Ramazani: Gra në situata të vështira
30 Ditët (2009), Përfshihu Sunday, September 6th, 2009E martuar me një mysliman në Kanada
Shikoni: 1 Pjetrit 3:1-2.
Çdo ditë unë zgjohem pranë burrit me të cilin u martova. Ai është një mysliman dhe unë jam një ndjekëse e Jezusit. Kur ne vendosëm që të martoheshim, asnjëri prej nesh nuk e praktikonte besimin e vet, kështu që ishte një vendim i thjeshtë. Në fakt, besimet tona dukeshin të ngjashëm në shumë mënyra dhe ai më kishte bindur që ata ishin me të vërtetë të ngjashëm. Pavarësisht se unë e dija që isha martuar me një mysliman, vendimi i tij për të fi lluar të ushtronte besimin e tij (vetëm një vit pasi u martuam) ishte një habi e madhe për mua. Kjo gjë e prishi tërësisht ekuilibrin që kishim në të jetuarit me besimet tona në një mënyrë shumë formale.
Sëbashku me zemërimin ndaj tij, unë gjithashtu ndjeva inat që rritej ndaj fesë së tij që mesa dukej po më vidhte bashkëshortin tim të dashur, të kujdesshëm dhe po e zëvendësonte atë me dikë që ishte i fokusuar tek rregullat dhe ritet e pamëshirshme. Marrëdhënia jonë romantike po vuante shumë.
Zbatimi i rregullave nga ana e burrit tim ndikon thellë në jetën time. Për shembull, gjatë Ramazanit është shumë sfiduese, sepse ai nuk do të më prekë gjatë gjithë ditës. Kjo është e vështrë për mua sepse unë e shoh martesën si një shprehje të hapur, të gjallë, plot jetë të dashurisë dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit. Ndonjëherë, shprehja fi zike nevojitet të thotë atë që fjalët nuk munden ta thonë.
Malika në Azinë Qendrore
Bashkëshorti i Malikës, që ishte i përfshirë në aktivitete kriminale, u vra. Malika mbeti e vetme me katër fëmijët e saj për një farë kohe. Më pas, ajo takoi disa besimtarë dhe besoi tek Krishti. Meqënëse e gjithë familja e saj ishte myslimane, Malika dhe fëmijët e saj u nxorrën jashtë prej shtëpisë kur familja e saj mësoi për zgjedhjen e saj për Jezusin. Ajo humbi gjithçka që kishte.
Ajo nuk kishte më një vend për të jetuar, asnjë mënyrë për të fi tuar para. Dy nga fëmijët e saj ishin të sëmurë. Njëri që ishte 12 vjeç kishte nevojë të përditshme për të marrë mjekim për zemrën. Malika e ruajti besimin e saj dhe familja e saj e re e ndihmoi që t’ia dilte mbanë këtyre problemeve.
Asha në SH.B.A
Unë pyeta një mike somaleze që të më tregonte për pazarin në Mogadishu, kryeqyteti i Somalisë. Ajo filloi të më tregonte për tingujt dhe pamjet që mbante mend nga ditët e bukura që kishte kaluar në Somali dhe për njerëzit, që ajo do të vraponte për t’i takuar në pazar. Unë e pashë në sy dhe i thashë: “Asha, do më pëlqente ta vizitoja ndonjë ditë vendin tënd bashkë me ty”. Ajo i mori duart e mija në të sajat dhe sytë iu mbushën me lotë. Ajo nuk po qante sepse unë kisha thënë diçka sentimentale. Ajo ishte plot me trishtim ndërsa më tha: “Mikja ime, Somalia e kujtimeve të mia nuk ekziston më” (Shikoni artikullin në Ditën 14).
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=953








ky website duhet te jete paqesor,e ne fakt ky shkrim nuk eshte aspak i tille..
duhet te jeni shume te sigurte se probleme te tilla ndodhin edhe me fete e tjera..pra do ishte me edukative nga ana juaj nese ju do ta hiqnit nje shkrimte tille provokativ..
ciao
Pershendetje meteor,
faleminderit per reagimin. Te jeni i sigurt qe ky shkrim nuk eshte vendosur per arsye armiqesore, pasi sic thate edhe ju problemet te ndryshme ndodhin edhe me fete e tjera, por une jam i bindjes qe shkrimi perpiqet qe te percoje me realizem nje realitet konkret per jeten e grave qe pershkruan.
pershendetje elvis
si duket qashtja e ksaj veb faqe qenka provokimi fetar po me duhet te tregoj se eshte shekulli 21 nuk ka kohe per provokime por per hulumtimin e ruges se drejt si nepermes shkences edhe teologjis e te cilat qart te qojn ne besimin ne nje zote
largoju provokimit e perqedroju shpetimit sepse; ruga e drejt qart dallohet nga e shtremta:;
Miku im ka shpetim edhe per ty. Vec hap syte e lexo me kujdes. Ky shkrim nuk eshte per provokim, por mbase eshte nje realitet qe ty nuk te pelqen ta pranosh e as ta konsiderosh.
Miku im i dashur nese dikush ka nevoj per shpetim je ti aj qe ka nevoj per shpetim.LEXO MESO STUDIO NE RUGEN E ZOTIT TEND I CILI KRIJOJ GJDO GJE lexoj ajetet e qarta te cilat te tregojn rugen e shpetimit te njje zote qe eshte SOVRAN DHE ABSOLUT e jo tu drejtohesh (tre zotave) se kam frik se do te kete mos marveshje ne mes tyre se cili ta plocoj deshiren i pari.
Nese deshiron dijalog atehere pergjigju ne menyr te kulturuar e mos e sulmo ISLAMIN ATA ME GOJET E TYRE MUNDOHEN TA SHUAJN DRITEN E ALLAHUT PO DRITA E ALLAHUT ESHTE ME E FORT ESHTE DRITE MBI ERESIRAT
E sa per vuajtjet e njerzve te konvertuar ne fete tjera nuk ka dyshim se ka shum njerez qe kane dal nga feja krishtere e vuajn ta praktikojn fene q u pelqen sepse mik i dashur ne nuk po jetojm ne hene por ne toke dh e dim se si jetohet.Per sa i perket perendimit qe jane liberal dhe jo te dhunshem ndaj feve tjera eshte se ata vetem me emer jan te krishter dhe kete e kane shkaktuar vete prijsat e juj me kohen e mesjetes dhe inkuizicionit.
nuk kam per qellim fyrjen e as kujt sepse nuk me lejohet ta fyej askend por nese je i interesuar atehere prediko ne te mir te fese tende pa e fyer fene tjeter
sepse ne kemi fene ton e ju tuajen
dhe te ftoj per bised te hapur pa fyerje e ta deshmojm se cila eshte ruga e drejt
Miku im ne mund te biem dakord qe tani qe mos te biem dakord per bindjet tona. Dukshem, une nuk kam interes te bej debat me ju dhe as t’ju ofendoj, nese kjo eshte pershtypja juaj. Ca gjera ekzistojne dhe jane ashtu sic jane edhe pa dashjen tone. Nuk po mohoj qe ka persona qe nuk jane te krishtere qe vuajne, por historia ne fjale eshte ajo qe eshte, pertej interpretimeve apo deshires tuaj apo time.