Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » Ramazani: 22 gusht 2010 – Dita 12

Ramazani: 22 gusht 2010 – Dita 12

Teoritë e Komploteve në Botën Arabe

30 ditet e lutjes per boten muslimaneKur lexon Biblën është e dukshme se shumë prej problemeve të botës shkaktohen prej forcave të padukshme të cilat janë të fshehura prej syve tanë. Ashtu siç shkruan apostulli Gjon: “Ne dimë … se gjithë bota dergjet në ligësi” (1 Gjon 5:19). Forcat e fshehta janë duke vepruar!

Nëse dikush lexon gazetat e Lindjes së Mesme, sheh televizionin Arab ose thjesht bisedon me njerëzit, në mënyrë të qartë e të shpejtë dëgjon gjëra të tilla si: “11 shtatori u organizua nga Amerikanët dhe Izraelitët. Arabët nuk kishin të bënin aspak me këtë.” Gazetari Sirian, Hasan Hamada, ka thënë se në janar 2010, tërmeti që ra në Haiti ishte në mënyrë të dukshme diçka që Amerikanët e shkaktuan me anë të teknologjisë së tyre, me qëllim që ta merrnin nën zotërim atë kombin që banon në atë ishull të varfër. Për fat të mirë, ai nuk u mor seriozisht nga shumica e njerëzve! Disa persona nga Lindja e Mesme gjithashtu janë shtangur nga një dokument për komplotet për dominimin e botës nga ana e Judenjve, të quajtur “Protokollet e Pleqve të Sionit” i cili doli për herë të parë në publik në vitin 1903. Shumë njerëz kanë treguar se protokollet nuk janë të vërtetë, megjithatë shumë njerëz besojnë se ato aktualisht bazohen në realitet. Disa gazetarë dhe komentatorë Arabë kanë qenë aktivë në vitet e fundit duke u përpjekur t’u çjerrin maskën disave prej teorive të ekzagjeruara më shumë.

Ndërkohë që dikush mund të jetë kritik ndaj Arabëve lidhur me teoritë e komploteve si ato të cituara më sipër, është e vërtetë se çdo komb Arab në Lindjen e Mesme ka qenë sunduar nga fuqitë koloniale Perëndimore dhe Turke gjatë 175 viteve të fundit. Shpesh ka pasur marrëveshje sekrete mes vendeve, të cilat kanë çuar në ndarje dhe pushtim territori. Ndonjëherë, ashtu siç ka ndodhur në shumë vende gjetkë, drejtuesit arabë kanë bashkëpunuar me pushtuesit për t’u pasuruar.

Kjo u ka dhënë shkas shumë Arabëve që të jenë dyshues ndaj fuqive Perëndimore, drejtuesve të vendeve të tyre dhe ndaj Izraelit. Është e vërtetë se ka ndodhur në të shkuarën dhe ende ndodh një shfrytëzim i planifikuar e me mashtrim. Kjo e bën të lehtë të besohet në teoritë e komploteve.

Megjithatë, komplotimi nuk është vetëm në nivelin e politikës ose të punëve të jashtme në Lindjen e Mesme. Nëpër shtëpi gratë komplotojnë me anë të hajmalive dhe ilaçeve për t’i manipuluar burrat e tyre. Burrat i kërcënojnë se do të marrin grua të dytë, me qëllim që të arrijnë ato që duan. Një fëmijë komploton kundër fëmijëve të tjerë për të pasur vëmendjen e prindërve. Zyrtarët komplotojnë me median e manipuluar të lajmeve. Për shumë Arabë kjo është pjesë e realitetit të përditshëm. Në të vërtetë, përvoja të tilla janë të panjohura në rajonet e tjera të botës! Kur përzihen me irritimet e përditshme të rrethanave ndonjëherë të vështira të jetës, me marrëdhëniet e stresuara familjare dhe zhgënjimet nga qeveria, puna dhe fqinjët, shumë njerëz nisin të dëshirojnë me zjarr një jetë më të mirë. Duke qenë të vetëdijshëm për mashtrimet në qarqet e tyre, ndonjëherë ata reagojnë duke i fajësuar të tjerët për vështirësitë e tyre. Ashtu si të gjithë popujt përreth botës, Myslimanët Arabë kanë nevojë për atë që i çliron nga mashtruesi më i madh (Gjoni 14:6 dhe 10:10-11).

KËRKESAT PËR LUTJE

  • Lutuni për shërim të plotë atje ku njerëzit kanë përjetuar padrejtësi dhe shfrytëzim (Isaia 61:1-3).
  • Lutuni që komunitetet e shumta e gjithnjë në rritje të besimtarëve në botën Arabe të bëhen streha prehjeje, dashurie, të vërtete dhe ndershmërie në botën mashtruese të manipulimit dhe të errësirës.
  • Lutuni që do të shkatërrohen ndjeshëm gënjeshtrat e shumta e të ekzagjeruara dhe gjysmë të vërtetat që janë bërë realitet për shumë Myslimanë Arabë (Gjoni 8:31-32; 2 Kor. 10:4-5).
  • Lutuni që shumë veta do ta vendosin shpresën e tyre në Mesinë e Perëndisë për të pasur drejtësi përfundimtare në botë (Isaia 9:5-6, 11:10, 42:1).

Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1475

Posted by on Aug 21 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes