 gusht 2010 – Dita 5

Arabët Sauditë në biznesin e naftës

30 ditet e lutjes per boten muslimaneArabia Saudite ka pjesën më të madhe të naftës krahasuar me kombet e tjera, me mbi 260 miliardë fuçi nafte si rezerva të provuara. Madje Sauditët tashmë janë duke i shtuar rezervat e tyre të naftës me hapjen e zonave të reja të nxjerrjes së naftës në Khurais dhe Shayba. Për krahasim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vetem 21 miliardë fuçi nafte si rezerva të provuara, kurse Rusia ka ndoshta 60 miliardë fuçi. Sauditët aktualisht eksportojnë afro 12 milionë fuçi nafte në ditë. Korporata Saudite Aramco është kompania më e pasur në botë. Disa vjet më parë, Aramco Saudite kryesoi listën e kompanive Jo-Publike me një vlerë të llogaritur prej 781 miliardë dollarë amerikanë.

Sauditët kanë ndërtuar një infrastrukturë vigane për të lehtësuar nxjerrjen, përpunimin dhe eksportin e naftës. Ata kanë teknologjinë më të mirë në industrinë e naftës. Inxhinierët e menaxhojnë të tërë veprimtarinë nga zyrat qendrore të Aramco, nga qendra e kontrollit, e cila ka shumë kompjutera dhe madje edhe një ekran dixhital prej 3.5 m x 65 m, i cili pasqyron të gjitha veprimtaritë. Çdo objekt dhe çdo valvul e tubacioneve dhe të gjitha veprimtaritë janë të kontrolluara nga qendra. Është interesante të dihet se Drejtori Ekzekutiv i Aramco Saudite thotë “nafta është një dhuratë nga Perëndia, por nxjerrja e naftës është puna e njeriut.”

Historikisht, një numër shumë i madh punëtorësh dhe inxhinierësh të përfshirë në industrinë e naftës kanë qenë të huaj, por tani afro 85 % e fuqisë punëtore të Aramco Saudite prej 54,000 punëtorësh janë Sauditë. Po ashtu ka mijëra kontraktues të huaj. Perëndimorët në Arabinë Saudite janë bërë një komunitet i vogël. Përveç Aramco Saudite, ka shumë kompani të tjera që punojnë në aspekte të ndryshme të industrisë së naftës kudo nëpër Arabinë Saudite.

Sauditët janë kryesisht Myslimanë Suni, dhe nga këndvështrimi i tyre ata janë që të gjithë Myslimanë nga lindja. Shumë prej tyre nuk kanë pasur asnjëherë asnjë mundësi për të dëgjuar një prezantim të ungjillit në një mënyrë që do t’i bënte ata të ishin të prirur për t’iu bindur Zotit Jezus të ringjallur. Baza e ligjit Saudit janë Kur’ani dhe traditat që kanë të bëjnë me Muhamedin.

Myslimanët Shi’a përndiqen, por ata lejohen që ta praktikojnë besimin e tyre në fshatrat dhe qytezat e tyre. Prozelitizmi [ndërrimi i fesë] nuk dënohet me vdekje, por me burgim dhe largim nga vendi (humbja e punës për disa është po aq keq, sa edhe vdekja). Ndërkohë që qeveria Saudite nuk ka ekzekutuar me vdekje asnjë njeri për besimin te Mesia, në gusht të vitit 2008, një besimtare Saudite u martirizua nga duart e vëllait të saj. Ai nuk u burgos për aktin e vrasjes. Kthimi në një besim tjetër ndalohet në Kur’an dhe dënimi për këtë është vdekja.

KËRKESAT PËR LUTJE

  • Shkrimet thonë se e tërë toka një ditë do të “mbushet me njohurinë e lavdisë së Zotit, ashtu siç ujërat e mbulojnë detin” (Hab. 2:14).
  • Lutuni për mijërat e Sauditëve të përfshirë në industrinë e naftës, që ata të mund të vijnë në “njohjen e lavdisë së Perëndisë në fytyrën e Jezus Mesisë” (2 Kor. 4:6). Shumë prej tyre jetojnë në këta qytete, qyteza, porte dhe zona ku kryhet nxjerrja e naftës: Dhahran, Ras Tanura, Jubail, Dammam, Al-Khabar, Hofuf, Abqaiq, Udhailyah dhe Shaybah. (Ju lutem dijeni se ju jeni vetëm një pjesë e grupit të vogël kudo nëpër botë që është lutur ndonjëherë për këto qytete një më një me emër.)

Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1425

Posted by on Aug 14 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes