Somali – Një adoleshente e rrëmbyer nga Islamikët
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Sunday, October 17th, 2010
15 shkurtin e kaluar, Anab Ghelle Hassan, një e krishtere e re somaleze 15 vjeçare u rrëmbye nga një grup ekstremistësh islamikë të Al-Chabaab-it. Që prej asaj kohe, prindërit e saj, pa asnjë lajm nga vajza e re, jetojnë në ankth.
Aded, babai i saj, mban mend se : « Anab-i ishte nisur për në treg. Që kur,morëm vesh se ishte rrëmbyer, u arratisëm edhe ne, sepse e dinim se do të vinin të kapeshin me ne”. Familja e Hassan-it ishte pjesë e një lëvizjeje të krishterë të nëndheshme në Dhusa Mareb, një qytet i vendosur në rajonin e Galgaduud-it, në qendër të Somalisë. Kjo e fundit njihej që mbikqyrej. « Pasi u survejuam për disa muaj rrjesht, militantët e Al-Chabaab-it dyshuan se ne ishim të krishterë, kur, ata nuk tolerojnë as edhe një fe tjetër përveç islamit. »
Rebelët e Al-Chabaab-it premtuan të eleminonin të gjithë të krishterët e Somalisë. Nëse ata zbulojnë dikë, ata e sulmojnë dhe e vrasin pa paralajmërim. Nga ky fakt të krishterët, janë të detyruar të mblidhen fshehurazi. Të kesh një bibël në shtëpi është shumë e rrezikshme, në përgjithësi, ata e groposin larg nga shtëpia.
Grupi i islamikëve, që kontrollojnë tashmë jugun dhe qëndrën e vendit, lufton kundër qeverisë së vendit, përvetëson një zbatim të shariatit(ligj islamik) shumë herë më strikt se ajo e presidentit somalez dhe kërkon të zbatohet në të gjithë vendin. Por kjo nuk e pengon Kishën të rritet në disa rajone të vendit, si ajo e Galgaduud-it.
- Le të falenderojmë Perëndinë për besnikërinë e të krishterëve somalezë
- Le të lutemi për Anab-in, për prindërit e saj dhe dy fëmijët e tjerë 10 dhe 11 vjeç
- Le të lutemi për të krishterët somalezë të cilët sulmohen nga Al-Chabaabi
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1662







