Ramazani: 25 gusht 2010 – Dita 15
30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu Tuesday, August 24th, 2010Bashkëbisedim në Dubai
Kohët e fundit një besimtar shkoi me taksi në aeroport në Dubai. Pas pak minutash ai e pyeti shoferin e taksisë se nga cili vend ishte. Taksisti iu përgjigj “Pakistani” dhe pastaj vazhdoi, “Pakistani është me të vërtetë një vend i keq, qeveria është e korruptuar, njerëzit janë të korruptuar, dhe ekonomia është keq. Kjo është arsyeja përse jam këtu në Dubai.” Ai vazhdoi, “Kam katër fëmijë: tre djem dhe një vajzë. Vajza lindi nëntë muaj pas vizitës sime të fundit në shtëpi, pothuajse një vit përpara. Këtu unë punoj praktikisht çdo natë, duke ngarë makinën për 12 orë, sa për të mbijetuar dhe për t’i dërguar para familjes sime.”
Ndërsa biseda vazhdonte, ai tha se ishte nga Peshauari, në kufirin Afgan që është një pikë vërtet e nxehtë për militantët dhe Islamistët e dhunshëm. Ai e përshkruante vetveten si një Pashtun, një nga popujt më të mëdhenj fisnorë të Azisë Jugore. Ai i kishte zhvilluar aftësitë e tij për të folur kuptueshëm Anglisht, Arabisht dhe Hindi, përveç gjuhës Urdu. Një nga komentet e tij të fundit ishte goditës. “Duke punuar natën, unë shoh shumë gjëra, që do preferoja të mos i shihja. Ka shumë prostituta këtu. Tepër shumë Ruskis (Ruse), tepër shumë gjëra ilegale natën.”
Dubai është një qytet – shtet i vogël në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në vitet e fundit, megjithatë, ai është bërë një qytet i klasit botëror me kulla vezullitëse dhe vila të rrethuara me mure. Qendrat tregtare në Dubai kanë edhe pista skish, akuarium dhe kopsht zoologjik nënujor, së bashku me dyqanet e tjera luksoze. Por për fat të keq, qyteti nuk është bërë vetëm me bukuri të jashtme. Rreth 85 % e banorëve të tij nuk janë nga Emiratet. Shumica e punëtorëve të huaj vijnë nga India, Pakistani, Bangladeshi dhe disa vende Arabe. Shumë jetojnë në shtëpi nën standardet ose të mbipopulluara dhe punojnë tej mase shumë orë në ditë. Myslimanët, përfshirë edhe ata që janë vendas nga Emiratet, përbëjnë mbi 50% të popullsisë prej 1.6 milionë banorë (Në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe – popullsia 5 milionë – shifrat janë: Myslimanë 65 %, Hindu 17 %, Kristianë 9 %, Budistë 4 % dhe të tjerë ose të panjohur janë 5%.) Ndërkohë që shumica dërrmuese e punëtorëve të huaj janë burra, kanë ardhur edhe gra nga vende të ndryshme të cilat shumica punojnë në pastrimin e shtëpive dhe sektorin e shërbimeve, ndërkohë që disa janë të punësuara në jetën e natës së Dubait, siç tregoi ai shoferi Pakistanez. Qyteti ka patjetër anën e tij të errët. Sasitë e mëdha të parave në tregjet financiare dhe të pronave në Dubai tërheqin të gjitha llojet e veprimtarive të ligjshme dhe të paligjshme (1 Tim. 6:10).
KËRKESAT PËR LUTJE
Shumë nga punëtorët e huaj që e konsiderojnë veten Kristianë, në fakt janë pak a shumë vetëm besimtarë me emër. Disa janë besimtarë të vërtetë dhe të përkushtuar në Mesian.
- Lutuni që këta besimtarë të mund t’u japin shembull Myslimanëve dhe jo-Myslimanëve lidhur me çfarë do të thotë të ecësh në rrugët e Perëndisë (Mat. 4:16, Gjoni 8:12).
- Lutuni që njohuria për Perëndinë do të mund të mbërrijë te banorët e Emirateve, te Arabët e tjerë, te Pakistanezët dhe te banorët e Bangladeshit. Shoqëria e Emirateve është mjaft e mbyllur, sidomos ndaj të huajve. Kontakti aktual mes Emiratezëve dhe jo-Emiratezëve është mjaft i kufizuar.
- Lutuni për hapje, që të gjithë këta njerëz të kenë mundësi ta zbulojnë Mesian.
Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1486







