Ramazani: 2 Shtator, 2009 – Dita 12
30 Ditët (2009), Përfshihu Tuesday, September 1st, 2009“Në përkujtimin tim” – Si nderohet Krishti nga ndjekësit e Tij

30 Ditët (2009)
E premte në mbrëmje. Jasmina sapo është kthyer nga puna që bën në qytet. Komshinj dashamirës e të sinqertë të fshatit e përshëndesin me përzemërsi Jasminën në shtëpinë e vajzës dhe dhëndrit të saj. Ata zenë vendet e tyre në formë rrethi në titkar, një shtresë për dyshemenë e endur prej shavari. Dikush zgjat dorën në raftin e fundit të një dollapi dhe nxjerr që aty një grumbull letrash të fotokopjuara me shkronja të dallueshme me pjesë nga Shkrimet. Jasmina bën gati syzet e saj të leximit dhe ulet duke kryqëzuar këmbët mbi titkar . . .
Ky takim i rregullt është një shembull i komuniteteve të besimit në Jezusin, Mesian që po lindin në Indonezi. Ky takim mund të duket ndryshe nga ato takime që shohim ne në sfondet tona kulturore, por Jezusi po bëhet i njohur, Ai po nderohet!
. . . Dikush bën një lutje hapjeje për mbrojtje nga ndërhyrjet demonike. Më pas, vazhdon një kohë ndarjeje dhe çdo person në rreth tregon për javën që ka kaluar. Biseda është miqësore dhe e hapur. Më pas, një nga drejtuesit në grup fillon spontanisht një lutje lavdërimi, ndërsa dikush tjetër reciton lutje nga Psalmet. Pasazhi i zgjedhur për këtë mbrëmje i shpërndahet atyre që mund të lexojnë. Personi i parë që lexon e hap me tekstin e Eksodit 34:6, ndjekur nga recitimi i një rrëfimi-shpallje tradicionale në arabisht: “ Në emër të Perëndisë, më të Mëshirshmit, më të Dhemshurit”. Njerëzit me rradhë lexojnë me zë të lartë, varg pas vargu, në rreth siç janë të ulur. Teksti lexohet dy herë, ndonjëherë dhe tre që të mund të depërtojë thellë. Disa pyetje të thjeshta bëhen për të përmbledhur dhe diskutuar.
“Ky është gjaku i Mesias”
Më pas, secili në rreth lutet për të tjerët në kombin e tyre. Këto lutje janë ndryshe nga lutjet rituale në arabisht—Jasmina e thekson fort—sepse ato ofrohen në emër të MESIAS, SHPËTIMTARIT TË TYRE. Pas lutjes për njëri-tjetrin, fillon një kohë çlodhëse në bashkësi me njëritjetrin, ku pijnë çaj dhe hanë ushqime nga prodhimet lokale.
Dikush mbush me nje pije të zakonshme tradicionale duke thënë: “Ky është gjaku i Mesias”, më pas thotë: “Ne e bëjmë këtë për ta kujtuar Atë dhe për t’u rifreskuar. Krishti na jep jetë!”. Buka (nuk është një prodhim tradicional konsumi, por tani mund të gjendet në atë zonë) gjithashtu thyhet në përkujtim të Krishtit. Pasi kënaqen me kohën sëbashku deri natën vonë, dikush e mbyll me lutje dhe familjet shkojnë nëpër shtëpitë e tyre. Ata takohen sëbashku çdo ditë si familje më të zgjeruara, derisa komuniteti më i madh mblidhet sërish . . . në përkujtim të Tij.
Kërkesa lutjeje:
- Në gjithë botën, myslimanët që kanë takuar Mesian duhet të gjejnë mënyra kulturore të përshtatshme për të adhuruar. Disa kanë adoptuar stile adhurimi dhe qëndrime nga kultura të tjera dhe e kanë përshtatur me nevojat e tyre. Të tjerë kanë zhvilluar shprehje unike kulturore të besimit të tyre.
- Lutuni për ish myslimanët në qytetin, rajonin, vendin tuaj, që bukuria e shprehjeve kulturore lokale të manifestohet në adhurim (këngë, predikime dhe stile mësimdhënieje, si dhe mënyra të reja jetese, të cilat e sjellin adhurimin m’u në zemër të jetës së përditshme).
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=2227







