Ramazani: 31 Gusht, 2009 Dita 10
30 Ditët (2009), Përfshihu Sunday, August 30th, 2009Turqit Khorosani: S’ka asnjë që të shpallë Ungjillin tek ata

30 Ditët (2009)
Më shumë se 830.000 turq Khorasani jetojnë në pjesën veriore të provincës Khorasan (veri-perëndimi i Mashadit). Khorasani është një zonë e rëndësishme agro-kulturore dhe shumica e turqve khorasanë janë fermerë. Ata përdorin si metodën tradicionale, ashtu edhe atë moderne të ujitjes për të prodhuar grurë, elb, oriz, pambuk, panxhar sheqeri, patate, jonxhë, bostanë dhe qimnon. Delet, dhitë dhe lopët i sigurojnë familjeve të turqve khorasani qumështin, gjalpin, yndyrën dhe mishin. Turqit khorasanë janë zejtarë të talentuar të bizhuterive, kukullave dhe punimit të qelqit. Ata, gjithashtu, endin rrugica të bukura, rroba dhe qilima të njohura për dizenjot e tyre shumë të veçanta. Turqit khorasanë janë njëqind për qind myslimanë dhe shoqëria e tyre është organizuar sipas rregullave tradicionale myslimane. Momentalisht nuk dihet të ketë besimtarë të krishterë turq khorasanë. Për shkak se jetojnë në një cep shumë të largët të botës, ata janë aktualisht pa burime për Ungjillin në gjuhën e tyre dhe nuk ka ndonjë përpjekje specifike për të mbjellë kisha besimtarësh midis tyre.
Kërkesa Lutjeje:
- Lutuni që Perëndia të hapë dyer për biznesmenët e krishterë dhe të tjerë që t’u tregojnë turqve khorasanë për Krishtin.
- Kërkojini Perëndisë që të ngrejë gjuhëtarë të kualifikuar për të përkthyer Biblën në gjuhën khorasani.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=2221







