Ramazani: 8 shtator 2010 – Dita 29
30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu Tuesday, September 7th, 2010Britania
Britania ka një histori të gjatë dhe të larmishme në lidhje me Myslimanët në të gjithë botën. Në shekujt e 13të dhe 14të tregtarët Britanikë erdhën në kontakt me Myslimanët ndërsa lundronin nëpër detin Mesdhe dhe përreth brigjeve të Afrikës drejt Gjirit Arab. Disa nga Myslimanët e parë që erdhën për të banuar në Britani ishin detarët nga Jemeni. Më vonë Britania u bë miqësore me kombet Islamike gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Elizabeta e I-rë e cila i kërkoi Sulltanit Otoman, Muratit, ndihmë detare kundër Armatës Spanjolle. Më vonë, Britania kolonizoi shumë kombe Myslimane, gjë e cila krijoi një marrëdhënie krejt të ndryshme mes Britanisë dhe shumë Myslimanëve.
Ndërkohë që Perandoria Britanike nisi të ndryshonte pas Luftës së Dytë Botërore, dhe shumë prej kolonive morën lirinë, nisi një imigrim i madh prej këtyre kolonive të mëparshme dhe prej Azisë Jugore, drejt qyteteve dhe qytezave në Britani, për të jetuar atje. Sot ka afro 2.4 milionë Myslimanë që jetojnë në Britani. Ata vijnë nga e gjithë bota dhe përfshijnë imigrantët e brezit të dytë dhe të tretë si dhe të konvertuarit prej popullsisë së bardhë Britanike.
Ngjarjet e viteve të fundit e kanë bërë të vështirë për shumë Kristianë që të ndërtojnë marrëdhënie me Myslimanët në lagjet e tyre. Keqkuptimi kulturor dhe izolimi i komuniteteve Myslimane e kanë bërë sfiduese për shumë Kristianë Britanikë që ta dinë se nga ta nisin për t’u miqësuar me Myslimanët. Arsimimi është kryesor në të dyja palët, për të adresuar frikërat dhe për të krijuar një platformë ku mund të zhvillohen marrëdhëniet në oborret e shkollave, në vendet e punës dhe nëpër lagje.
Kategoritë e Myslimanëve Etnikë në Britani. Regjistrimi i vitit 2001
69 % e Myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Nën-Kontinenti Indian. Ka gjithashtu përqindje të konsiderueshme nga pjesët e tjera të botës (31 %). Kategoria etnike “Zezakë” që u përdor në regjistrim (6%) u zbatohet “zezakëve nga Karaibet, zezakëve Afrikanë dhe Zezakëve të tjerë”. Shumë shpejt do të bëhet një regjistrim i ri. Është e sigurt se përqindjet nga Azia Jugore do të vazhdojnë të jenë të larta.
Një faqe e mirë interneti për të mësuar më shumë rreth myslimanëve në Britani: www.muslimsinbritain.org
KËRKESAT PËR LUTJE
- Lutuni për shumë Britanikë, që të mos kenë frikë për kulturën Myslimane.
- Lutuni që të zhvillohen miqësi të sinqerta përmes pengesave kulturore dhe që marrëdhëniet mes Kristianëve dhe Myslimanëve të karakterizohen nga dashuria e vërtetë.
- Lutuni që kisha do të jetë një vend mikpritës për imigrantët e rinj Myslimanë dhe për Myslimanët e tjerë nga shtetet e tjera, dhe që programet për t’i ndihmuar ata do të demonstrojnë dashurinë e Krishtit.
- Lutuni që dialogu i vazhdueshëm mes drejtuesve Kristianë dhe Myslimanë në këtë shtet do të jetë i frytshëm.
Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1596







