Rrenjet e Islamit…

Shpesh te krishteret bejne pyetje si keto: “A kane myslimanet njohuri per Perendine? A eshte Allahu i njejti perendi me ate qe adhurojme ne?” Ketyre pyetjeve u jane dhene pergjigje te ndryshme. Shume veta kane këmbëngulur se Allahu eshte nje perendi i rreme dhe se eshte mjaft i ndryshem nga Perendia dhe Ati i Jezus Krishtit. Te tjeret nuk kane qene aq te gatshem per ta marre kete pozicion. Eshte e qarte se fillimet e Islamit jane me te nderlikuara se sa eshte kuptuar zakonisht.

Islami ka te pakten shtate fillime te ndryshme qe lidhen me njeri-tjetrin:

(1)   Besimet shpirterore arabe te verteta e te rreme qe dolen gjate mijera viteve: Shume prej ketyre besimeve dolen nga paraardhesist e arabeve. Ketu perfshihet Joktani, i cili kishte jetuar para Abrahamit (Shih Zanafilla 10:26-29), si dhe Ishmaeli dhe gjashte bije te tjere te Abrahamit, pervec Isakut (Zanafilla 25:1-5). Disa arabe te quajtur “hanife”, i ndoqen keto tradita monoteiste me nga afer se sa popullsia e pergjithshme e Mekes.

(2)   Ndikimet e ndryshme te Judenjve: Nje numur i konsiderueshem Judenjsh jetonin ne Arabi ne kohen e Muhamedit. Mund te shihet lehte nga Kur’ani, nga shkrimet e Judenjve dhe nga jeta e Muhamedit se besimet, qendrimet dhe veprimet e Judenjve e ndikuan Muhamedin edhe pozitivisht, edhe negativisht.

(3)   Ndikimet e ndryshme kristiane: Disa kristiane jetonin ne Meke dhe ne Medine gjate jetes se Muhamedit. Duket se shume prej tyre nuk ishin shume te shenjte, ose ortodokse ne besimet e tyre dhe / ose praktikat e tyre. Po ashtu mund te kete pasur te pranishem edhe nje numur besimtaresh kristiane te vertete. Nje kristian i supozuar, qe ishte i aferm i gruas se Muhamedit, Kadija, madje e inkurajoi Muhamedin si profet.

(4)   Ndikimet nga shpirtrat dhe paganizmi

(5)   Ndikimet nga Zoroasterizmi Persian [Shen: i perkth. Zoroasterizmi eshte feja e themeluar nga profeti Pers Zoroasteri]

(6)   Ndikimet qe erdhen nga karakteri, personaliteti dhe zgjedhjet morale te Muhamedit.

(7)   Zgjedhjet morale dhe kulturore te myslimaneve te hershem arabe pas vdekjes se Muhemedit.  Pervec kesaj, ashtu si e njohim ne sot, eshte formuar gjithashtu edhe prej 1400 vjetesh histori dhe prej nje numri te madh njerezish dhe kulturash ne disa kontinente.  Bazuar mbi kete komplet origjinash mund te thuhet se myslimanet (1) dine shume gjera te sakta per Perendine (2) ka shume gjera qe ata nuk i kuptojne per Perendine dhe (3) ka gjithashtu shume gabime dhe keqkuptime ne mendjet e tyre lidhur me Perendine e vertete.*

Nje shkrimtar kristian i ka pershkruar idete myslimane dhe pervojen e Perendise si vijon:

“Eshte njesoj sikur nje person qe ndodhet ne driten e dobet te agimit te shohe nje ndertese ne largesi. Ai e sheh ndertesen, e kupton qe ka vetem nje ndertese, por nuk eshte dot ne gjendje te tregoje nese eshte nje ndertese banimi apo nje fabrike. Ai eshte i sigurt qe ndertesa eshte njekateshe dhe eshte e ndertuar me tulla. Por kur afrohet me shume dhe e sheh ndertesen ne mes te dites, ai e kupton se ndertesa eshte prej guri dhe jo prej tulle dhe ne vend qe te kishte nje ka, ajo ka tre kate. Tani ai e njeh ndertesen per ate qe eshte ne te vertete.  Kur nje mysliman e sheh Perendine nen driten e papersosur te zbulesave Kur’anike dhe me arsyen e vet, ai e sheh fuqine dhe vullnetin e Perendise, por nuk e sheh dashurine e Perendise. Ai sheh unitetin e Perendise, por nuk sheh se ai eshte trinitet dhe unitet. Nje njohuri e tille e vertete per Perendine, eshte e mundur vetem kur dikush e sheh Perendine ne Birin e Tij, Jezus Krishtin.”


*Marre nga “Nje pergjigje e Kristianit per Islamin” nga Uilliam. M.Miller, Presbyterian and Reformed Publishing Co. 1976 (STL, reprint 1986, faqet 75-76)

Shenim: I gjithe materiali eshte marre dhe perdorur me leje te botuesit dhe nuk mund te perdoret pa lejen e tij “30-Ditet”.

Bookmark and Share

Postime të tjera me interes:

Postuar nga: admin on Oct 18th, 2007 dhe gjendet te: Apologjia, Islami. Ju mund ti ndiqni të gjitha komentet që bëhen te ky postim nëpërmjet shërbimit me: RSS 2.0. Ju mund të shkruani një koment nëpërmjet formës së më poshtme:

3 përgjigje for “Rrenjet e Islamit…”

  1. Besimi says:

    Qfar jane keto marrina qe thuani ore? Nuk mund ta besoj se ka keso njerez qe mbjellin urrejtje duke shpifur per nje fe tjeter, e qe eshte feja dominuese e bashkekombasve te tyre. Kinse predikoni dashuri ndersa mbjellni urrejtje. Kjo qenka formula e juaj per shpetimin e njerezimit, futja e perqarjes permes shpifjes?!! Zaten, kete e keni tradite qysh moti, ka diku permbi 1200 vite qe merreni me kete taktike te njejte, me mbjelljen e urrejtjes ne mesin e besimtarve tuaj ndaj feve tjerave, dhe ate kryesisht ndaj fese Islame. Dhe arma juaj kryesore eshte shtremberimi i fakteve dhe genjeshtrat e shpifjet me te paskrupullta qe ekzistojne. Por, fatkeqesisht Islami ka depertuar mu ne qender te juaj, ne Evropen e “krishten”, dhe mu atje eshte ringjallja kryesore e Islamit ne ditet e sotme. Driten e diellit nuk mund t’a shuani duke e mbuluar me dore, vetem veten e juaj e mashtroni kesisoj. Me mire do te ishte te mesoni me realisht fene Islame dhe te hulumtoni se qka eshte duke i mahnitur dhe magjepsur keta te krishten qe po konvertohen ne Islam.
    Ndoshta nuk e botoni kete koment por mjafton si informate per ju, qe ta dini se ka njerez qe i shohin dhe i verejn mire keto marrinat e juaja qe po i predikoni.
    Selam – paqe.

  2. Elvis says:

    Pershendetje Besim,
    une e kuptoj qarte poziten tende qe ky shkrim mund te kete gjera qe ty apo dikujt tjeter mund edhe mos t’i pelqejne, por nese ky shkrim i ka te hapura komentet eshte edhe me qellim qe njerezit te mund te diskutojne dhe te shprehin bindjet e tyre mbi ato cfare ne postojme. Do doja te thoja qe bie dakord me argumentat qe jep ti, por nuk e them dot pasi ti nuk po me prezanton me fakte te tjera qe hedhin poshte ato qe prezantohen ne kete shkrim, thjesht “shfryhesh” per ate qe nuk te pelqen dhe qe dukshem e mendon ndryshe. Une e vleresoj mendimin dhe merzitjen tende, por keto nuk sherbejne si argumenta per temen e ketij shkrimi.

  3. Pali says:

    Ne Evrop do perfundojn jo kr.si te tjeret para 70vitev nga A H

Shkruaj një koment