Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » Ramazani: 29 gusht 2010 – Dita 19

Ramazani: 29 gusht 2010 – Dita 19

Pritja që kanë Shi’a për Kohët e Fundit

30 ditet e lutjes per boten muslimaneMyslimanët Shi’a (Shiitë) janë një minoritet brenda komunitetit Mysliman, i cili përbën rreth 10-15 % të të gjithë Myslimanëve në të gjithë botën. Ata u ndanë nga rryma kryesore e bashkësisë Myslimane shumë shpejt pas vdekjes së papritur të Muhamedit në vitin 632 Pas Krishtit, për shkak se mbanin një pozicion të ndryshëm lidhur me kush duhej ta pasonte Muhamedin si drejtues i Myslimanëve. Shumica, të cilët u quajtën “Myslimanët Suni”, donin që pasuesi të ishte drejtuesi më i aftë ushtarak i cili ishte gjithashtu anëtar i fisit të Muhamedit, Kuraish. Minoriteti, që më vonë u quajtën “Myslimanët Shi’a” donin që pasuesi të ishte një i afërm gjaku i Muhamedit. Megjithatë, në kohën e vdekjes së Muhamedit nuk kishte asnjë djalë ose nip, i cili të mund të caktohej si pasues i Muhamedit, meqenëse djemtë e tij kishin vdekur të gjithë që më përpara dhe dy nipërit e tij (Hasani dhe Hyseni) në atë kohë ishin veçse dy fëmijë.

Tre Kalifët e parë (pasuesit) e Muhamedit ishin kalifë Sunni, i katërti ishte Aliu, nip i Muhamedit dhe po ashtu edhe dhëndërr i tij, i cili ishte martuar me vajzën e Muhamedit, Fatimen shumë vjet më përpara. Aliu qe në gjendje ta mbante pozitën e tij deri sa ai u vra në vitin 661 Pas Krishtit. Shi’a besonin se sunduesit e duhur të komunitetit Mysliman nëpër botë ishin aktualisht Aliu dhe njëmbëdhjetë pasardhësit e tij përmes nipit të Muhamedit Hysenit, i cili vdiq si martir në Irak në vitin 680. Shumica e Myslimanëve Shi’a besojnë se linja e pasardhësve të Hysenit vazhdoi deri te pasardhësi i tij Muhamedi Al Mahdi, i dymbëdhjeti “Imam i udhëzuar drejt”, u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 874 në moshën pesëvjeçare. Supozohet se ai u shfaqej disa njerëzve deri në vitin 941 Pas Krishtit. Pas kësaj, shpresa e Myslimanëve Shi’a për të sunduar komunitetin Mysliman u transferua totalisht në një botë të padukshme nga e cila një udhëheqës i fshehtë shpirtëror – i quajtur Imami i Fshehtë (drejtuesi) ose Mehdiu (ai që udhëheq), më në fund do të kthehet.

Flamujt kombëtarë të Irakut dhe të Iranit kanë shprehjen “Allahu Ekber” (Perëndia është i Madh).

Ky udhëheqës pa mëkat, Mehdiu, do të themelojë një perandori Islamike të paqes dhe drejtësisë në fund të kohës. Sipas shumicës së Myslimanëve (duke i përfshirë edhe ata Sunni), Mehdiu do të ndihmohet nga Jezusi i cili gjithashtu supozohet se do të kthehet në Tokë kur të shfaqet Mehdiu. Të dy, edhe Mehdiu, edhe Jezusi do të kundërshtohen nga Masih ad Daxhal, një i lig, me një sy, një figurë e anti-Krishtit, i cili më në fund do të vritet dhe e tërë bota do t’i nënshtrohet Islamit. Pak kohë pas fitores së Mehdiut, do të ketë një ringjallje të përgjithshme të të vdekurve, të pasuar nga gjykimi i fundit.

Myslimanët në përgjithësi kanë një besim të fortë në një jetë të ardhme, që konsiston në një parajsë për besimtarët dhe ndëshkim të përjetshëm për jobesimtarët, por idetë e tyre ndryshojnë shumë nga besimi Kristian. Myslimanët Shi’a përgjithësisht kanë pritje më konkrete dhe intensive për kohët e fundit që do të vijnë krahasuar me Myslimanët Sunni.

Në Iran
Përgjithësisht Myslimanët Shi’a besojnë se Mehdiu tani është duke jetuar, ndonëse i fshehur dhe se ai po e udhqheq komunitetin e besimtarëve Shi’a. Imami i fshehur e transferon njohurinë e tij te burrat më të famshëm dhe më të arsimuar Shi’a sot, që ata t’i mësojnë anëtarët e zakonshëm të komunitetit. Përpara drejtuesit fetar Iranian Ajatollah Khomeini, komuniteti Shi’a mbante opinionin se mbi tokë nuk mund të vendosej udhëheqja e drejtë, përpara se të kthehej Mehdiu, ai që udhëzohet drejt. Vetë Khomeini pretendoi se ishte përfaqësuesi i Imamit të fshehtë (Mehdiut) që i kishte thënë atij ta vendoste këtë perandori të paqes dhe drejtësisë mbi tokë duke luftuar kundër armiqve të Islamit. Myslimanët Shi’a motivoheshin ta përcaktonin fatin e tyre të përjetshëm në vend që thjesht ta prisnin në mënyrë pasive kthimin e Imamit të fshehtë. Pritja për kthimin e Imamit, u zëvendësua nga veprimi, në formën e revolucionit. Khomeini i inkurajoi hapur klerikët Shi’a që të përfshiheshin në luftën politike. Ai u aftësua të vepronte kështu prej interpretimit të tij të ri të traditës Shi’a. Pritjet e një kombi nën Islamin dukej sikur ishin përmbushur në personin e Khomeinit. Presidenti aktual i Iranit Mahmud Ahmadinexhad, është një ndjekës i Khomeinit dhe ai duket se ka ide të krahasueshme.

KËRKESAT PËR LUTJE

  • Ka ndoshta 200,000 Mullahë Shi’a (drejtues fetarë) vetëm në Iran dhe mijëra të tjerë në Irak. Ata kanë një rol të rëndësishëm në komunitetet e tyre dhe në shoqërinë si e tërë. Ata janë duke i mësuar njerëzit e tyre ta vendosin mirëbesimin te Mehdiu i ardhshëm dhe për ta praktikuar Islamizmin me zell. Lutuni që këta drejtues të vijnë ta njohin Mesian e gjallë, Jezusin (Vep. 6:7).
  • Mesia është shpresa përfundimtare për një botë me paqe dhe drejtësi. Me të vërtetë Bibla na premton se një ditë toka do të mbushet me njohurinë e Zotit ashtu si uji e mbulon detin (Isaia 11:9 dhe Habakuku 2:4). Do të jetë një qiell i ri dhe një tokë e re në të cilën banon drejtësia (2 Pj. 3:13). Lutuni që milionat e Iranianëve dhe Irakenëve Shi’a ta zbulojnë Mesian e gjallë që mbretëron, i cili është shpresa e vërtetë e botës.

Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1513

Posted by on Aug 28 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes