Home » 30 Ditët (2009), Përfshihu » Ramazani: 3 Shtator, 2009 Dita 13

Ramazani: 3 Shtator, 2009 Dita 13

Lutuni për fiset e Irakut

30 Ditët (2009)

30 Ditët (2009)

Një përqindje e madhe e arabëve të Irakut e kanë origjinën e tyre nga një prej disa konfederatave fisnore. Secili nga këta grupe ndahet në fise, klane, shtëpi dhe familje të zgjeruara. Ka ndoshta 20-30 konfederata me mbi 100.000 njerëz dhe ndoshta mbi 1.000 organizata fisnore në vend. Organizimet fisnore janë thelbësore në identitetin kulturor të Irakut. “Kultura e Irakut, në një masë të madhe, është ndërtuar mbi traditat fisnore. Nga një pikëpamje kulturore, nuk mund ta kuptosh Irakun pa kuptuar rëndësinë e organizimit fisnor”. Fiset grupohen në konfederata (gabila), klane (fukhdh), shtëpi(beit) dhe familjet e zgjeruara (khams). Një khams përbëhet nga të gjithë fëmijët meshkuj, të cilët kanë të njëjtin katragjysh (5 breza në një familje të vetme). Bibla na tregon që njerëz nga çdo komb dhe gjuhë një ditë do të jenë përpara   fronit të Perëndisë (Zbulesa 5:9).

*http://www.cfr.org/publication/7681/#12

Disa nga konfederatat fi­snore kryesore:

  • Munta­q
  • Zubayd
  • Dulaym
  • Ubayd
  • Khaz’al
  • Bani Lam
  • Al Bu Muhammed
  • Rabi’a
  • Ka’b
  • Shammar
  • Anaza
  • Bani Tamim
  • Za­r
  • Bani Malik
  • Khaza’il
  • Bani Ka’b
  • Jubour
  • Azza

Kërkesa Lutjeje:

  • Dhimbja dhe vuajtja e popullit të Irakut është e madhe. Lutuni për shërim nga dhimbja dhe një rilindje pozitive për shoqërinë e Irakut pas vitesh të tëra gjakderdhjeje, skamjeje dhe humbje të shpresës. Shikoni database-in në këtë faqe interneti: www.iraqbodycount.org/.
  • Lutuni për krerët e fiseve, klaneve, shtëpive dhe familjeve të zgjeruara. Perëndia do që konfederata të tëra, fise dhe klane të marrin shpëtimin e Tij. Lutuni që shumë të mund të zbulojnë jetën e re në Krishtin. Ndryshimi i vërtetë që zgjat dhe shpresa do të gjenden vetëm në Jezusin. Përdorni listën më sipër për lutjet tuaja.
  • Një numri të madh besimtarësh të Irakut u është dashur të arratisen nga vendi. Iraku është bërë një vend shumë i rrezikshëm për besimtarët.

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=906

Posted by on Sep 2 2009. Filed under 30 Ditët (2009), Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes