Home » Materiale, Shkrime me interes » Të shesësh gënjeshtrën – Të “fshehtat” e krishterimit po kthehen në biznes shumë fitimprurës

Të shesësh gënjeshtrën – Të “fshehtat” e krishterimit po kthehen në biznes shumë fitimprurës

Për të qenë i suksesshëm në biznes duhet të njohësh midis të tjerash dhe kërkesën në treg për produktin apo shërbimin qe ofron. Kështu, nëse një sipërmarrës do te vërente se ne treg ka nje nevoje te caktuar per nje produkt ose sherbim, atëherë ai do ofronte një produkt apo shërbim per ta plotësuar kete nevojë.

Nëse do te merrnim per baze shitjet e filmit “Kodi Da Vinçi” apo dokumentarin e “National Geografic” për “Ungjillin e humbur të Judës”, do ta kuptonim që njerëzit janë të etur per informacion në lidhje me fenë, duke e kthyer kete lloj tregu ne nje biznes shumë fitimprures.

Me sa duket ky fakt i ka tërhequr edhe prodhuesit e një dokumentari të shume përfolur mbi varrin e supozuar të Jezu Krishtit. Dokumentari “Varri i humbur i Jezuit”, nen regjine e Simcha Jacobovichit, bazohet mbi disa zbulime arkeologjike në Jeruzalem rreth viteve’80. Për shkak të moshës së varreve dhe emrave që ndodheshin mbi to, regjisori doli në përfundimin se këto ishin varret e Jezu Krishtit, Marisë, Jozefit dhe te disa personave të tjerë të njohur në Bibël.

Por gjeja me qesharake në lidhje me kete përfundim eshte se duke zbuluar ne varre dy mbishkrime qe mbanin emrin Maria, regjisori ka menduar se njëra prej tyre duhet të ketë qenë Maria Magdalena dhe meqë ky emër ishte në këtë grup varresh atëherë Maria Magdalena duhet të ketë qenë e martuar me Jezuin.

Në fakt arkeologët në përgjithësi nuk e mbështesin teorinë që ngre dokumentari. Emri “Jezu” dhe emrat e bashkëpunëtorëve të tij, qene shumë të zakonshëm për Palestinën e asaj kohe.

Përveç kësaj, rezultatet e nxjerra nga studimi i ADN-ve, qene te cunguara. Ato nuk mund të provonin asgjë e jo më të ishin të mjaftueshme për të dalë në përfundimin se Jezui qe martuar me Maria Magdalenën. Eshtë gjithashtu i pashpjegueshëm fakti se si një familje e tërë nga Nazareti, si ajo e Jezu Krishti, te mund të qe varrosur në Jeruzalem.

Ana vizuale është shpesh herë më e fortë se fuqia e fjalëve. Pamjet e dokumentarit që paraqesin Jezuin dhe Maria Magdalenën si bashkëshortë, mund te nguliten më shpejt në mendjet e shikuesve se sa teoritë limonadë të Jakoboviçit.

Kjo lloj gazetarie, e cila paraqet një tendencë te re në kulturën perëndimore, ka me teper per qellim te argetojë nje publik te caktuar dhe te servire nje “lajm” që shitet, se sa të shpalle të vërtetën. Per kete arsye, ne si te krishtere, duhet të jemi më kritikë ne vlerësimet tona ndaj informacionit te gjere që na rrethon.

Autor: Eduard Lekgjika

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=525

Posted by on May 3 2007. Filed under Materiale, Shkrime me interes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes