Home » 30 Ditët (2009), Përfshihu » Ramazani: 24 Gusht 2009 – Dita 3

Ramazani: 24 Gusht 2009 – Dita 3

Jezusi, Biri i Perëndisë

30 Ditët (2009)

30 Ditët (2009)

Kur bëhet fjala për Jezusin, myslimanët pothuajse gjithmonë e kundërshtojnë përdorimin e titullit “Biri i Perëndisë”. Arsyeja kryesore është që shumë myslimanë besojnë se fraza “Biri i Perëndisë” nënkupton që Zoti Atë pati marrëdhënie seksuale me Marien dhe Jezusi (Biri) u lind nga ky bashkim. Disa mendojnë që triniteti i krishterë konsiston në Atin, Marian dhe Jezusin. Në fakt, të krishterët nuk e besojnë këtë dhe ashtu si edhe myslimanët, për ne kjo ide është e neveritshme dhe blasfemi. Por fatkeqësisht, kështu e kuptojnë shpesh myslimanët frazën “Biri i Perëndisë”.

Në Krishtërim, titulli “Bir i Perëndisë” tregon madhështinë, nderin dhe lavdinë e Jezusit (2 Pjetrit 1:16-18). Titulli lidhet jo vetëm me hyjninë e Tij, por edhe me mbretërimin e Tij. Profecia e Natanit tek 2 Samuelit 7:12-14, një nga profecitë e hershme për Mbretin Mesianik, flet për pasardhësin e Davidit si Birin e Perëndisë. “Kur t’i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde. Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin Tim dhe Unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij. Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për Mua”. Eshtë e sigurt që besimtarët e hershëm e kuptuan rolin e Jezusit si “Biri i Perëndisë” si të lidhur me mbretërimin: “Mësues, Ti je Biri i Perëndisë; Ti je Mbreti i Izraelit” (Gjoni 1:49, 11:27, 20:31 dhe Romakëve 1:1-5). Caktimi i mbretit mesianik u përshkrua si lindja e një biri (Psalmi 2:7, Veprat 13:33, Hebrenjtë 1:5). Ju mund të shihni një artikull më të gjatë për këtë temë në faqen tonë të internetit. Ne gjithashtu, hulumtojmë më tej hyjninë e Jezusit në artikullin “Jezusi, Mesia dhe Fjala e Perëndisë” në vazhdim në këtë broshurë.

Kërkesa Lutje:

Zoti të sjellë vërtet thyerje në këtë fushë ku myslimanët keqkuptohen. Kjo temë është një nga pengesat më të mëdha që myslimanët hasin për të ardhur tek Krishti. Besimtarët kanë nevojë për urtësi ndërsa i drejtohen kësaj çështjeje.

Lutuni që myslimanët të kenë një kuptim biblik të frazës “Biri i Perëndisë”. Meditoni mbi vargjet e cituara më sipër dhe shpallini ato në lutje.

Lutje për Popullin e Guajanës në Sudan:

1.3 milion guajanas janë një popull i madh nomad, që jetojnë në qëndër të Sudanit. Nuk dihet më shumë për këtë grup përveç faktit, që ata janë arabë-sudanezë që e kanë origjinën e tyrë nga beduinët, të cilët endeshin në shkretëtirat e Arabisë Saudite shekuj më parë.

Guajanasit kanë kode të forta të nderit, besnikërisë dhe mikpritjes, të rolit të fortë të burrit në shoqëri, vlerës së fëmijëve, nënshtrimit të grave si dhe 5 shtyllat e Islamit. Të pranosh Jezusin si Zot nuk pritet mirë dhe ka pasoja serioze. Lutuni që frika e përndjekjes nga të afërmit islamikë nuk do t’i pengojë guajanasit ndërsa ata marrin në konsideratë Ungjillin. Askush, në mënyrë aktive, nuk po e arrin këtë popull.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=830

Posted by on Aug 23 2009. Filed under 30 Ditët (2009), Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes