Ramazani: 30 gusht 2010 – Dita 20
30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu Monday, August 30th, 2010Aisha – Gruaja e preferuar e Muhamedit
Zakonisht e referuar si gruaja e preferuar e Muhamedit, Aisha bint Abu Bakr (vajza e Abu Bakr), u fejua zyrtarisht me Profetin në moshën 6 vjeçare. Fejesa u nis përmes babait të Aishës, pasi ai dhe vajza e tij u kthyen nga një periudhë e shkurtër kohe në Etiopi, ku kishin shkuar t’i shpëtonin përndjekjes që kishin përjetuar prej idhujtarëve në Mekë. Muhamedi dhe Aisha ishin të fejuar për shumë vjet, përpara se martesa të konsumohej kur Aisha ishte në moshën 9 vjeçare (Muhamedi ishte 52 vjet në atë kohë). Shumë Myslimanë ndihen të zënë ngushtë për këtë martesë me një vajzë kaq të vogël (shumë prej tyre as nuk e dinë se kjo ka ndodhur). Disa madje edhe janë larguar nga Islami kur e kanë zbuluar këtë fakt. Disa burime thonë se pas martesës Aisha përsëri luante me lodrat e saj dhe Muhamedi luante me të. Aisha ishte e vetmja nuse e virgjër e Muhamedit. Vetë Aisha nuk pati mundësi t’i jepte Muhamedit një trashëgimtar fizik dhe ajo mbeti pa fëmijë për tërë jetën e saj. (Emri i saj do të thotë “Ajo që jeton” ose “e gjallë”. Emri i saj gjithashtu është shkruar: A’ishah, Ayesha, A’isha).
Ka pikëpamje konfliktuese mes Myslimanëve lidhur me statusin e Aishas. Aisha shprehte xhelozi ndaj grave të tjera të Muhamedit, sidomos për Khadijan, gruan e parë të Muhamedit, e cila vdiq përpara se Muhamedi dhe Aisha të fejoheshin. Myslimanët Sunni e vlerësojnë shumë Aishan, dhe e konsiderojnë atë si gruan e preferuar të Muhamedit dhe një nga gratë më të shquara të kohës së saj. Nga ana tjetër Myslimanët Shi’a (Shiitë), e shohin atë nën një dritë më negative. Kjo ka të bëjë kryesisht me rolin e saj gjatë luftës së parë civile Islamike në të cilën vdiqën Hyseni dhe babai i tij, Aliu. Dega e Islamit Shi’a ka rrënjë të rëndësishme në ngjarjet që kanë pasur të bëjnë me vdekjen e Hysenit dhe të Aliut.
Aisha është një nga autoritetet më të shquara Islamike të periudhës së hershme. Mendohet se ajo ka qenë burimi i shumë traditave të shenjta për Muhamedin (Haditi). Kur Muhamedit po i afrohej vdekja, ai i kaloi momentet e tij të fundit në shoqërinë e Aishës 18 vjeçare dhe vdiq me kokën mbështetur në prehrin e saj. Ajo nuk u martua për tërë jetën e saj (Kur’an 33:53). Aisha vdiq në vitin 678 Pas Krishtit në moshën 65 vjeçare gjatë muajit të Ramazanit.
KËRKESAT PËR LUTJE
Ashtu siç jemi lutur për Khadijat që jetojnë kudo nëpër botë në Ditën 13, ne mund të lutemi gjithashtu për Aishat që jetojnë, të cilat janë quajtur sipas gruas së preferuar të Muhamedit. Në të gjithë botën, ato mund të shkojnë në disa qindra mijëra.
- Kërkojini Perëndisë të hapë dyer mundësish për Aishat që jetojnë për të dëgjuar traditat dhe përmbledhjet që kanë të bëjnë me jetën e Mesias dhe që të besojnë në të.
- Lutuni për Aishat që ju mund të njihni ose për të cilat ju mund të keni dëgjuar. Kërkojini Perëndisë ta zbulojë Vetveten tek ato, që ato të mund ta gjejnë jetën në Mbretin e ringjallur.
Shënim: Nuk është ndihmëse ta akuzojmë Muhamedin se ishte një pedofil (Ndonëse kjo martesë është shokuese). Pyetini miqtë tuaj Myslimanë se çfarë dinë për Aishën. Thuajuni: “Unë kam dëgjuar se Muhamedi u martua me Aishën kur ajo ishte shumë shumë e vogël, çfarë dini ju për këtë?” Lerini ta zbulojnë të vërtetën vetë.
Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1520







