Home » A - Kryesoret, Për profesionistët » Si të jesh mirënjohes kur të jesh në kohë të vështira?

Si të jesh mirënjohes kur të jesh në kohë të vështira?

Nga: Rick Warren

Çfarë bën kur ndodhesh përpara një situate që të ka dalë jashtë kontrollit? Ndoshta biznesi nuk po të ecën mirë, ke vështirësi financiare të ndjeshme apo ndoshta të është pleksur keqas situata jote personale… Çfarë të bësh, të fillosh të shqetësohesh?

Bibla jep disa këndvështrime interesante në lidhje me këtë dhe sugjeron që, në vend që të shqetësohesh, duhet të jesh mirënjohës: “Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh e përgjërimesh, me falenderim” (Filipjanëve 4:6).

Ta analizojmë pak këtë këshillë:

1. Mos u shqetëso për asgjë. Shqetësimi nuk i rregullon gjërat. Ai është një lloj “pemë pa kokrra”. Njerëzit nuk lindin me ndjesinë e të shqetësuarit. Kjo ndjesi merret gjatë jetës. Ndoshta e  merr nga prindërit. Nëse jo, atëherë mund ta marrësh nga shoqëria ose edhe nga përvoja jote personale. Megjithatë ky fakt në vetvete është pozitiv, po qe se ndjenja e shqetësimit është diçka e mësuar, prej saj edhe mund të ç’mësohemi. Jezusi thotë:“Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet” (Mateu 6:34).

2. Lutu për gjithçka. Përdore për lutje kohën që do të harxhoje për t’u shqetësuar. Po të luteshe me atë intensitet me të cilin shqetësohesh, atëherë nuk do të mbetej më hapësirë për shqetësimin. Disa mendojnë se Perëndia kujdeset vetëm për gjëra të tilla si p.sh. sa njerëz shkojnë në kishë dhe sa para dhurojnë ata për çështjet e besimit. Në fakt, Perëndia interesohet për gjithçka që nga taksat e makinës e deri tek dhimbjet e kyçeve. Kjo do të thotë se mund t’i drejtohesh Perëndisë për çdo problem që ke.

3. Për gjithçka falendero Perëndinë. Kurdoherë që të lutesh lutu me përgjërim e falenderim. Ekspertët e psikologjisë thonë se emocioni njerëzor më i shëndetshëm nuk është dashuria, por mirënjohja. Duke u mbushur me ndjenjën e mirënjohjes forcon imunitetin e organizmit tënd. Bëhesh më rezistent ndaj streseve dhe ndaj sëmundjeve. Njerëzit që janë mirënjohës janë të lumtur, kurse mosmirënjohësit nuk lumturohen kurrë. Ata janë gjithmonë të pakënaqur; asgjë nuk ua mbush syrin. Prandaj, në qoftë se ti ushqen në vetvete ndjenjën e mirënjohjes duke mësuar të jesh falenderues për gjithçka, streset e jetës do të të pakësohen dukshëm.

4. Mendo vetëm për gjëra të mira e të drejta. Nëse kërkon të pakësosh streset në jetë duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Mënyra se si mendon përcakton mënyrën se si ndjen, kurse mënyra se si ndjen përcakton mënyrën se si vepron. Prandaj, nëse dëshiron të ndryshosh diçka nga jeta, duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit.

Kjo kërkon një zgjedhje të vullnetshme  e të ndërgjegjshme të kanaleve të mendjes ashtu sikundër bëhet zgjedhja mes kanaleve të televizorit. Mund të zgjedhësh që të mendosh vetëm për gjëra të mira e të drejta duke u përqëndruar në Fjalën e Perëndisë. Po pse? Sepse shkaku themelor i stresit qëndron tek mënyra që ke zgjedhur për të menduar. Mendo pozitivisht dhe do t’i pakësosh dukshëm streset në jetë.

Atëherë kur nuk shqetësoheni më, atëherë kur luteni për gjithçka, atëherë kur falenderoni dhe atëherë kur ju fokusoheni në gjëra të mira e të drejta, apostulli Pal ju siguron se, “Paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus” (Filipjanëve 4:7).

Reflektim/ Diskutim/ Pyetje

  1. Cili është përgjithësisht reagimi yt instiktiv kur ndodhesh para problemesh të mëdha që kërkojnë t’iu japësh zgjidhje? Shqetësohesh dhe turbullohesh edhe kur e di se ke pak ose aspak gjë në dorë për zgjidhjen e tyre? Shpjegoje përgjigjen.
  2. Çfarë mendon për sugjerimin se, në vend që të shqetësohesh, përpiqu të lutesh për tejkalimin e vështirësive?
  3. Si mund të jetë  njeriu mirënjohës dhe falenderues  kur përballet me fatkeqësi, vështirësi dhe probleme të pazgjidhshme?
  4. Rekomandimi i fundit i Dr. Warren në lidhje me përballimin e momenteve të vështira është që të ndryshosh mënyrën e të menduarit dhe të adoptosh një mentalitet pozitiv. Të duket realist ky rekomandim? Pse, ose pse jo?

SHENIM: Nëse e ke Biblën dhe dëshiron të shohësh pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë, drejtohu si më poshtë:

Isaia 26:3, 41:10; 2 Korintasve 1:3-7; Hebrenjve 13:5-6; 1 Pjetri 5:7

Shërbim për komunitetin e
biznesmenëve të krishterë.
1 shkurt 2010

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1138

Posted by on Feb 1 2010. Filed under A - Kryesoret, Për profesionistët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes