Ramazani: 18 gusht 2010 – Dita 8
30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu Tuesday, August 17th, 2010Sudani – Lutje për Popujt
Sudani është një komb i përbërë nga qindra grupe e klane etnike, kulturore dhe gjuhësore. Një kër-kues shkencor ka identifikuar rreth 2,200 grupe, përfshirë klanet lokale. Më poshtë jepet një listë me 15 nga 36 grupet e popujve me mbi 100,000 njerëz, të konsideruar prej disa besimtarëve se janë në nevojën më të madhe për Ungjillin në Sudan. Në fakt, asnjëri nga këta grupe nuk ka projekte të stabilizuar, afatgjatë, në gjuhën vendase për arritjen e njerëzve për Ungjillin, të cilët të përfshijnë ose të huajt, ose besimtarët vendas Sudanezë. Së bashku, këta 15 grupe përbëjnë më shumë se 20 milionë njerëz, ndër të cilët nuk njihet se ka besimtarë.
1. Daxhu
2. Danaagla / Kanuuz
3. Krahina e Darfurit (Arabët e Sudanit Verior = ASV)
4. Krahina Lindore / ASV
5. Fellata: Fulani – folës
6. Fellata: Hausa – folës
7. Kanuri
8. Krahina Kordofan / ASV
9. Masalit
10. Krahina e Nilit / ASV
11. Krahina Veriore / ASV
12. Rashaida
13. Krahina Juglindore / ASV
14. Krahina e Nilit të Bardhë / ASV
15. Zaghaua
Një “grup njerëzish” mund të përkufizohet si: “grupi më i madh i atyre që e perceptojnë veten se kanë një afinitet të përbashkët me njëri-tjetrin, dhe mes të cilëve mund të përhapet ungjilli pa hasur në pengesa të rëndësishme për t’u kuptuar dhe për t’u pranuar.” Pengesat mund të jenë: (1) Fetare, (2) Gjuha, (3) Ndërveprimi shoqëror dhe (4) Gjeografia (Sudani është shteti më i madh në Afrikë).
Populli Daxhu
Duke jetuar në Sudanin Perëndimor dhe në Çadin Lindor, Daxhu (numri një në listë) janë kryesisht bujq dhe ekonomia e tyre bazohet kryesisht në prodhimin e drithërave. Drithërat kryesore përfshijnë melin, melekuqen dhe misrin. Po ashtu bëjnë edhe pak gjueti. Gjithsej, nga Daxhu numërohen rreth 150,000 banorë në Sudan (260,000 gjithsej në Çad dhe në Sudan).
Daxhu kanë qenë popull Mysliman që nga shekulli i pesëmbëdhjetë. Ata e nderojnë Kur’anin dhe të gjitha betimet e përkushtimet janë bërë sipas shkrimeve të tij. Ndonëse Daxhu janë Myslimanë dhe i ndjekin përditë mësimet Islamike, ata nuk bëjnë kështu në kuptimin më strikt të mundshëm. Lutja e së Premtës në xhami nuk frekuentohet nga të gjithë dhe shpesh nuk respektohet mospirja e alkolit. Përveç këtyre, shumë prej besëtytnive të tyre animiste janë mbajtur dhe janë përzier me besimet e tyre Islamike. Në fenë e tyre animiste janë formuar kultet, ata besojnë në frymërat e mirë dhe të këqinj, dhe praktikohet magjia. Për shëndetin dhe mbrojtjen e tyre, foshnjave të sapolindura ndonjëherë u jepet ujë që ka qenë përdorur për të larë një dërrasë ku kishin qenë shkruar vargje nga Kur’ani.
KËRKESAT PËR LUTJE
- Lutuni për grupin Daxhu dhe të tjerët në listë që tek ata të arrijë Ungjilli (Mat. 28:18-20).
- Lutuni që në çdo grup të themelohen bashkësitë e besimtarëve të bazuar në
- Bibël (Titi 1:5-9).
- Bibla nuk është përkthyer ende në gjuhën Daxhu. Asnjë burim tjetër i Krishterë, si filmi “Jezus” apo programe radioje, nuk është në dispozicion të tyre. Megjithatë, në gjuhën e tyre ka regjistrime me kaseta nga Ungjilli.
Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1446







