Ramazani: 5 Shtator, 2009 Dita 15: Kryqi
30 Ditët (2009), Përfshihu Friday, September 4th, 2009Kryqi – Shumica e myslimanëve nuk besojnë se Jezusi vdiq në kryq.

30 Ditët (2009)
Ata thonë me mburrje: “Ne e vramë Krishtin Jezus, birin e Maries, Mesazherin e Allahut”; por ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por kështu iu është shfaqur atyre . . . sepse është e sigurt që nuk e kanë vrarë ata. Jo, Allahu e ngriti lart tek Vetja e Tij; dhe Allahu është i Lartësuar në Fuqi, Dituri” (Kurani, Kapitulli “Gratë”, 4.157-158.)
Ekzistojnë një larmi opinionesh myslimane përsa i përket ditëve të fundit të Jezusit dhe kryqëzimit e ringjalljes së Tij. Studiuesit e hershëm islamikë shfaqen shumë të heshtur në lidhje me këtë subjekt. Në të vërtetë, përmbledhjet e gjera Hadith (traditat mbi Muhamedin) të studiuesve islamikë Burkhari dhe Muslim nuk thonë asgjë për lryqëzimin.
Shumica e myslimanëve besojnë se vdekja nëpërmjet kryqëzimit nuk ishte një vdekje e denjë për një profet të mirë si Jezusi. Duke u bazuar tek pasazhi i Kuranit i cituar më sipër, pjesa dërrmuese e myslimanëve në ditët tona thonë se Jezusi nuk shkoi kurrë në kryq. Mendimi i përgjithshëm është se Ai u mor lart në qiell pa vdekur dhe që dikush tjetër vdiq në vendin e Tij. Ekzistojnë disa variante të kësaj teorie, por shumë myslimanë thonë që Juda, dishepulli, ishte ai që u kryqëzua në vend të Jezusit. Mesa duket, ai ishte bërë i ngjashëm me Jezusin në pamje dhe u kryqëzua si një ndëshkim nga Perëndia për tradhëtinë e tij. Myslimanë të tjerë besojnë se Jezusi u kryqëzua, por Ai mbijetoi dhe vdiq më vonë, ose që Ai mbijetoi dhe më pas u ngrit lart në qiell dhe nuk pësoi fare vdekje.
Kërkesa Lutjeje:
- Besimtarët në Jezusin duhet ta shpjegojnë vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit me thjeshtësi dhe kujdes të madh. Myslimanët kanë nevojë që të kuptojnë përse Mesia duhej të vdiste dhe se si ringjallja e Tij na sjell neve jetë të re.
- Lutuni veçanërisht që Jezusi t’u zbulohet myslimanëve si fitimtari që ka ngadhënjyer mbi mëkatin dhe fajin tonë, mbi skllavërinë ndaj frymërave të këqija dhe tmerreve të vdekjes për të na sjellë neve shpëtimin. Lutuni për myslimanët në krahinën, vendin tuaj dhe kudo sipas Luka 24:19-26 dhe Veprat e Apostujve 3:13-16.
Ide muslimane mbi jezusin
- Jezusi u mbars në mënyrë të mrekullueshme nga Perëndia në mitrën e Marias. Jezusi është vetëm një profet, ai nuk është hyjnor.
- Jezusi faktikisht ishtë një myslyman i mirë dhe ai i dha si mësim popullit judeas një formë të hershme të Islamit. Jezusi nuk vdiq në kryq. Ai shkoi drejt e në qiell.
- Jezusi një ditë do të kthehet sërish, ai do të martohet, ai do të ketë fëmijë. Ai do të korrigjojë gjërat e gabuara që të krishterët kanë thënë për të. Ai do të vdesë dhe do të gjykohet si të gjithë njerëzit e tjerë në Gjykimin Përfundimtar.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=2235








ne fakt une nuk do ti quaja ide muslimane..pra ketu nuk kane vlere mendimet e personave te caktuar qe mund te pretendojne se jane muslimane,te krishtere ose jews..ketu eshtre vetem NJE version sipas islamit dhe kjoe eshte shpjeguar qarte ne suren me siper..nje pyetje kisha per cdo te krishtere ketu..
krishterimi eshte i bazuar ne fjalen KRISHT..kjo fjale te cilen ne e perdorim gjithmone pas emrit te jezusit,,,psh jezus krisht..
mundet dikush ketu te me shpjegoje mua se cfare do te thote me te vertete kjo fjale dhe kur eshte perdorur per here te pare
Pershendetje serish meteor,
e kuptoj qe ky shkrim mund te mos t’ju pelqej, per arsye sepse ju duket i njeanshem ne kendveshtrimin e tij, por a jeni 100% i sigurt qe nuk perfaqeson konceptet e islamit per Jezusit, apo thjesht zgjidhni ta mohoni kete situate duke e shpjeguar si “vetem nje version” sipas islamit?
Pershendetje Albkristianit e gjith Shqipetarve! i lexova me vemendje disa rreshta qe i kan shkruar ketu siper,si mundohen te bejn politik me fen. meteoridi mundohet te bind njrz qe gjerat i din shum me mir ndoshta se te gjith ata mesuesit e ti qe i ka taku ne rrug diku ne evrop, qe vetem mundohen te fitojn fjal,a te verteten nuk e din ose e mohojn. ketu lart shkruan ky quni qe Jezu Krishti ka qen muslima-pra ketu shihet se sa mir i informum eshte,duke pasur parasysh qe Krishterimi ekziston qe 2000vjet a muslimet qe 1400vjet,pra quna shkruani te verteten e mundohuni ta shkruani te verteten,sepse kurani esht kupju nga Bibla pas 600vitev.pershendetje e Zoti i bekoft Shqipetaret
elvis..ju e keqkuptuat ate cfare une thashe..qe te mund tju jap nje pergjigje sa me te sakte,une po perseris serish pyetjen me siper…
christianity eshte nje fe e bazuar ne fjalen CHRIST…
mundeni ju my friend te me shpjegoni mua se cfare do te thote kjo fjale..
une jam nje openmind person…pra une nuk i paragjykoj besimtaret e feve te tjera..perkundrazi une i respektoj te gjithe ata,sepse une e di qe ne vetvete cdokush prej nesh i lutet Zotit..pra derisa ju e quani veten nje besimtar te denje,ju jeni automatikisht miku im..pra ajo cfare une po mundohem te them …..eja te bisedojme me fakte e argumente e te mundemi te kuptojme e te ndihmojme njeri tjetrin..
aren’t the religios people the problem of this world..
are those who use our religions for their goals..
Vërtetë kanë mohuar ata kur thanë se Allahu është i treti i të treve . Nuk ka te adhuruar tjeter pos një Zoti .
Cka d.t. th. se assesi nuk bën që njeriu t’i lutet ( përgjërohet ) askujt përveç të lartëmadhërishmit – Krijuesit të gjithësisë duke përfshirë Marian e Jezusin e të gjithë. ….. Atëherë si mundet që njeriu të kërkoj ndërmjetës përderisa Zoti është Sublim dhe di çka njeriu mbanë në zemër.
Ju kisha lutë të nderuar anëtar të komunitetit të krishterë – përfshirë edhe klerë , që të mos besoni ashtu qorrazi e t’i përbini gjërat duke thënë se këto apo ato gjëra nuk spjegohen ndryshe . me respekt dhe duke dashur që edhe ju herëdokur do ta kuptoni , so you will exit from that obscurity ,soon .
Krishterimi eshte besimi i ndjekesve te Krishtit. Ky eshte nje perkufizim i thjeshte.
elvis..une bera nje pyetje te thjeshte dhe shoh me keqardhje se askush ketu nuk mundet dot te me shpjegoje mua se cdo te thote termi KRISHT..
PALI..une do ju sugjeroja ju qe me pate te lexoni dicka me shume per fene tuaj e me pas te vini ketu me argumenta te bazuara e jo me hamendesime ..
pike se pari,islami nuk ka 1400 vjet qe egziston…kjo fe ka egzistuar qe ne fillim…1400 vjet ka i derguari i fundit i ZOTIT qe ka ardhur..perpiqu te kuptosh kete..
krishterimi fillimet e tij si religion i ka ne vitin 325 pas krishtit..
eduko veten tende e qarteso idete e tua ,persa i perket nicea counsil …
fjala KRISHT vjen prej greqishtes se lashte ,e do te thote i pari..
por problemi ketu qendron se kjo fjale u perdor per here te pare vetem ne vitin 325 pas jezusit..pra cdo mendje e shendoshe do te ngrinte pyetjen…valle si quheshin ndjekesit e jezusit deri ne ate kohe??
pse nuk qe jezusi ai qe e shpalli krishterimin si religion..pse valle asnjehere jezusi nuk i quajti dishepujt e tij te krishtere..
pse valle une duhet ti besoj jeten time,shpirtin tim dhe krenarine time tek nje vrases si pauli..pauli ishte nje cifut me pare..nese ju kerkoni edhe ne librat tuaja,qe une i kam lexuar me vemendje,e jam mese i sigurt me mire se ju…ju do te gjeni qe sauli aka paul ishte krimineli me i madh i cili shfarosi te gjithe ndjekesit e jezusit..pasi cifutet dhe romaket vleresuan se nuk kishte me dishepuj te jezusit ne jete,ata hodhen idene e krijimit te nje feje,duke shfrytezuar historine e jezusit..per kete ata shpiken historine qesharake te paulit and fantazmes..dhe mua me vjen cudi,sesi edhe sot ne 2009,ka shume njerez qe e besojne kete anomali..
pauli asnjehere nuk u takua me jezusin..ata nuk e njihnin njeri tjetrin..pauli e shkroi version e tij te bibles 40 vjet pas jezusit..muslimanet e vleresojne biblen e shenjte,por sot versioni origjinal nuk ekziston..edhe vatikani e pranon kete fakt..
gjithsesi une do te mundohem te sjell ketu nje studim ne anglisht persa i perket kesaj..
ok,nuk lejohet anglishtja