Home » 30 Ditët (2009), Përfshihu » Ramazani: Dëshmi nga Afrika

Ramazani: Dëshmi nga Afrika

Timo, në Darfur

30 Ditët (2009)

30 Ditët (2009)

Ju as do t’ju shkonte ndonjëherë nëpër mendje që ai është dikush i thirrur nga Perëndia për të arritur popullin e tij. Ai ngjan si çdo i ri tjetër sudanez . . ha si gjithë të tjerët, lëviz rreth e rrotull me transportin si gjithë të tjerët, madje edhe mban të veshur “jalabiyya-n” tradicionale myslimane si shumica e myslimanëve në Darfur. Por Timo është një dritë në errësirë. Ai u sjell Ujin e Gjallë njerëzve në një tokë të thatë e të vështirë. Ai po i afrohet dhe po i arrin njerëzit në këtë zonë të shkatërruar nga lufta.

Kampet e refugjatëve zënë milje të tëra rreth kryeqytetit të Darfurit. Shumicën e ditëve, Timo zgjohet herët dhe përgatit diçka për të ngrënë me shokun e tij të shtëpisë Abdo. Ai tërheq “jalabiyyan” e gjatë dhe të bardhë nga koka dhe vendos “tagiyya-n” e vogël të bardhë mbi kokë. Ai shkon në stacionin e autobusit bashkë me shumë të tjerë, pret një kohë të gjatë që të vijë autobuzi i duhur dhe pastaj paguan disa monedha të çmuara për udhëtimin e tij në cep të qytetit. Autobuzi zbrazet në portat e mbikqyrura nga rojet e kampit të refugjatëve. Njerëzit hyjnë e dalin, shumë prej tyre ndalohen për t‘u marrë në pyetje ose për t‘u kontrolluar. Nëse Timo do të ishte i bardhë, ai do ta kishte të vështirë t’i kalonte sigurimit.

Nëse ai do të deklaronte që po sillte mesazhin e Ungjillit brenda mureve te kampit, ai me siguri nuk do të lejohej të hynte. Por Timo përzihet me turmën dhe futet drejt e brenda . . . dhe askush nuk mund ta shohë Biblat që ai mban nën veshjet e tij të gjëra.

Ai ka ardhur të dishepullizojë besimtarët në kamp. Ai e bën këtë udhëtim sa më shpesh që të mundet për t’u takuar me besimtarë të rinj, të cilët nuk kanë mënyrë tjetër për të mësuar fjalën e Zotit. Për shkak të këtij shërbëtori të bindur e të përulur sudanez të quajtur Timo . . . drita po përhapet midis të humburve në Darfur.

Jouma

“Unë praktikoja myslimanizmin kur besova në Jezusin, Mesian, në qershor të vitit 1999. Isha gjithashtu i martuar, por gruaja më braktisi për shkak të përndjekjes që solli kthimi im në Mesian. Familja ime e madhe, gjithashtu, e inkurajoi gruan time të më braktiste, të më linte dhe të më konfiskonte gjithë ato që zotëroja”. “Pastori im u përpoq që gruaja ime të kthehej, por ishte e kotë. Unë i qëndrova besnik Perëndisë pavarësisht nga këto ngjarje dhe kërcënimeve të tyre. Disa njerëz madje u përpoqën të më mbanin larg takimeve të adhurimit, tek të cilat unë mund të merrja pjesë vetëm pasi të ecja në këmbë 7 kilometra nga fshati im. Së fundmi, m’u desh të largohesha nga familja ime për tre muaj me qëllim që të forcohesha dhe inkurajohesha në besimin tim. Tashmë jam bërë pastor”.

Laouali nga Nigeria

“Unë isha mysliman dhe shkova në një shkollë për Kuranin në Kano, Nigeri për tre vjet. Madje studiova dhe historinë e Jezusit nëpërmjet disa referencave në Kuran. Kur u ktheva përsëri në shtëpi nga studimet fillova të kisha marrëdhënie me disa të krishterë, që praktikonin besimin e tyre. Babai dhe vëllezërit e mi filluan të kishin dyshime për mua dhe dëshironin të më dërgonin përsëri tek drejtuesi i shkollës së Kuranit. Por kur unë refuzova të shkoja, drejtuesi i shkollës erdhi tek unë. Familja ime më premtoi se do të më jepte para për të ngritur biznes dhe madje edhe një martesë nëse unë do të prishja të gjitha marrëdhëniet me besimtarët në Jezusin, por unë nuk i dëgjova ata. Ngaqë kisha parë filmin “Jezus” unë mendova se madje mund t’i mashtroja të krishterët si një lloj “agjenti sekret” për Islamin, por në fakt takova vetë Mesian. Familja më nxori nga shtëpia dhe disa besimtarë me kënaqësi më morën në shtëpinë e tyre për një vit të tërë, derisa shkova në një shkollë biblike. Tani jam pastor”.

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=893

Posted by on Aug 30 2009. Filed under 30 Ditët (2009), Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes