Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » Ramazani: Dëshmi nga Afrika Lindore

Ramazani: Dëshmi nga Afrika Lindore

Afrika LindoreZejnuba është një vajzë afër të tridhjetave e cila është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo u rrit në Afrikën Lindore, në një zonë ku Myslimanët jetojnë në një komunitet të afërt pa pasur shumë kontakte me jo-Myslimanë. Kur e mbaroi shkollën e mesme, ajo erdhi në kryeqytet për të ndihmuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Ngaqë xhaxhai i saj nuk e mbështeste dot financiarisht për të vazhduar më tej studimet, ajo ishte e lumtur ta pranonte një mundësi për të bërë studime në kompjuter në shtëpinë e një familjeje emigrantësh Kristianë. Ndërsa po i njihte më mirë këta njerëz, Zejnuba u befasua kur e kuptoi se këta besimtarë në Mesian ishin miqësorë dhe e pranuan atë, krejt ndryshe nga sa kishte pritur ajo. Ata luteshin përpara vakteve dhe kishin një stil jete pozitiv. Në muajt në vijim, ajo nisi të studionte për besimin e këtyre besimtarëve.

30 ditet e lutjes per boten muslimaneKur familja e saj u bënë të vetëdijshëm për interesimin e saj të ri te Mesia, ata e morën në shtëpinë e tyre dhe u përpoqën t’ia forconin besimin e saj Islamik. Zejnuba iu iku nga shtëpia dhe u kthye sërish në kryeqytet, megjithëse autobusi iu bllokua dhe tani ajo kishte frikë se do t’i duhej të qëndronte në shtëpi. Në këtë situatë të dëshpëruar, ajo iu lut Perëndisë për ndihmë, për herë të parë në emër të Jezusit. Pas një momenti, autobusi vazhdoi udhëtimin e tij. Kjo përvojë i bëri përshtypje të thella asaj.

Në kryeqytet ajo vazhdoi të mësonte për Mesian, gjë që përfundimisht e shpuri në një ballafaqim dekurajues me të afërmit të saj, kur ajo nuk e pranoi një martesë me mblesëri. I dukej sikur jeta po i merrte fund. Atë e shqetësonin shumë pyetje: “Çfarë do të më ndodhë mua? A do të martohem ndonjëherë me një burrë?” Miqtë e saj Kristianë e inkurajuan që t’i besonte Jezusit i cili kishte një plan të mirë për të. Ajo u përgjigj pozitivisht dhe i besoi Mesias. Stili i jetës dhe lutjet e miqve të saj besimtarë e bindën që ta ndiqte Jezusin, ndonëse kjo u shoqërua me mohimin e familjes së saj. Për një farë kohe, ajo pati dyshime për vendimin që kishte marrë, ndonjëherë vazhdonte të bënte lutje Islamike natën. Pas një viti, Zejnuba u pagëzua. Kjo solli një ndryshim të rëndësishëm pasi, vetëm pas pagëzimit të saj, ajo e kuptoi me të vërtetë ungjillin. Më në fund, ajo e kuptoi se çfarë kishte bërë Jezusi për të. Sot Zejnuba ka një bashkëshort besimtar dhe ata që të dy i shërbejnë Zotit.

Myslimanët në Krahinën Afrikano-Lindore

Vendi Popullsia Total (Milionë) Popullsia Myslimane
Burundi 9.5 780,000
Komoros 0.75 725,000
Xhibuti 0.73 750,000
Eritrea 5.6 2,300,000
Etiopia 85.2 28,100,000
Kena 39 3,900,000
Madagaskar i 20.65 1,440,000
Malaui 15 1,920,000
Mayotte 0.21 200,000
Mauritus 1.3 220,000
Mozambik 21.6 3,980,000
Reunion 0.8 20,000
Ruandan 10.7 420,000
Seyshelles 0.1 1,000
Somalia 9.8 9,700,000
Tanzania 41 14,350,000
Uganda 32.3 3,870,000
Zambia 11.8 1,790,000
Zimbabve 11.4

130,000

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1544

Posted by on Sep 2 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes