Ramazani: 29 Gusht 2009 – Dita 8: Muhamedi
30 Ditët (2009), Përfshihu Friday, August 28th, 2009Muhamedi

30 Ditët (2009)
Muhamedi nderohet nga të gjithë myslimanët si profeti më i madh dhe i fundit. Në Islam, Muhamedi konsiderohet si “njeriu ideal”. Muhamedi në asnjë mënyrë nuk konsiderohet hyjnor, as adhurohet, por ai është modeli për të gjithë myslimanët për mënyrën se si ata duhet të sillen. Imazhe të Muhamedit janë të ndaluara (me qëllim që të ndalojnë idhujtarinë). Emri i tij në fakt do të thotë: “I Lavdëruari”.
Jeta e hershme e Muhamedit: Muhamedi u lind në vitin 570 Pas Krishtit në Mekë, një qytet në Arabinë Saudite. Ai ishte anëtar i Klanit të Hashinit të fisit të fuqishëm të Kyraysh. Gjatë pjesës më të madhe të jetës pagane të Muhamedit adhurimi i idhujve u përhap në Arabi. Rreth 360 perëndi dhe perëndesha adhuroheshin nga arabët në Mekë, që ishte qendra kryesore e idhujtarisë në rajon. Historianët myslimanë mendojnë se që kur ishte fëmijë, Muhamedi e urrente adhurimin e idhujve dhe jetoi një jetë të pastër morale.
Zbulesat e para: Sipas myslimanëve, në moshën 40 vjeçare në vitin 610 Pas Krishtit, supozohet që Muhamedi fi lloi të merrte zbulesa dhe mësime të cilat ai besonte se ishin nga kryeëngjëlli Gabriel (në arabisht ‘Xhebraili’). Këto zbulesa përbëjnë bazën e Kuranit. Muhamedi shpalli që zbulesat e tij ishin mesazhet superiore dhe më të fundit nga i vetmi Perëndi Suprem, ndonëse në fi llim Muhamedi madje dyshoi nëse ishte apo jo profet. Ai e ndaloi adhurimin e idhujve dhe vendosi rregullin civil dhe fetar në Medinë dhe së fundmi në Mekë. Muhamedi vdiq për shkaqe natyrore në vitin 632 Pas Krishtit në Medinë, në Arabinë Saudite.
Marrëdhëniet me judenjtë dhe të krishterët: Gjatë jetës së tij, Muhamedi takoi shumë njerëz të cilët ishin të paktën të krishtërë me emër. Ai gjithashtu mësoi shumë ide dhe zakone fetare nga klanet e judenjve që jetonin në rajonin e Mekës dhe Medinës. Roli i Muhamedit si profet nuk u pranua nga judenjtë, gjë që solli konfl ikte serioze. Ide, praktika dhe histori judaike dhe të krishtera gjenden në fakt në Kuran, ndonëse shpesh ato janë të shtrembëruara.
Një udhëzues për myslimanët:
Deklaratat e Muhamedit – Hadithet (jo nga Kurani), zakonet dhe veprimet e tij personale, shërbejnë si një guidë për të gjithë myslimanët. Dëshmitë e dëshimtarëve okularë dhe histori të tjera rreth jetës së tij quhen “hadithe”. Hadithet i ndihmojnë myslimanët që të dallojnë të mirën nga e keqja. Jezusi është qenia njerëzore ideale për të krishterët.
Kërkesa Lutjeje:
- Në gjithë botën ka me miliona myslimanë që e kanë emrin Muhamed. Emri Muhamed gërmëzohet në mënyra të ndryshme, në vende dhe kultura të ndryshme: Mohammad, Mohamed, Muhammed, Muhammad, Mahommed, Mehmed, Mehmet, Mahomet, Magomed e madje edhe Maksamed. Në lutje përmendini këta emra para Perëndisë.
- Lutuni që Muhamedët e kësaj bote të mund të njohin që është dikush tjetër që nderohet në qiej dhe tokë dhe që ka një emër, që është përmbi gjithë emrat. Të lutemi që miliona Muhamedë të vijnë në besim tek Mesia (Shikoni Veprat 4:12, Filipianëve 2:10)
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=2217







