Ramazani: 28 Gusht 2009 – Dita 7
30 Ditët (2009), Përfshihu Thursday, August 27th, 2009
30 Ditët (2009)
Në provincën e Sulavesit Qendror në Indonezi, jetojnë në bregdetin perëndimor 22.000 Kaili Unde. Shumica e Kaili Unde janë myslimanë të përkushtuar. Ata janë të bindur që një ditë do të gjykohen sipas mënyrës si kanë jetuar. Sidoqoftë, jeta e tyre fetare është e përzier me besime të lashta animiste. Shpesh, shumë prej tyre kërkojnë ndihmë nga Dukumi lokal (shamani apo prifti magjistar) për t’u shëruar nga sëmundjet apo shpirtrat e këqij. Kur një shtëpi e re ndërtohet, Kaili Undet i bëjnë gjithmonë dhurata edhe shpirtrave të mirë edhe atyre të këqij. Sa më e madhe të jetë shtëpia, aq më e madhe dhurata.Vetëm pak Kaili Unde kanë ardhur tek Mesia. Fatkeqësisht, nuk ka Bibël apo material të krishterë në gjuhën e tyre.
Kërkesa Lutjeje:
- Lutuni që të ketë një rrugë dhe dëshirë për t’iu bindur Ungjillit midis Kaili Undeve (Romakëve 1:5 dhe 16:26).
- Lutuni që ata të mund dëgjojnë radion e krishterë dhe të shohin televizionin e krishterë indonezian dhe në këtë mënyrë të gjejnë rrugën për te Krishti.
- Lutuni që fuqia e errësirës dhe e skllavërisë ndaj shpirtrave të thyhet dhe sytë e tyre të hapen dhe Kaili Undetë të mund të çlirohen (Veprat 10:38 dhe 26:18).
Lutje për popullin Karanga në Çad:
Karangat janë një popull, që lidhet me popullin më të madh të Bantu-së. Në Çad ata kanë rreth 117.000 njerëz. Ata flasin gjuhën e tyre dhe jetojnë në një zonë të vogël jashtë qytetit të Abekes, në pjesën qëndrore të Çadit jugor. Një burim kryesor i të ardhurave për karangat janë të korrat nga fermat, që variojnë nga ara toke, kikirikë dhe susam, në drithëra dhe grurë. Shumë nga mbjelljet e tyre varen nga reshjet e shiut, kështu që thatësira është gjithnjë një kërcënim serioz për jetesën e tyre. Në vitet e fundit, njerëzit aty kanë parë disa dëme tek të korrat e tyre që janë shkaktuar nga zogj, që hanë drithin dhe i dëmtojnë shumë të korrat. Dihet shumë pak për popullin Karanga. Ka nevojë për lutje për t’i parë ata të vijnë në njohjen e të Vetmit Perëndi të Vërtetë të manifestuar në Krishtin.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=841







