Ramazani: 9 Shtator, 2009 Dita 19
30 Ditët (2009), Përfshihu Tuesday, September 8th, 2009Aliu – Kushëriri i Muhamedit dhe djalë i adoptuar
Lindur në vitin 600 Pas Krishtit – vdiq në Janar të vitit 661 Pas Krishtit. Aliu ishte kushëriri, djali i adoptuar dhe dhëndri i Muhamedit. Ai u martua me vajzën e Muhamedit, Fatiman në vitin 624 Pas Krishtit. Emri i tij do të thotë “i lartësuar, fi snik”. Ai mbretëroi mbi perandorinë myslimane si Kalif nga viti 656 deri më 661 Pas Krishtit. Myslimanët Shi’ (Shiite) e shohin Aliun si Imamin e parë, të vërtetë, të pagabueshëm dhe e konsiderojnë atë dhe pasardhësit e tij (Hasanin dhe Hysenin) si pasardhësit e vërtetë të Muhamedit. Mosmarrëveshjet mbi pasardhjen, mesa duket e ndau Islamin në degët Shi’ dhe Suni. Gjatë mbretërimit të tij Aliu u përball me opozitën dhe luftën civile. Rreth moshës 60 vjeç Aliu u has me një përpjekje për ta vrarë ndërkohë që po lutej në xhaminë e Kufas në Irak – ai vdiq shumë shpejt pas këtij sulmi. Xhamia kryesore e Najafi t, në Irak, është mesa duket vendi ku ai u varros dhe është bërë një faltore kryesore Shi, kushtuar kujtimit të tij.
Përkufizim: Kalif është titulli për një udhëheqës islamik Umah, që është komuniteti apo kombi islamik botëror, i cili duhet të sundohet në mënyrë ideale nga ligji fetar, Shari’ah. Kjo fjalë rrjedh nga fjala arabe që do të thotë “pasardhës” ose “përfaqësues”. Kalifët e hershëm shiheshin në veçanti si pasardhësit e Muhamedit.
Hasani
Lindur në Mars në vitin 625 Pas Krishtit, vdekur në Mars në vitin 670 Pas Krishtit, Hasani ishte nipi i Muhamedit dhe djali i Aliut dhe vajzës së Muhamedit, Fatimës. emri i tij do të thotë “i bukur”. Trashëgimia e postit në Kalifat nga ana e Hasanit u kundërshtua dhe në mënyrë që të shmangte gjakderdhjen, ai e la postin. Ai u tërhoq në një jetë të qetë në Medina derisa vdiq, i helmuar nga gruaja e tij, shumë vite më vonë. Ai konsiderohet nga të gjithë myslimanët si një martir.
Hyseni
Lindur në Janar të vitit 626 Pas Krishtit, në Medina në Arabinë Saudite, vdiq në Tetor të vitit 680 Pas Krishtit, në Karbala, në Irak. Hyseni ishte nipi i dytë i Muhamedit, prej Fatimës. emri i tij do të thotë Hasan i vogël, “bukuroshi i vogël”. Hyseni, djali i Aliut, nderohet si një martir, sepse vdiq në një betejë për Kalifatin. Përvjetori i martirizimit të tij quhet “Ashura”, që është një ditë zie dhe zbatimi fetar veçanërisht për një mysliman Shi’. Vdekja e Hysenit ishte domethënëse sepse ajo ndihmoi fi llimin e lëvizjes Shi’, e cila është shumë e njohur sot në Irak dhe Iran; ata besojnë se Hyseni duhej të kishte qenë Kalif.
Kërkesa Lutjeje:
- Ka me miliona burra myslimanë përreth botës që quhen Ali, Hasan dhe Hysen. Lutuni për ta që të takojnë Mesian e gjallë (Veprat e Apostujve 7:56 dhe 9:1-5).
- Miliona iranianë dhe irakenë përkujtojnë çdo vit vdekjen e Hysenit. Ndonjëherë ka rreth 7-8 milion pelegrinë që vizitojnë Karbalanë gjatë kësaj periudhe. Shumë burra Shi’ do të presin dhe rrahin trupat e tyre, duke derdhur gjakun në kujtim të Hysenit. Një thënie e njohur Shi’ na thotë: “një lot i vetëm i derdhur për Hysenin lan me qindra mëkate”. Lutuni që besimtarët Shi’ në Irak dhe Iran të mund të kuptojnë vlerën e gjakut të Jezusit (1 e Pjetrit 1:18-19).
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=966









I nderuemi Mu(s)li, po me pelqejne shume argumentet tueja, vec diku me duket se keni gabuar, kur shkruani me lart se: “…te gjitha fete ne trojet shqiptare kane ardhur nga pushtuesit…”. Po, islami u perhap ne Shqiperi nga pushtuesit otoman, asht e sakte, po katolicizmin nuk e kane sjelle romaket, se katoliket e Ilirise jane me te hershem se katoliket e Romes. Cezari, romak ishte, qe s’lejonte perhapjen e kesaj feje.Kristianizmin e ka predikuar ne brigjet e Ilirise, e pikerisht ne Durres, Kosove, nje Apostull me emrin Pal ( 12 Letrat e Shen Palit Apostull)qe i perkiste popullit ilir . Kjo ka ngjare rreth viteve 60 pas Krishtit. Shen Pali nuk ishte pushtues, po ta perseris, por njeri si gjithe te tjeret.
te letra e drejtuar romakeve nga apostulli pal (15: 19) me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit,
pra miq te dashur ai solli ungjillin e krishtit dhe jo ndo nje lloji feje sepse krishti nuk ka fe njerezit kane fe jo perendia mik i dashur , per mendimin tim fete jane vegla ne duart e djallit per te ngaterruar njerzit dhe per ti mbajtur larg nga perendia ose sic jezusi i tha njerezeve fetare kur ishte ne toke ju pjelle neperkash ju jeni si varret te bardhe nga jashte dhe me gjithecfare papastertirash perbrenda juve as nuk hyni ne mbreterine time dhe as nuk i lini te tjeret te huyjne ju gjithmone i mesoni te tjeret me autoritet por per vete kurre nuk arrini ne njohjen e se vertetes, krishti ju clirofte nga format fetariste ne trurin tuaj
ckemi albkristian
Pershendetje Flori.
pershendetje Agim! disa shqiptar nuk e kuptojn diplomacin,per ate mir qe e ke shkru ne shul Shqip si thot populli.disa Shqipetar ketu siper me shum paskan lexu per histori te importuar se te veten,sepse dihet si qen mardhenjet me armikun shekullor.por si e ceka siper disa jen viktima te rrymave te ndryshme qe mundohen te bejn vetem pluhur pa asnje te mir…Shendet Shqipetarve
Ju qe mu po me quani MU(S)LI prap po ju drejtohem per gjerat qe nuk keni dituri po pse flitni pse apo ti qe edhe emrin nuk e paske shqiptar emri im i vertet eshte FLAMUR dhe mburem qe e kam kete emer dhe i takoj flamurit te kombit shqiptar po ti more zotri pse e tregon injorancen tende me kto gjanash a mendon qe je ma shqiptar se un jo kuren e kures dhe nese ke diqka per te then thuje ne baz te argumenteve e jo ne baz te hamendjeve tua
O ti i nderuar a po mendon se keto shprehje nuk po e paraqesin kulturen tuaj une jam i bindur se MESIA nuk ju ka udhzuar qe ta fyni tjetrin pa pasur argumente dhe sa per imformimimin tuaj dhe te gjithe te tjerve qe e lexojn kete faqe po ju lus qe mos ta perziejm temat fetare me ato kombtare sepse o zotri i nderuar nuk ka mundur as nje pushtus te na ndaj ne baza fetare e te luftojm shqiptari shqiptarin po mos qo uje ne mulli te shkijeve se nuk ju ka mbetur tjeter vetem qe aty te na perqajn e te na ndajn
TI si njeri qe perpiqesh ti drejtosh njerzit ne fen tende e une ne timen po te lus ty dhe te tjeret qe ti largoni thashethemet e tju ktheheni argumenteve per ne fund po te trgoj o i nderuar se kur ka qen koha e luftes i jam pergjigjur dhe jam i lumtur qe kam qen ushtar i UCK dhe i jam pergjegjur siq ka then i nderuari GJERGJ FISHTA QE PER ZOT E TROJE TE VETA NUK U DHIMET GJAJA AS JETA
NESE NUK TE MJAFTON ME KAQ TE SHKRUAJ PRAP PO JAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR
Sa shume pajtohem me mendimin e Mentorit. Nje ajet Kur’anor thote: Dini (menyra e jeteses) e vetme e pranuar te Allahu eshte Islami. Islam dmth nenshtrim me vullnet ndaj urdherave te Zotit. Dmth menyra e jetes e jo feja. Perderisa nje fe rregullon tere sistemin jetesor te njeriut mund te quhet dinë (menyre e jeteses), por une jam i hutuar sepse une shoh qe asnje fe e krishtere nuk ofron zgjidhjen e problemeve per qdo aspekt te jetes sikurse Islami. Prej gjerave me te imta deri te ato me te medha, per te gjitha ofron zgjidhje. Prej anes shpirterore deri te ajo materiale, prej individit deri te njerezimi ne pergjithesi, etj. Nese e kam gabim ju lutem me bindni ndryshe por vetem me fakte ne baze te librave tuaj te shenjte, jo me filozofi te ndryshme. Ju falemnderit.
Endrit, me vjen keq te te them qe nuk e njeh mire besimin e krishtere dhe per kete mbase nuk eshte plotesisht faji yt. Bibla nuk ka ardhur qe te sherbeje si enciklopedi me rregulla specifike per cdo problem, por si udhezues me parime per zgjidhjen e cdo problemi ne jete. Serish, me keqardhje me duhet te te te them qe kjo eshte ceshtje mungese njohurish mbi besimin e krishtere.
Pa me trego te lutem si e rregullon Bibla juaj qeshtjen e tregtise, ekonomise dhe shkences? Ju lutem vetem me citime nga Bibla qe te bindem tamam. Ju falemnderit.
Pershendetje Endrit,
me pelqen qe ke pyetje dhe ben perpjekje per te gjetur pergjigje , por mbi te gjitha me pelqen qe ke guxim te pranosh qe je i hutuar dhe nuk sheh qarte!!!
Pa hyre ne detaje per te sqaruar mbi Besimin, Fene dhe Krishterimin etj etj;
do te doja te ngrija vetem NJE PYETJE, qe ne fakt ti vete e ke prekur kur thua qe besimi Islam ju meson “ta nenshtroni veten me vullnet ndaj urdherit te Zotit ” – citimi juaj, ok?
Atehere pyetja ime eshte kjo: Si ju NENSHTRON ME VULLNET PERENDIA juaj TI DONI ARMIQTE TUAJ? A ndodh qe ju meson ti DONI ARMIQTE dhe SI NDODH KY PROCES NE BESIMIN TUAJ? Cila eshte pergjigjia e sakte ne Kuran?
Zoti te bekofte shume fare! Uroj te komunikojme se shpejti