Ramazani: 25 Gusht 2009 – Dita 4
30 Ditët (2009), Përfshihu Monday, August 24th, 2009Besimtarët e fshehtë . . . Çmimi i vërtetë i ndjekjes së Jezusit

30 Ditët (2009)
Për një ish mysliman, të bëhesh një besimtar në Mesian është më shumë sesa thjesht të ndryshosh fe. Kur një person braktis Islamin, ai ka braktisur identitetin e tij. Pasojat e kësaj zgjedhjeje janë të tmershme: besimtarët e rinj shpesh refuzohen nga myslimanët e tjerë dhe familjet e tyre e ndonjëherë madje detyrohen të divorcohen dhe humbasin fëmijët. Ata mund të humbasin trashëgiminë e tyre, vendin e punës, strehimin. Ndonjëherë marrin kërcënime për vdekje dhe madje disa janë vrarë. Në shumë raste ata janë të detyruar ta jetojnë besimin e tyre në fshehtësi për shkak të frikës së përndjekjes. Ata bëhen “besimtarë të fshehtë” të vërtetë. Shumë izolohen dhe është shumë e vështirë për ta të ngulmojnë në besimin e tyre. Besimtarët e rinj kanë nevojë për një identitet të ri.
Në vendet islamike, besimtarët e rinj në Mesian që vijnë nga një prejardhje myslimane mund të përjetojnë situata shumë dramatike. Sipas ligjit Islamik, ‘sharias’, është e ndaluar për një mysliman që të ndryshojë fe. Në Arabinë Saudite, Iran, Ishujt Maldive, Afganistan dhe Jemen njerëzit mund të dënohen me vdekje nëse zbulohet se ata kanë ndryshuar fe. Megjithatë, kërcënimet për vdekje jo gjithmonë vijnë nga qeveritë. Në Afganistan dhe në përgjithësi në vendet e ish Bashkimit Sovjetik, ka raste që familja e besimtarit të ri përpiqet të ruajë nderin e saj duke derdhur gjak (konsiderohet turp për familjen që dikush të braktisë Islamin dhe të bëhet anëtar i një besimi tjetër). Në Somali fondamentalistët islamikë do t’i ndjekin dhe kapin besimtarët e rinj për t’i vrarë. Për më shumë informacion shikoni faqen e internetit:
http://www.secretbelievers.org
Kërkesa Lutje:
Lutuni për besimtarët e fshehtë, të cilët edhe tani po përballen me mundësinë e vdekjes. Lutuni që Zoti t’i mbrojë ata.
Lutuni për familjet e tyre, që ato gjithashtu të mund të tërhiqen nga drita e Krishtit. Lutuni që të ketë një ndryshim në mentalitet dhe që myslimanët të mund të pranojnë besimtarët në Mesian si anëtarë të nderuar të shoqërisë.
Lutuni që situata e besimtarëve të fshehtë do të njihet më mirë dhe që besimtarët në gjithë botën do të mund t’i ndihmojnë ata.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=832







