Ramazani: 7 Shtator, 2009 Dita 17
30 Ditët (2009), Përfshihu Sunday, September 6th, 2009Fatima – Vajza e Muhamedit
Lindur në Mekë, në vitin 605 Pas Krishtit, vdiq në Medina në vitin 632 Pas Krishtit. Fatima ishte emri i vajzës së parapëlqyer të Muhamedit. emri i saj do të thotë “ajo që i heq gjirin foshnjës”. Ajo konsiderohej nga Muhamedi si një nga katër gratë e përsosura. Të tjerat ishin gruaja e parë e Muhamedit, Khadijah, nëna e Fatimes; Maria, nëna e Jezusit; dhe Asija, gruaja e një faraoni të lashtë.
Fatima njihet si një vajzë e dashur dhe e përkushtuar, nënë dhe bashkëshorte, si dhe një myslimane e vërtetë. Në moshën 19 vjeçare, Fatima u martua me Aliun. Jeta e tyre sëbashku ishte e thjeshtë, e kursyer dhe jo pa vështirësi e mungesa. Për shkak të besimit të tij të thellë, mesa duket Aliu nuk ishte shumë i interesuar në pasurinë materiale. Aktet e mirësisë së Fatimas ndaj të varfërve sollën lavdërimin e saj prej shumë personave. Ajo lindi dy djem dhe dy vajza. Në vitin 632 Pas Krishtit, pas vdekjes së të atit, vdiq edhe ajo, mbase nga ndonjë aksident apo nga shkaqe natyrore.
Mesa duket, Fatima ishte një ndikim i mirë, por emri i saj shoqërohet gjithashtu me një objekt okulti që ka ndikim të hapur negativ në botën myslimane. e ashtuquajtura “Dora e Fatimas”, përdoret nga myslimanët si hajmali, zbukurim dhe argjendari për të larguar tej ndikimet e frymërave të liga.
- Lutuni sipas Veprat e Apostujve 19:18-20 përsa i përket ndikimeve okulte.
- Lutuni për miliona gra myslimane që quhen Fatima, që të gjejnë jetë të re në Jezusin.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=955








