Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » Ramazani: 28 gusht 2010 – Dita 18

Ramazani: 28 gusht 2010 – Dita 18

Maroku

30 ditet e lutjes per boten muslimaneMaroku është e vetmja mbretëri në Afrikën e Veriut. Muhamedi i VI-të, i cili u bë mbret në vitin 1999, është autoriteti më i lartë politik, ushtarak dhe fetar. Ai quhet: “Komandanti i Besnikëve”. Në mënyrë të vazhdueshme, ai përpiqet ta përmirësojë situatën shoqërore dhe ekonomike të popullsisë. Ai e nxit bashkëveprimin dhe bashkëpunimin mes të gjithë llojeve të njerëzve dhe organizatave, pa dallime race apo feje, për sa kohë që ato punojnë për të mirën e komunitetit në përgjithësi.

Pavarësisht nga përpjekjet e saj, një pjesë e madhe e popullsisë është shumë e varfër, ngaqë shpesh të pasurit dhe të pushtetshmit punojnë vetëm për përfitimet e tyre dhe nuk i marrin në konsideratë të drejtat dhe nevojat e bashkëpatriotëve të tyre. Ja ku ka disa shembuj:

Një grua jeton në një barakë në qytet me familjen e saj. Për fat të keq, ajo është e vetmja e aftë për të punuar. Ajo pastron shtëpi, ndihmon me përgatitjet e festave dhe me pastrimin pasi festat mbarojnë, bën brumë për furrat e bukës, hekuros nëpër fabrika dhe bën punë të tjera të rastit. Shpesh ajo nuk ka punë për shumë ditë. Njerëzit që e punësojnë, ndonjëherë nuk e paguajnë në darkë, por i thonë që të vijë një herë tjetër, duke i premtuar se do ta paguajnë më vonë.

Një grua jeton në një barakë në qytet me familjen e saj. Për fat të keq, ajo është e vetmja e aftë për të punuar. Ajo pastron shtëpi, ndihmon me përgatitjet e festave dhe me pastrimin pasi festat mbarojnë, bën brumë për furrat e bukës, hekuros nëpër fabrika dhe bën punë të tjera të rastit. Shpesh ajo nuk ka punë për shumë ditë. Njerëzit që e punësojnë, ndonjëherë nuk e paguajnë në darkë, por i thonë që të vijë një herë tjetër, duke i premtuar se do ta paguajnë më vonë.

Një person tjetër shumë i aftë i gjen lehtë njerëzit që do ta punësojnë atë. Megjithatë, punëdhënësit me vila dhe makina të mëdha i thonë shpesh se ata nuk i kanë paratë për ta paguar, dhe ai duhet të shkojë e të kthehet disa herë në shtëpitë e tyre, përpara se ta marrë rrogën e vet.

Një shqetësim shtesë për njerëzit pa punë të rregullt është se ata nuk kanë siguracione shëndetësore, as pension, apo përfitime të tjera të asistencës për të papunët. Disa shpresojnë për zgjidhje politike të këtyre problemeve, por zgjidhjet përfundimtare ndaj padrejtësisë janë në duart e Zotit.

KËRKESAT PËR LUTJE

  • Lutuni që mbreti të mund të vazhdojë ta drejtojë vendin e tij në një rrugë të urtë dhe të perëndishme. Disa autoritete i kanë përndjekur besimtarët Marokenë, shumë kanë qenë të kërcënuar dhe disa janë burgosur. Shumë më tepër Marokenë kanë nevojë ta zbulojnë faljen dhe jetën e re që gjendet te Mesia.
  • Autoritetet dhe punëdhënësit duhet ta marrin në konsideratë urtësinë e Perëndisë kur të sillen me punëtorët: “Do t’i japësh pagën e tij po atë ditë, para se të perëndojë dielli, sepse ai është i varfër dhe kjo është dëshira e tij, kështu ai nuk do të bërtasë kundër teje përpara Zotit dhe ti nuk do të kesh mëkat.” (LiP. 24:15 dhe Kol. 4:1). Punëtorët duhet ta zbulojnë planin e Perëndisë për jetët e tyre dhe ta bëjnë punën me besnikëri dhe sa më mirë (Kol. 3:22-25).

Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1507

Posted by on Aug 28 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes