Home » 30 Ditët (2009), Përfshihu » Ramazani: 8 Shtator, 2009 Dita 18

Ramazani: 8 Shtator, 2009 Dita 18

Çlirojini ata nga e keqja

30 Ditët (2009)

30 Ditët (2009)

Kudo në botë, myslimanët kanë shpesh frikë nga e keqja që vjen nga bota e shpirtrave. Kjo frikë është për shumë veta një burim i një ankthi të thellë, të pathënë. Islami ka një tërësi besimesh komplekse në shumë drejtime përsa i përket forcave të padukshme që veprojnë përreth nesh.

Gjithashtu, këto besime variojnë shumë nga një krahinë dhe popull tek një tjetër. Myslimanët besojnë jo vetëm në ekzistencën e engjëjve, por edhe në egzistencën e xhindeve, që gjithashtu popullojnë këtë botë. Xhindet janë shumë të ngjashëm me njerëzit: ata kanë organizimin e tyre shoqëror dhe aktivitetet e tyre, ndërkohë që gjithashtu mund ta ndryshojnë pamjen e tyre dhe të bëhen të dukshëm ose të padukshëm sipas dëshirës. Shumica e teologëve myslimanë besojnë se Shejtani (Satani, i quajtur gjithashtu ‘Iblis’) i përket xhindeve. Këto krijesa u krijuan qëllimisht përpara krijimit të racës njerëzore. Ata bëjnë si mirë, ashtu edhe keq. Termi “Xhind” është i lidhur me fjalën angleze “gjeni”, që njihet nëpërmjet historive popullore arabe.

Kërkesa Lutjeje:

  • Jezusi është Zoti i vërtetë i botës. I gjithë autoriteti i është dhënë Atij. Lutuni që myslimanët të përjetojnë aftësinë shpëtuese të Jezusit për t’i çliruar ata nga fuqitë e errësirës. Lutuni që besimtarët të kenë më shumë mundësi për t’i ndihmuar myslimanët në këtë fushë. Lutuni për myslimanët që njihni dhe për të tjerët duke përdorur tekstet e mëposhtme:  Mateu. 8:16, 10:1 dhe Veprat e Apostujve 5:16, 8:17.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=964

Posted by on Sep 7 2009. Filed under 30 Ditët (2009), Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes