Sa na ndihmon teknologjia për ta lexuar më shumë Biblën?
A - Kryesoret, Jeta e krishterë, Materiale Wednesday, January 27th, 2010
Falë zhvillimeve në teknologji dhe internet sot mund ta lexosh Biblën ku dhe si të duash. P.sh. mund ta lexosh në internet në një numër faqesh gjithnjë në rritje, apo ta instalosh në kompjuter ku mund edhe të kërkosh për fjalë apo pasazhe specifike, apo ta vendosësh si program brenda celularit dhe ta kesh gjithnjë me vete, dhe sigurisht ta dëgjosh në versionin audio. Këto opsione janë të gjitha shumë të mira dhe të vlefshëm, por në fakt, përgjigja e thjeshtë është se kjo nuk mjafton pasi në thelb mbetet çështja e vullnetit dhe e dëshirës tonë individuale për ta lexuar dhe për të kaluar kohë me Fjalën e Perëndisë.
Unë personalisht kam kohë që nuk përdor një Bibël fizike, pra si libër, pasi Biblën që përdor e kam në disa formate elektronike ku e lexoj në internet apo në celular, por duhet të pranoj që kjo nuk e ka bërë më të fortë marrëdhënien time me të. Pra teknologjia nuk është se ka ndikuar aq shumë për ta përmirësuar kohën time me “Fjalën”, përkundrazi në ca aspekte më ka bërë më përtac.
Do isha shumë i interesuar të dëgjoja edhe opinionet apo eksperiencat tuaja në lidhje me teknologjinë dhe leximin e Biblës.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1106








vella i dashur.
ne nje full imertion ne nje kamping nje pastor nga Madrid po thoshte qe, njeriu memorizon 3-4% te asaj qe degjon, rreth 20% te asaj qe lexon dhe 60-70% te asaj qe vepron. mendoj se ka te drejte. eshte e vertete qe ndonje here do ishte e pelqyeshme te gjesh nje pasazh te Kantiku i Kantikeve (mora kete si liber qe nuk eshte se lexohet perdite:) ) me nje clic-im te 2-3fjaleve baze. por sa e vlefshme do te ishte qe ta kerkoje nga kapitulli 1. do na jepej mundesia te lexonim me shume gjera se sa vetem ajo qe kerkojme. ne nje liber qe kam lexuar, Historia manhitese e vellai Yun nen titulli; njeriu qellor, personazhi kryesor, Yun, ne moshen 16vjeçare arriti te kishte nje Bibel ne Chinen komuniste, dhe meqense Biblat atehere ishin shume te rralla, ( jo se tani atje kane ndryshuar shume gjera ), dhe me shume rrezik po te kapen ne dore me te, ky adoleshent, qe te ndante Fjalen e Perendise me bashkefshataret e tij vendosi ta mesonte permendesh, nga ungjilli i Mateut. ne takimet e tyre mblidheshin te gjithe dhe Yun fillonte te “recitonte” Biblen. per me pak se nje vit arriti ta memorizonte nga Zanafilla te Apokalipsi. ne kete liber thote qe, mbajtja mend permendesh e Bibles e ka ndihmuar shume, gjate diteve dhe neteve ne qelite e izolimit. te them te drejten per disa momente e pata “zili”. Jezusi thote qe ditet e fundit do te kete nje persekutim i te krishtereve si nuk ka patur e s’do te kete asnjehere tjeter. per kete Ati do i shkurtoje ato dite ( ungjilli Mateut ). sa do na ndihmonte te mos harronim ne asnje çast te gjitha inkurajimet qe ndodhen ne Bibel? hebrenjte ortodokse varin te buklet para fytyres 2-4 kutija te vogla, ku brenda shkruajne pjese te ligjit. si kuptim per ate qe Peredia i tha -ky liber i ligjit te rrije perpara teje dite e nate- . por neve na eshte dhene Shpirti i Shenjte dhe nuk kemi nevoje te varim ligjin perpara syve. Ai do na udheheqi ne te verteten, ne duhet te mesojme, dhe Shpirti do na udheheqi. praktikisht, ne duhet te bejme tonen, duhet ta mesojme e studjojme. kush eshte ai person qe pasi ti kene lene nje testament ku i trgohet trashgimia qe ka trasheguar (me falni per lojen e fjaleve) nuk do donte te dinte çdo hollesi te asaj qe ishte shkruar, me pika e presje? ne kemi trasheguar perjetesine, kemi trasheguar nje qytet, i teri i kulluar ne ar. ky dyert jane prej perle, ku shtyllat jane prej zafiri, rubini, smeraldi, dhe akoma me shume. si nuk do deshironim te dinim permendesh testamentin qe na eshte lene? nje testament i firmosur me gjakun e qenjgjit.
Perendia i dhente force popullit te tij.le te kenaqet Ai me ne dhe atehere do themi -gezimi i Zotit eshte forca jone-
Paqja e Zotit tone qofte me ne te gjithe.