Ramazani: 3 shtator 2010 – Dita 24
30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu Friday, September 3rd, 2010Lutjet e së Premtes – Fokusi i Lutjeve të së Premtes
Myslimanët nuk mendojnë për bashkësi me Perëndinë, që ta njohin Perëndinë, ose të dëgjojnë prej Perëndisë, si të qenit pjesë e përvojave të tyre normale të lutjes. Në Islam, lutja normale e përditshme është një ushtrim rituali i përqendruar, i cili është shprehje e adhurimit dhe nderimit ndaj Allahut. Kërkesat personale janë të mundura në Islam, por lutjet formale rituale janë patjetër veprimtaria më e rëndësishme e lutjes për Myslimanët.
Në Islam, lutja përgjithësisht nuk do të thotë ta sjellësh vetveten në një kontakt të drejtpërdrejtë personal, ose në një bashkësi me Allahun. Edhe kur Myslimanët flasin për lutjen si një komunikim me Allahun, ata nuk mendojnë kurrë se Allahu realisht do t’jua kthejë përgjigjen duke u folur atyre. Komunikimi është gjithnjë i njëanshëm. Në minoritetin shumë të vogël të Myslimanëve Sufi flasin për takime me Perëndinë. Megjithatë, besimet dhe praktikat mes Myslimanëve Sufi e vënë theksin më tepër në të qenit i zhytur në gjërat hyjnore, se sa në të njohurit e Perëndisë në kuptimin e komunikimit dhe të marrëdhënies. Mes besimtarëve në Mesian, të njohurit e Perëndisë në kuptimin e të pasurit të një marrëdhënieje me Të është një aspekt kryesor i besimit (Gjoni 17:3). Sipas Islamit Ortodoks, Perëndia nuk u flet asnjëherë drejtpërdrejt njerëzve dhe aktualisht, ai nuk i ka folur indirekt ndonjë personi tjetër (përmes engjëjve), që nga koha e Muhamedit. Myslimanët kudo besojnë se Muhamedi ishte profeti i fundit dhe më i madhi. Sipas tyre, Muhamedi solli zbulesën e fundit të folur nga Perëndia, e cila përfundimisht u bë libri që ne e njohim si Kur’ani.
Lutja inkurajohet si një mjet i kufizimit të Myslimanëve, që ata të mos bëjnë gabime shoqërore dhe shmangie morale. Sipas një thënieje tradicionale, kur Muhamedit i bënë pyetjen “Cila është vepra më e mirë?” ai u përgjigj “Të lutesh në oraret e caktuara të tyre.” Kur e pyetën sërish, “Cila është gjëja tjetër e mirë pas kësaj?” ai u përgjigj “Të jesh i mirë dhe të kryesh detyrimin ndaj prindërve.” Kur e pyetën sërish, “Po cila është gjëja tjetër pas kësaj në mirësi?” ai u përgjigj “Të marrësh pjesë në Xhihad për çështjen e Allahut.” Shpesh lutja është parë si një veprimtari e miratuar në Islam.
Populli Kho
Gjatë mesditës, mijëra pjesëtarë të popullit Kho në krahinën e lartë malore të Pakistanit Verior do të luten në xhamitë e tyre vendase. Pothuajse asnjë prej tyre nuk do të ketë bërë pyetjen “A i flet ndonjëherë Perëndia njeriut sot?” Shumë veta do të mendojnë se lutja e tyre do t’ua shtojë meritat atyre përpara Perëndisë.
Ky grup njerëzish ka afro 320,000 banorë. Nuk dihet të ketë besimtarë në këtë grup njerëzish. Deri në këtë moment nuk ka ndonjë organizatë që po punon për t’i arritur në mënyrë specifike ata për ungjillin. Banorët Kho duket sikur janë shumë rezistentë ndaj Ungjillit. Shumica prej tyre jetojnë në luginat e sipërme, ku bujqësia është shumë e vështirë, për shkak të terrenit të thatë dhe të thyer malor.
Gjuha amtare e popullit Kho është Khouar. Ajo flitet nëpër shtëpi dhe nëpër fshatra, dhe përmes saj fëmijët e marrin edukimin e tyre joformal me anë të zakoneve, traditave, vlerave dhe besimeve të shoqërisë Kho. Tradita gojore e Khouar është plot e përplot me poema të dashura dhe këngë, që janë trashëguar nga njëri brez në tjetrin.
Shiheni popullin Kho të Pakistanit në sitin youtube.com
KËRKESAT PËR LUTJE
- Kërkojini Zotit t’ua zbutë zemrat këtyre njerëzve që janë shumë rezistentë ndaj Ungjillit.
- Lutuni që Zoti do të ngrerë besimtarë që të kenë dëshirë të investojnë shërbime afatgjata për fiset e Pakistanit të Veriut.
- Lutuni që njerëzit e Kho do të marrin ëndrra dhe vizione për Jezusin.
Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1550







