Ramazani: 6 Shtator, 2009 Dita 16
30 Ditët (2009), Përfshihu Saturday, September 5th, 2009Afrika Veriperëndimore
Nga 78 milionë njerëz në tre kombet e Afrikës veriperëndimore (Algjeria, Tunizia dhe Maroku), me shumë mundësi që vetëm 50,000 janë besimtarë autoktonë në Mesian.
Algjeria: popullsia 33.8 milion banorë
Sipas disa vlerësimeve, me shumë mundësi ekzistojnë 25,000 – 50,000 besimtarë algjerianë të të gjitha denominacioneve (katolikë, protestantë, pentakostalë dhe të tjerë). Disa besojnë se shifrat janë më të mëdha dhe që ekzistojnë shkallë të ndryshme të përkushtimit ndaj Krishtit, që manifestohen në mes tyre. Shumë algjerianë e kanë zbuluar Jezusin nëpërmjet vizioneve, ëndrrave dhe ngjarjeve mbinatyrore. Shumë të tjerë, gjatë viteve të fundit, e kanë zbluar Mesian nëpërmjet takimit me algjerianë të tjerë besimtarë, si dhe nëpërmjet radios, TV satelitor dhe fi lmave. Një numër i madh njerëzish kanë besuar.
Si rrjedhojë, në vitin 2006 u aprovua një ligj që u hapi derën përndjekjes zyrtare të besimtarëve algjerianë. Disa janë arrestuar, janë mbajtur nën arrest dhe janë sprovuar për akuza të ndryshme. Megjithëse situata nuk është aq e rëndë si në Iran apo në Arabinë Saudite, besimtarët algjerianë janë nën mbikqyrje të vazhdueshme dhe kanë përjetuar fi llimet e një përndjekje nga ana e qeverisë. Ata kanë qenë kurajozë dhe në përgjithësi kanë vazhduar ta shpallin besimin e tyre.
Ndërrimi i fesë është një akuzë kriminale. Çdo individ që përpiqet ta kthejë një mysliman në një fe tjetër nëpërmjet edukimit, shëndetit, mjeteve sociale, kulturore apo financiare mund të dënohet deri me pesë vite burg, me një maksimum gjobe prej 7,000$. Lutuni sipas vargjeve të Veprave të Apostujve 4:29-31. Për më shumë detaje shikoni adresën në internet: http://www.persecution.org.
Tunizia: popullsia 10.5 milion banorë
Tunizia duket se është një vend mysliman, megjithëse numri i myslimanëve të përkushtuar është i kufi zuar. Pjesa dërrmuese e tunizianëve po ndjekin ëndrrat e tyre për të pasur një jetë më të mirë. Tunizianët kanë nevojë që të refl ektojnë më shumë mbi kuptimin dhe shkurtësinë e jetës. Numri i besimtarëve tunizianë është më pak sesa 1,000. Lutuni duke përdorur Mateu. 6:24-34.
Maroku: popullsia 33.8 milion banorë
ekziston vetëm një numër i vogël besimtarësh marokenë (me shumë mundësi vetëm disa mijëra). Këto shifra po rriten me ngadalë, por njohja e Ungjillit në Marok është shumë e kufi zuar. Besimtarët kanë përjetuar kërcënime serioze dhe keqtrajtime nga të afërmit dhe nga disa zyrtarë të qeverisë. Lutuni sipas vargjeve të Isaias 40:9-11; 52:7. Lutuni për mbretin Muhamedi VI dhe familjen mbretërore. Hasani, Princi i Kurorëzuar është gjashtë vjeç.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=949








