Ramazani: 4 Shtator, 2009 Dita 14
30 Ditët (2009), Përfshihu Thursday, September 3rd, 2009Somalezët në SH.B.A – Ëndrra për paqen

30 Ditët (2009)
Që nga viti 1991, qindra dhe mijëra somalezë kanë vdekur gjatë luftës civile brutale të vendit të tyre. Miliona janë arratisur nga shtëpitë e tyre duke kërkuar strehim në vendet fqinje dhe përreth botës. Me mijëra e mijëra jetojnë tani në qytete si Roma, Stokolmi, Londra dhe Siatëll, si dhe në komunitetet më të vogla, siç është një qytet në Amerikën rurale prej 3,000 banorësh ku jetojnë rreth 300 somalezë. Disa jetojnë në komplekse të mëdha shtëpish për popullatën mbarë, ndërsa të tjerë njohin jetën në periferi.
Thuajse të gjithë somalezët në Amerikë janë refugjatë për shkak të luftës civile të vendit të tyre. Të gjithë ata përballen me çështje komplekse përsa i përket të ardhmes së tyre dhe përkushtimit ndaj Islamit. Ata priren që të vendosen në qytetet ku janë të mirëpritur. Shpesh ata jetojnë në komunitete të bashkuar, të lidhur fort, thekesojnë nderimin ndaj Islamit dhe në përgjithësi nuk janë të hapur ndaj besimeve të tjera. Megjithatë, ata ende njihen për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe miqësinë e thellë. Shumë prej emigrantëve somalezë të brezit të parë (mosha 35 vjeç e lart) ëndërrojnë që të kthehen në Somalinë e rindërtuar dhe të paqtë. Brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve somalezë (mosha 34 vjeç e poshtë) përballen me një betejë të tmerrshme për të gjetur identitetin.
Minesota ka mirëpritur nga 30,000 deri në 70,000 somalezë. Pjesa më e madhe e tyre punojnë shumë për të mësuar anglishten dhe për t’u adoptuar ndërkohë që përpiqen të fitojnë para për të mbështetur si veten e tyre, ashtu edhe familjet në Somali. Që nga dhjetori i vitit 2007, gjashtë të rinj somalezë janë vrarë nga somalezë të tjerë si rezultat i tensioneve në komunitet. Kjo dhunë shpreh dhimbjen e tmerrshme dhe sfidat që vijnë nga të jetuarit në një kulturë të re. Të krishterët në rajon janë shumë të vetëdijshëm për nevojën për të dashur dhe shërbyer fqinjëve të tyre somalezë.
Kërkesa Lutjeje:
Lutuni që Perëndia t’i japë Somalisë dhe popullit të saj përreth botës “shalom”, paqe të vërtetë. Lutuni që Perëndia do t’i hapë sytë e somalezëve në Shtetet e Bashkuara që të shohin vlerën e jashtëzakonshme të Mbretërisë së Perëndisë (Mateu 13:44-46).
Lutje për popujt – Pakistani: Populli i Balukut Perëndimor
Populli prej 1.2 milion banorësh i Balukut Perëndimor janë një pjesë e një komuniteti më të madh, me më shumë se 8 milionë banorë, toka e të cilëve shtrihet në kufinjtë e Pakistanit, Iranit dhe Afganistanit.
Populli i Balukut ka arritur të mposhtë pengesat e të jetuarit në një klimë tejet të vështirë dhe të thatë. Ata jetojnë si fermerë (prodhimi i tyre kryesor është gruri) dhe si barinj gjysmë-nomadë (duke rritur dele, bagëti dhe dhi). Duke ia dalë mbanë vetë, ata mbështeten në aftësitë e tyre për të ndërtuar shtëpi dhe për të zhvilluar mjetet e nevojshme për jetën e përditshme.
Përpara se të vinin në Islam, populli i Balukut ka të ngjarë të kenë qenë pasues të Zoroasterit, por në ditët e sotme ata janë Muslimanë Sunni. Shoqëritë e tyre janë të organizuara në klane dhe fise të udhëhequra nga pleqtë meshkuj dhe si rrjedhojë nga kryetarët.
- Lutuni për kryetarët e klaneve dhe familjet e tyre që të mund të vijnë tek Jezusi.
- Lutuni për skuadra/punëtorë zhvillimi dhe përmirësimi.
- Lutuni për besimtarët e tjerë Balukë që ata të ndajnë besimin e tyre me Balukët Perëndimorë.
- Lutuni që Shkrimet të jenë së shpejti në gjuhën e Balukëve Perëndimorë.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=2233







