Home » 30 Ditët (2009), Përfshihu » Ramazani: 5 Shtator, 2009 Dita 15: Kryqi

Ramazani: 5 Shtator, 2009 Dita 15: Kryqi

Kryqi – Shumica e myslimanëve nuk besojnë se Jezusi vdiq në kryq.

30 Ditët (2009)

30 Ditët (2009)

Ata thonë me mburrje: “Ne e vramë Krishtin Jezus, birin e Maries, Mesazherin e Allahut”; por ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por kështu iu është shfaqur atyre . . . sepse është e sigurt që nuk e kanë vrarë ata. Jo, Allahu e ngriti lart tek  Vetja e Tij; dhe Allahu është i Lartësuar në Fuqi, Dituri” (Kurani, Kapitulli “Gratë”, 4.157-158.)

Ekzistojnë një larmi opinionesh myslimane përsa i përket ditëve të fundit të Jezusit dhe kryqëzimit e ringjalljes së Tij. Studiuesit e hershëm islamikë shfaqen shumë të heshtur në lidhje me këtë subjekt. Në të vërtetë, përmbledhjet e gjera Hadith (traditat mbi Muhamedin) të studiuesve islamikë Burkhari dhe Muslim nuk thonë asgjë për lryqëzimin.

Shumica e myslimanëve besojnë se vdekja nëpërmjet kryqëzimit nuk ishte një vdekje e denjë për një profet të mirë si Jezusi. Duke u bazuar tek pasazhi i Kuranit i cituar më sipër, pjesa dërrmuese e myslimanëve në ditët tona thonë se Jezusi nuk shkoi kurrë në kryq. Mendimi i përgjithshëm është se Ai u mor lart në qiell pa vdekur dhe që dikush tjetër vdiq në vendin e Tij. Ekzistojnë disa variante të kësaj teorie, por shumë myslimanë thonë që Juda, dishepulli, ishte ai që u kryqëzua në vend të Jezusit. Mesa duket, ai ishte bërë i ngjashëm me Jezusin në pamje dhe u kryqëzua si një ndëshkim nga Perëndia për tradhëtinë e tij. Myslimanë të tjerë besojnë se Jezusi u kryqëzua, por Ai mbijetoi dhe vdiq më vonë, ose që Ai mbijetoi dhe më pas u ngrit lart në qiell dhe nuk pësoi fare vdekje.

Kërkesa Lutjeje:

  • Besimtarët në Jezusin duhet ta shpjegojnë vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit me thjeshtësi dhe kujdes të madh. Myslimanët kanë nevojë që të kuptojnë përse Mesia duhej të vdiste dhe se si ringjallja e Tij na sjell neve jetë të  re.
  • Lutuni veçanërisht që Jezusi t’u zbulohet myslimanëve si fitimtari që ka ngadhënjyer mbi mëkatin dhe fajin tonë, mbi skllavërinë ndaj frymërave të këqija dhe tmerreve të vdekjes për të na sjellë neve shpëtimin. Lutuni për myslimanët në krahinën, vendin tuaj dhe kudo sipas Luka 24:19-26 dhe Veprat e Apostujve 3:13-16.

Ide muslimane mbi jezusin

  • Jezusi u mbars në mënyrë të mrekullueshme nga Perëndia në mitrën e Marias. Jezusi është vetëm një profet, ai nuk është hyjnor.
  • Jezusi faktikisht ishtë një myslyman i mirë dhe ai i dha si mësim popullit judeas një formë të hershme të Islamit. Jezusi nuk vdiq në kryq. Ai shkoi drejt e në qiell.
  • Jezusi një ditë do të kthehet sërish, ai do të martohet, ai do të ketë fëmijë. Ai do të korrigjojë gjërat e gabuara që të krishterët kanë thënë për të. Ai do të vdesë dhe do të gjykohet si të gjithë njerëzit e tjerë në Gjykimin Përfundimtar.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=2235

Posted by on Sep 4 2009. Filed under 30 Ditët (2009), Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

13 Comments for “Ramazani: 5 Shtator, 2009 Dita 15: Kryqi”

  1. Miku im keto argumenta jane komplet te pabazuar. Dukshem mendja jote eshte mbushur tashme dhe nuk ka vend per diskutim te metejshem. Me vjen keq por nuk shoh ndonje interes te mirefillte per te mesuar, dhe nuk kam kohe qe te debatoj me murin. Flm.

  2. Ore meteoridi nuk je ka ma mbush mendjen aspak me keto argumentet e tua,sepse thu qe muslimet e vlersojn Biblen por jo kete qe e kemi.sipas teje librat qe ti i ke lexu qenkan mete vjetra se Bibla.pra ketu shihet sesa te drejt jen muslimet.sidoqoft Jezu Krishti ka ber mrekullira sheroj te verber e ngjalli te vdekur,sepse kishte ndihmen e Atit,kurse muhameti i beri 14 luftra-pra me shum hero mund ta quan se spiritual. Zoti i bekoft Shqipetaret
    shendet

  3. marku 12;29
    29 Jezusi iu përgjigj:

    “I pari është: ‘Dëgjo, Izrael! Zoti Hyji ynë, është një Zot i vetëm.

    provo njehere me kete

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes