Ramazani: Ungjilli dhe kultura
30 Ditët (2009), Përfshihu Thursday, September 3rd, 2009
30 Ditët (2009)
Ndërkohë që ndryshimet midis të krishterëve dhe myslimanëve janë domethënëse, ndonjëherë ndryshimet kultorore mund të jenë burime edhe më të mëdha keqkuptimi dhe mosbesimi. Perspektivat e ndryshme mund te jenë gjithashtu mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri.
Ndryshimet kulturore mund të frenojnë ose shtojnë aftësinë tonë për të shpallur Krishtin, si dhe aftësinë e një myslimani për ta marrë mesazhin tonë. Më poshtë gjendet një listë e disa ndryshimeve themelore midis kulturës perëndimore dhe shumë kulturave afrikane dhe orientale islamike. (Këto karakteristika janë përgjithësime. Mund të ekzistojnë shumë përjashtime në vende dhe krahina të ndryshme):
Shoqëritë perëndimore:
- Individualizmi, inkurajohen pavarësia dhe iniciativa
- Të orientuar nga ora (koha e saktë, për shembull: një njeri mbërrin në kohë)
- Të orientuar drejt së ardhmes (shohin mundësitë dhe parashikojnë problemet)
- Të orientuar nga performanca (aftësia dhe kryerja e gjërave janë të rëndësishme)
- Liri për të shfaqur dobësi
- Marrëdhënie barazie / Komunikim i drejtpërdrejtë
- Të orientuar nga të menduarit analitik / koncepti
Shoqëritë afrikane dhe orientale islamike:
- Të orientuar drejt komunitetit / grupit
- Të orientuar prej ngjarjeve (kohët e përgjithshme, për shembull: mbërritje kur ndodh një ngjarje)
- Të orientuar nga e tashmja (shijon të tashmen, ndërmerr veprime kur kriza thellohet)
- Të orientuar nga statusi (klasa, mosha, familja dhe reputacioni janë të rëndësishme)
- Frikë për të treguar dobësi ose për të pranuar dështimet (kultivimi i turpit)
- Komunikim indirekt (përpjekje për të mos ofenduar apo çnderuar)
- Të orientuar nga të menduarit integrues / përvoja / rrethanat
Pyetje të thjeshta
Një ndryshim i vërtetë midis normave kulturore të pranuara perëndimore dhe islamike mund të gjendet në një bisedë të thjeshtë. Në shumë shoqëri islamike një burri nuk i lejohet që të pyesë për bashkëshorten e një burri tjetër në një bisedë të drejtpërdrejtë. Një person mund të pyesë se si po shkojnë gjërat “në shtëpi”, në vend që të pyesë drejtpërdrejt: “Si është gruaja juaj?”. Në disa kontekste kjo gjë mund të konsiderohet si jo korrekte, e paedukatë, madje edhe si diçka e dyshimtë kur një burrë pyet drejtpërsëdrejti për bashkëshorten e një burri tjetër, edhe nëse këta dy burra janë miq.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=2231







