Home » 30 Ditët (2009), Përfshihu » Ramazani: 26 Gusht 2009 – Dita 5

Ramazani: 26 Gusht 2009 – Dita 5

Abdullahu dhe Emineja, Prindërit e Muhamedit

30 Ditët (2009)

30 Ditët (2009)

Dihet pak për jetën e prindërve të Muhamedit. Babai i Muhamedit, Abdullahu, jetoi nga viti 545-570 Pas Krishtit. Emri i tij i plotë ishte Abd Allah ibn Abd al Muttalib. ‘Allah’ është fjala që përdoret për Perëndinë në arabisht. Abd Allah do të thotë “shërbëtor ose skllav i Zotit”. Abullahu vdiq 6 muaj para se të lindte Muhamedi. Nuk dihet kur ka lindur nëna e Muhamedit. Emri i saj do të thotë “e besueshme ose besnike”. Thuhet që Emineja, e mori Muhamedin dhe e çoi për të vizituar dajat e tij të një fisi an-Najjar, në Medinë. Ajo vdiq rrugës ndërsa po ktheheshin për në Mekë, kur Muhamedi ishte vetëm 6 vjec dhe e la atë jetim. Muhamedi shkoi të jetonte me gjyshin e tij dhe me pas me xhaxhain e tij.

Kërkesa Lutje:

  • Lutuni për miliona Abdullahë dhe Emine që jetojnë sot në botë, që ata do të zbulojnë Mesian.
  • Lutuni që Abdullahët të mund të zbulojnë lirinë e vërtetë si shërbëtorë të Mbretit të vajosur të Perëndisë, Jezusit.
  • Lutuni për çdo grua që quhet Emine, që të mund të zbulojë se Jezusi është Ai që është më besniku.

Shënime: Myslimanët në përgjithësi besojnë që Muhamedi është pasardhës i Abrahamit dhe Ismaelit. Gjyshi i tij ishte roje i Qabesë në Mekë (fotot). Muhamedi kishte më shumë se 10 gra dhe konkubina pas vdekjes së Kadijahs (pa ndonjë pasardhës tjetër natyral). Tre “bija” të tjera jetuan në shtëpinë e Khadijas me Muhamedin. Mesa duket, ato ishin nga një martesë tjetër e Khadijas ose mund të ishin fëmijët e motrës së saj. Eshtë e pamundur të jesh i sigurt për këto.

Komunitetet fetare në botë në numra:

  • Budistë: 376 milion
  • Fe tradicionale kineze: 400 milion
  • Animistë/Fe të fiseve afrikane/të tjera: 450 milion
  • Hinduistë: 900 milion
  • Laikë/Ateistë: 1.1 miliard
  • Myslimanë të të gjitha llojeve: 1.45-1.5 miliard
  • Të Krishterë nga të gjitha denominacionet në të gjithë botën: 1.6-2 miliard

Kombet më të populluara nga myslimanë:

Indonezia 207 milion
Pakistani 160 milion
India 145 milion
Bangladeshi 132 milion
Egjipti 70 milion
Total 714 milion

Dëshmi nga Indonezia

Jezusi në vendin e punës: Ahmeti:

Jezusi premtoi: “Sepse kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam midis tyre“ (Mateu 18:20).

Në fakt, shumë myslimanë, ndjekës dhe besimtarë në Jezusin, po përjetojnë praninë e Tij ndërsa mblidhen nëpër shtëpi në emrin e Tij. Kohët e fundit mësuam nga mikja dhe punonjësja “Jasmina“ që Jezusi është i pranishëm gjithashtu në vendin e punës, në fusha dhe në tregjet e fermerëve! “Ahmeti“ është një besimtar në Jezusin, i cili u pagëzua disa muaj më parë (në vaskën prej çimentoje të një banje të ngushtë). Ndonjëherë ai punon në projekte ndërtimi ose në fusha ku pronari i tokës ka nevojë për një krah pune tepër. Në muajt e fundit, Ahmeti ka patur kohë të lirë të vizitojë fushat e orizit pranë shtëpisë së tij. Aty midis fushave të orizit ai ka bërë miq dy punëtorë me mëditje dhe i ka ftuar ata të tregojnë histori personale dhe të luten me të. Ai iu lexon atyre me zë të lartë nga tekste të fotokopjuara të Shkrimit dhe i jep shpjegime. Herët, kur u njoh me këta dy burra, Ahmeti u shpjegoi atyre pse ai lutej në emrin e Jezusit, Mesias. Tani të tre takohen në emrin e Jezusit rregullisht. Jezusi është me Ahmetin ndërsa ai i viziton këto fusha, pasi vetë Jezusi i premtoi dishepujve të Tij: “Unë jam me ju, gjithnjë“.

Jezusi në vendin e punës: Aishja:

“Aishja„ është një besimtare tjetër në Jezusin, e cila zgjohet herët për të shitur peshk në tregun lokal. Lutjet që sollën bekim të biznesit të saj ishin ato që e tërhoqën atë fillimisht tek Jezusi. Tani ajo me besnikëri merr pjesë në një grup ndjekësish të Jezusit që mblidhen nëpër shtëpi. Mbledhjet janë të thjeshta: Lexohen shkrimet, ndahen histori dhe ofrohen lutje për njëri-tjetrin. Në fillim të këtij viti Aishja vendosi që mund të fillonte një takim të ngjashëm . . . në treg! Kështu që shumicën e pasditeve të vona, kur tregu ka rënë në qetësi, ajo mbledh edhe 6 veta të tjerë. “Ne jemi krijesa e Perëndisë“, thotë ajo. “Të ndajmë me njëri-tjetrin dhe të lutemi sëbashku do të na ndihmojë të qëndrojmë më pranë Perëndisë“. Në javët e fundit ky grup është kënaqur duke lexuar nga Zanafilla dhe nga jeta e Jezusit. Jezusi është me Aishen ndërsa ajo i do të tjerët në emrin e Tij. Ndërsa me guxim Aishja dhe Ahmeti shpallin autoritetin dhe bekimin nëpërmjet Jezusit, Mesias, ata po shohin Mbretërinë e Zotit të ndërtohet në vende ku njerëzit mblidhen natyrshëm. Faleminderit, Zot!“.

Dihet pak për jetën e prindërve të Muhamedit. Babai i Muhamedit, Abdullahu, jetoi nga viti 545-570 Pas Krishtit. Emri i tij i plotë ishte Abd Allah ibn Abd al Muttalib.

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=834

Posted by on Aug 25 2009. Filed under 30 Ditët (2009), Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes