Ramazani: 31 gusht 2010 – Dita 21
30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu Monday, August 30th, 2010Bahrain
Ndërsa rrinte ulur në kafenenë Starbuck, larg prej rrëmujës së qendrës tregtare përreth, Hans* po shqyrtonte zgjedhjen e vështirë që i duhej të bënte. A duhej të vazhdonte të ishte një biznesmen i suksesshëm këtu në vendin e tij në Bahrain, apo duhej të emigronte me gruan e tij Maria* dhe djalin e tyre të vogël në një vend ku ata mund ta adhuronin Jezusin, Mesian, lirshëm dhe pa shqetësime nga familja e tij? Pesë vjet më parë, pas një kohe kur kërkonte përgjigje shpirtërore dhe kur lexonte Biblën, Hansi po e vizitonte qytetin e shenjtë të Mekës, dhe ai pa në ëndërr një person, Zotin Jezus, që i tregoi atij se ky qytet ishte vendi i gabuar ku po e kërkonte Atë! Shumë shpejt më pas, një besimtar ia shpjegoi Hansit mesazhin e ungjillit dhe ai vendosi që t’i besonte Mesias. Tani Hansi po mendonte se si ta shpallte Mesian te të tjerët.
Disa besimtarë kanë qenë të pranishëm në mbretërinë ishull të Bahrain, e cila ndodhet mes Arabisë Saudite dhe Katarit, ka rreth 100 vjet. Mësimi dhe shërbesa e tyre e dashur me kalimin e kohës e ka bërë Ungjillin tërheqës për shumë Bahrainezë.
Gjysmë milioni i Bahrainezëve kanë ardhur nga një përzierje e popujve indigjenë dhe kolonëve nga Gadishulli Arabik dhe Irani. Ekzistojnë tensione mes shumicës Islamike Shi’a që janë të varfër, dhe minoritetit Sunni që janë sunduesit politikë, dhe mes Arabëve dhe banorëve me prejardhje Perse. Megjithatë, varësia tradicionale e vendit nga tregtia, plus nevoja për të jetuar afër së bashku, ka shpënë në qëndrime përgjithësisht tolerante mes Bahrainezëve të sotëm.
Rreth 250,000 të huaj janë banorë në Bahrain – kryesisht profesionistë nga Evropa, Lindja e Largme dhe Afrika e Jugut; teknikë dhe punëtorë të kualifikuar nga India dhe Filipinet; dhe shumë punëtorë dhe shërbëtorë nga Bangladeshi, Nepali, Indonezia, dhe kohët e fundit, edhe nga Kina. Për shkak të mungesës së ligjeve për mbrojtjen e punëtorëve të huaj, punëtorët e ndërtimit dhe shërbëtorët nëpër shtëpi, shpesh vuajnë abuzime fizike, ngacmime seksuale, konfiskim të pasaportave, mospagesa ose shtyrje të pagesave dhe orë shumë të gjata pune.
Tani qeveria po tregon një nivel të lartë të tolerancës ndaj besimtarëve të huaj ndërsa ata adhurojnë dhe e praktikojnë besimin e tyre. Megjithatë, ndjekësit e Krishtit mund të jenë më të kufizuar në të ardhmen, ndërsa shfaqet konkurrenca mes ministrave të qeverisë të frymëzuar nga Sauditët dhe parlamentarëve Shi’a për të treguar se cili nga ata është më “Islamik”.
* Emrat janë ndryshuar për t’i mbrojtur identitetet e individëve.
KËRKESAT PËR LUTJE
- Besimtarët Bahrainezë si Hans* dhe Maria* kanë nevojë për inkurajim të përditshëm ndërsa e ndjekin Zotin, përballë armiqësisë nga ana e familjes dhe e komunitetit.
- Bahrainezët ndonjëherë kanë mundësi për ta dëgjuar Ungjillin përmes besimtarëve të huaj dhe për ta parë shembullin e tyre, por këto mundësi duhet të shumëfishohen të paktën njëmijëfish! Lutuni për mendje dhe zemra të hapura (Lluka 24:32 dhe Vep. 16:14).
- Punëtorët e huaj që janë të varfër kanë nevojë për mbështetje dhe drejtësi; dhe Bahrainezët kanë nevojë për kurajo për t’i vënë në dukje mëkatet dhe padrejtësitë e shoqërisë së tyre.
Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1525







