Home » Aktualitet, Njoftime & Aktivitete » Seminar nga Crown Financial 17-19 Qershor

Seminar nga Crown Financial 17-19 Qershor

Të dashur vëllezër e motra,

Crown FinancialKemi mundësinë e veçantë të mirëpresim Kraun Fajnenshëll Ministriz (Crown Financial Ministries) në Shqipëri këtë qershor! Kraun Fajnenshëll ka pasion të pajisë njerëzit në gjithë botën të mësojnë, të zbatojnë dhe t’iu mësojnë të tjerëve parimet financiare të Perëndisë në mënyrë që ata ta njohin Krishtin në mënyrë më të afërt, të jenë të lirë t’i shërbejnë Atij dhe të ndihmojnë në financimin e Porosisë së Madhe.

Duam t’ju ftojmë të merrni pjesë në dy seminare të veçanta që ata do të mbajnë.

1. E mërkurë, 17 qershor, nga ora 18-21:00 pasdite: “Çfarë thotë Bibla për biznesin”

Vendi: Instituti “Jeta e Re”

Përshkrimi: Tradicionalisht shumë të krishterë kanë bërë një dallim midis thirrjeve shpirtërore dhe atyre laike në jetë. Biznesi konsiderohet pothuajse unanimisht si një veprimtari laike dhe disi inferiore ndaj “shërbesës” shpirtërore. Seminari “Çfarë thotë Bibla për biznesin” do të paraqesë idenë se thirrja e Perëndisë për dikë është gjithmonë shpirtërore, pavarësisht nga konteksti në të cilin ndodh. Ky seminar do të sigurojë një pamje të përgjithshme të urtësisë që Bibla përmban në lidhje me drejtimin e biznesit në mënyrën që dëshiron Perëndia, duke përfshirë edhe tema si zotërimi/pronësia, qëllimi, financat, integriteti dhe burimet njerëzore.

Ky është një seminar që bëhet në mbrëmje për këdo që është i përfshirë në biznes, që ka interes në biznes ose ka miq në biznes të cilët dëshiron t’i ftojë. Do të ketë edhe një koktej të vogël.

2. E enjte, 18 qershor dhe e premte 19 qershor, do të ketë një seminar të veçantë dy-ditor: “Çfarë thotë Bibla për paranë”

Koha: nga 9 a.m. deri 17:30 çdo ditë me një pushim nga ora 13:00-14:00 për drekë.

Kostoja: 500 lekë që përfshin shënimet e seminarit dhe një libër në shqip “Paraja jote llogaritet”. (Ose 200 lekë vetëm për seminarin).

Vendi: Instituti “Jeta e Re”

Përshkrimi: Në këtë kohë krize ekonomike mbarëbotërore askush nuk ka nevojë për dikë që t’i mbushë mendjen në lidhje me rëndësinë e menaxhimit të urtë të financave personale. Seminari “Çfarë thotë Bibla për paranë” do të japë një pamje të përgjithshme të mësimit biblik mbi tema si zotërimi/pronësia, puna, planifikimi, kursimi, borxhi dhe dhënia. Pjeësmarrësit do të kenë mundësi për të bërë pyetje dhe për të bashkëbiseduar, për të zgjidhur çështje praktike dhe për të parë material filmik përkatës.

**Ju lutemi (RSVP) na bëni të ditur nëse keni dëshirë të merrni pjesë në njërin apo të dy seminaret, sepse duhet të shtypim materialet (shënimet dhe librin) që më përpara. Nëse jeni drejtues kishe, ju lutemi lajmërojeni bashkësinë tuaj për këtë ngjarje dhe pastaj na ktheni përgjigjie sa më parë se sa vetë nga kisha juaj do të marrin pjesë.

Për pyetje ose përgjigjie (RSVP) ju lutemi na shkruani  në: [email protected] ose telefononi në: 069 400 1441 (Tammy Doçi).

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=625

Posted by on Jun 1 2009. Filed under Aktualitet, Njoftime & Aktivitete. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes