Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Shkalla e përndjekjeve 2010 – Përndjekjet nuk e ndalin dot përparimin e Ungjillit!

Shkalla e përndjekjeve 2010 – Përndjekjet nuk e ndalin dot përparimin e Ungjillit!

Besimi i krishterë po përhapet gjithnjë e më shumë në botë. Por aty ku Kisha rritet më shumë, përndjekja, po ashtu, vjen duke u rritur. Dhe këtë nxjerr pikërisht në dritë edhe Shkalla e re e Përndjekjeve e publikuar nga misioni i organizatës Dyer të Hapura. Kjo Shkallë, që publikohet çdo vit, klasifikon 50 vendet ku përndjekja ndaj të krishterëve është më e thellë. Ajo është e ndërtuar sipas kritereve që variojnë si qëndrimi i qeverisë, veprimet e dhunshme ndaj të krishterëve, liria e shprehjes…

Shkalla e Përndjekjes na tregon se situata në Amerikën e Jugut është përmirësuar : në Peru burgosen më pak të krishterë, në Kolumbi nuk vriten më shumë pastorë, dhe Kuba po e zvogëlon pushtetin e saj ndaj të krishterëve. Por kjo nuk ndodh kudo. Për shkak të përhapjes së fesë islamike në Azinë Qendrore, persekutimi është rritur, veçanërisht në Kirgistan, vend i cili për herë parë renditet në Shkallën e Përndjekjes.

Viti 2009 ka qenë në veçanti viti më i vështirë për Kishën në Somali, e cila renditet e 4-ta në Shkallën e Përndjekjes. Grupi terrorist islamik Al Chabaab kreu një shfarosje të vërtetë të krishterëve, me qëllim shkatërrimin e kishave të fshehta. Ngjarjet dramatike që ndodhën në Mauritani tregojnë në të njëjtën mënyrë një përpjekje për të shkatërruar Kishën e sapolindur formuar nga të krishterë vendas. Tashmë ky vend renditet në vendin e 8-të të vendeve ku të krishterët përndiqen më shumë, 10 vende më lart sesa vitin e mëparshëm.

Por, çdo ditë, shohim sesi Perëndia vepron në botë : vejushat në Nigeri arritën të falin vrasësit e burrave të tyre. Të krishterët në Irak mësojnë se si të ndërtojnë jetën e tyre pas stuhisë. Dhe ndërsa Koreja e Veriut mbetet përndjekësi më i madh në botë, të krishterët vendas luten për të patur rast të ungjillizojnë! Le të lavdërojmë Perëndinë ndërsa mbretëria e Tij po përhapet në botë dhe të vazhdojmë të lutemi për vëllezërit dhe motrat tona të përndjekura.

  • Le të falenderojmë Perëndinë për përparimin e Ungjillit në të gjitha këto vende të mbyllura.
  • Lutja është gjëja e parë që kërkojnë vëllezërit dhe motrat tona të përndjekura. Ndaj le të lutemi për inkurajimin e tyre dhe që të qëndrojnë të palëkundur pavarsisht nga përndjekjet.
  • Le të lutemi për mbrojtjen e të gjithë pjestarëve të organizatës Dyer të Hapura dhe për veprimet e saj në terren.

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1126

Posted by on Jan 27 2010. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes