Ramazani: 6 shtator 2010 – Dita 27
30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu Monday, September 6th, 2010Dëshmi nga Indonezia
“Askush nga familja ime nuk do të bëhet ndonjëherë Kristian!” bërtiti Aliu me një fytyrë të zemëruar. “Unë nuk do ta lejoj atë të bëhet Kristiane!” Zemërimi i tij arriti kulmin kur zbuloi se motra e tij me emrin Lia ishte bërë Kristiane dhe kohët e fundit ishte pagëzuar. Me një ton të lartë zëri dhe akuzues, Aliu tha: “Kjo duhet të ketë ndodhur për shkak të Ahmedit” (një besimtar vendas që u bënte shpesh vizita Lias dhe familjes së saj). “Ai e detyroi atë të bëhet Kristiane!” Ai po ziente nga inati dhe nisi ta rrihte Lian dhe pastaj ia preu kabllin elektrik shtëpisë së saj. Në kulmin e zemërimit, Aliu e kërcënoi se do ta përzinte nga fshati. Të gjitha këto ngjarje e bënë Lian të trishtohej shumë, por Perëndia i dha asaj hirin për të mbijetuar dhe kështu ajo vazhdoi të rrinte në fshat.
Pasi dëgjoi se ç’u kishte ndodhur Lias dhe familjes së saj, Ahmedi shkoi për t’i vizituar. Ai u takua me Lian dhe burrin e saj dhe, duke e përdorur Fjalën e Perëndisë, i inkurajoi që të duronin. Befas, kur ata sapo përfunduan bisedën, u dëgjua një zhurmë e madhe, sikur dikush ishte rrëzuar përjashta. Shumë njerëz dolën me vrap përjashta që të shihnin se ç’kishte ndodhur. Një fëmijë ishte rrëzuar nga një vend i lartë dhe kishte rënë pa ndjenja e nuk lëvizte, por personat që i shkuan pranë e dëgjuan të gromësinte. Të gjithë u shokuan me gjendjen e tij. Ahmedi ofroi që të lutej për fëmijën dhe familja ia dha lejen. Pas lutjes së tij, fëmija erdhi në vete dhe pushoi së gromësiri. Ishte e dukshme që Jezusi e kishte shëruar fëmijën. Shumë njerëz ishin dëshmitarë të mrekullisë, përfshirë edhe Aliun, por për shkak të zemërimit të tij, ai u largua prej andej me inat.
Më vonë, djali i rritur i Aliut, Budi, po vuante nga një sëmundje misterioze. Aliu pa një ëndërr në të cilën vëreu se personi i vetëm që mund ta ndihmonte të birin ishte Lia, megjithatë, për shkak të të gjitha problemeve që i kishte shkaktuar, ai ishte kaq i turpëruar dhe në siklet që t’i shkonte për vizitë asaj dhe t’i kërkonte ndihmë. Ndërkohë që sëmundja e të birit sa vinte dhe keqësohej, Aliu e dinte se duhej t’i tregonte Lias për ëndrrën e tij. Si besimtare e re, Lia e vuri në dyshin që Budi do të mund të shërohej me anë të lutjeve të saj, por Fryma e Shenjtë ia dha forcën që të lutej me guxim në emër të Jezusit. Pasi u lut Lia, Budi u ngrit nga shtrati dhe nisi të shërohej nga sëmundja. Pikërisht si i ati i vet, edhe Budi e urrente Kristianizmin, megjithatë, ai u bë shumë i hapur dhe i gatshëm ta dëgjonte Ungjillin. Nuk kaloi shumë kohë përpara se Budi të vinte në besimin te Mesia dhe të pagëzohej. Pak kohë më pas ai gjeti punë, pas shumë vitesh papunësie.
Duke e ditur se Budi ishte pagëzuar, Aliu vendosi të takohej me Ahmedin. Gjatë kohës së tyre së bashku, Aliu shprehu dëshirën e tij për t’i besuar Mesias. Ahmedi ia shpjegoi plotësisht Ungjillin dhe pas disa javësh me udhëzime praktike, Aliu mori vendimin që të pagëzohej. Urrejtja e thellë kundër Kristianëve, që kishte jetuar në zemrën e Aliut, u zhduk, për shkak se Dashuria e Perëndisë e kishte ndryshuar atë.
Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1577







