Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » Ramazani: 7 shtator 2010 – Dita 28

Ramazani: 7 shtator 2010 – Dita 28

Sabahu dhe Sarauaku, Malajzia Lindore

Popullsia e Sarauakut: 2,176,800 banorë
Popullsia e Sabahut: 3,387,880 banorë

Populli SarawakE njohur si “Toka Nën Erën”, Sabahu nga pikëpamja fizike dominohet nga mali më i lartë i Borneos, Mali Kinabalu (4100 metra i lartë). Sabahu ka një popullsi më të madhe Myslimane sesa Sarauaku, por ka të njëjtin numër të Malajëve. Popullsia më e madhe e Myslimanëve, nga grupet e ndryshme etnike, është për shkak të fluksit të imigrantëve të paligjshëm dhe të refugjatëve nga Indonezia dhe Filipinet Jugore – popujt Baxhau, Bizaia dhe Bonxhi, si dhe të tjerë.

Sarauaku njihet më mirë si atdheu i fiseve të Borneos që u prisnin kokat njerëzve, shumë prej të cilëve jetojnë ende pranë burimit të lumit në shtëpi të gjata tradicionale. Malajët nga Sarauaku gjenden në fshatrat bregdetare të përfshira në bujqësi dhe peshkim, kurse nëpër qytete Malajët mbizotërojnë nëpër sektorët e shërbimeve qeveritare. Ndonëse Malajët janë në minoritet në Sarauak, ka grupe të tjerë popujsh Myslimanë të cilët shpesh numërohen së bashku me Malajët. Melanau, një nga grupet më të mëdhenj të minoritarëve të Sarauakut ka shumë persona që shërbejnë në pozitat e larta në qeveri; po ashtu edhe popujt Kadajan; Tatau dhe Sebob.

30 ditet e lutjes per boten muslimaneXhunglat e Borneos njihen si ndër më të pacënuarat në planet, dhe kanë qenë skena e shumë protestave kohët e fundit kundër prerjes pa dallim të drurëve që ka rezultuar në shkatërrimin e habitateve të xhunglës dhe në shpyllëzime. Sarauaku, toka e lumenjve që rrjedhin shpejt, gjithashtu po dëshmon një program masiv për të zhvilluar dhe shfrytëzuar prodhimin e energjisë elektrike me anë të hidroçentraleve duke krijuar diga me anë të të cilave e ndikojnë jetën e egër dhe faunën. Por ishulli i Borneos, mban ende një mistikë natyrore dhe banorët që janë duke u rritur në numër po përfshihen në përpjekjet për ruajtjen e zonës.

Mes shumicës së popullsisë Myslimane atje ekziston një komunitet më i gjallë dhe në rritje i besimtarëve në Azinë Juglindore. Komunitetet e besimtarëve mes popujve fisnorë e indigjenë në Malajzinë Lindore kanë përjetuar veprat sovrane të Perëndisë në ringjalljen. Shumë persona janë duke pasur një ndikim të mrekullueshëm përmes Sabahut. Në regjistrimin e vitit 2000 në Sarauak, 43 % e popullsisë tregoi se besonte te Mesia, me numra të mëdhenj të popujve fisnorë që kishin përqafuar besimin në Krishtin. Depërtimet mes Malajëve mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në një popullsi më të gjerë Malaje në Gadishullin Malajzian.

KËRKESAT PËR LUTJE

  • I frymëzoftë Perëndia besimtarët që të bëhen më qëllimorë në arritjen me Ungjillin të fqinjëve të tyre Myslimanë dhe të kolegëve të tyre në punë.
  • Lutuni që Perëndia do të ngrerë njerëz me dhunti të ndryshme frymërore për t’i ndihmuar besimtarët dhe për t’i ndihmuar edhe Myslimanët që ta zbulojnë Lajmin e Mirë.
  • Lutuni për themelimin e komuniteteve indigjene të besimit që të kenë lidhje me kulturën, brenda çdo komuniteti Mysliman.
  • Ka sfida për bashkësitë që kërkojnë t’i mirëpresin Myslimanët që zbulojnë Mesinë. Lutuni për ta, ndërkohë që janë duke u përpjekur t’i ndihmojnë besimtarët.

Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1588

Posted by on Sep 6 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes