Ramazani: 30 Gusht, 2009 Dita 9
30 Ditët (2009), Përfshihu Saturday, August 29th, 2009Mashadi në Iran – Ungjilli është pothuajse i panjohur

30 Ditët (2009)
Në vitin 818 Pas Krishtit, Ibn Musa al-Rida (Ali Riza), pasardhësi i shtatë i profetit Muhamed u helmua dhe u varros në qytetin e vogël, që më vonë u bë qyteti i madh i Mashadit në veri-lindje të Iranit. Ali Rizai ishte i njohur për përkushtimin e tij fetar dhe tani ai nderohet nga myslimanët iranianë Shia. Ai ishte Imami i tetë (drejtues fetar shpirtëror) i Islamit të Shias. Disa e konsideronin atë lider të të gjithë myslimanëve. Për shkak të jetës dhe pozicionit që ai kishte, varri i tij është bërë një vend i shenjtë për pelegrinët. Mbi 10 milion njerëz (shumica iranianë) e vizitojnë varrin e tij çdo vit.
Mashadi është rritur dukshëm gjatë viteve të fundit. Qendra të mëdha tregtare, supermarkete si dhe dyqane të tëra, parqe e vende të tjera argëtimi janë ngritur në qytet. Aktiviteti industrial dhe ai i agrokulturës kanë shpërthyer gjatë dhjetëvjeçarëvë të fundit në zonat suburbane. Mashadi është bërë qyteti i dytë më i madh në Iran me një popullsi rreth 2.5 milion banorë.
Asnjë se di në të vërtetë se sa njerëz në Masad besojnë në Jezusin si mbretin e tyre shpëtimtar. Të gjithë ata janë nën kërcënimin e përndjekjes nga qeveria. Një nga pastorët drejtues protestantë të Iranit, nga Mashadi, u ekzekutua me varje
në dhjetor të vitit 1990 pasi një gjykatë sharia (gjykatë islamike) e dënoi atë. Edhe tani, shumë besimtarë të tjerë nga Mashadi kanë vuajtur për besimin e tyre. Pjesa më e madhe e njerëzve në qytet dinë shumë pak për Ungjillin. Fatmirësisht, numri i besimtarëve iranianë vazhdon të rritet edhe gjatë përndjekjes.
Kërkesa Lutjeje:
- (Vargje për të medituar dhe për t’’i shpallur në lutje: Veprat 7:55-60, Luka 23:34, Luka 11:4).
- Lutuni për miliona njerëz në këtë qytet, të cilët nuk e njohin Perëndinë e gjallë. Edhe pse ata kanë dëgjuar shumë për Perëndinë e Abrahamit nëpërmjet traditës islami dhe Kuranit, shumica prej tyre akoma dinë shumë pak dhe s’kanë ndonjë përvojë përsonale me Perëndinë e vërtetë. Ata janë shumë larg nga marrja e faljes dhe e jetës së re nëpërmjet Mesias.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=2219







