Turqi – Qëndrojmë përpara një skandali të vërtetë
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Thursday, October 22nd, 2009
Hakan Tastan-i dhe Turan Topal-i janë në gjyq qëprej 3 vjetësh sepse organizuan një studim biblik me studentët në Siliviri, 72 km larg Stambollit. Ndërsa seancat e tyre të para u shfaqën shumë nga mediat, interesi mediatik ka rënë paksa që kur akuzuesi i tyre kryesor Kema Kerinscziz-i, një avokat ultranacionalist u arrestua për komplot kundër shtetit. Por drejtësia turke ka një interes aq të veçantë për këta dy të krishterë me origjinë myslymane, sa që gjen dëshmitarë të çuditshëm që vijnë të dëshmojnë deri në gjykatë.
Kështu, po këtë muaj, tre dëshmitarë të palës akuzuese kanë dëshmuar. Ajo që na çudit më shumë është se këta dëshmitarë janë thjesht të punësuar në shërbime të ndryshme të gjykatave të Stambollit dhe që asnjëherë nuk e kanë takuar Hakan-in dhe Turan-in! « Jemi pjesë e një skandali të vërtetë » vë në dukje Haydar Polat-i, avokati i dy të krishterëve të akuzuar, « ardhja e këtyre dëshmitarëve ishte një komplot, por që nuk u arrit, mungesa e provave është e dukshme ».
Në vitin 2006, Hakan-i dhe Turan-i morën vesh se ishin të akuzuar për fyerje ndaj ligjit islamik sipas nenit 216 të kushtetutës së vendit. Gjithashtu janë qortuar se kanë mohuar identitetin turk (neni 301) dhe se kanë shpërndarë informacione konfidenciale të qytetarëve (neni 135). Një seancë tjetër është parashikuar në 28 Janar 2010 ku gjykata do të thërrasë një punonjës të policisë të Shtetit dhe dy agjentë të forcave speciale për të dëshmuar.
Ky proces nxjerr në dritë një problem, të lirisë së shprehjes në vend. Bashkimi Evropian i ka kërkuar disa herë radhazi Turqisë të ndryshojë ose të heqë nenin 301 që ngushton lirinë e shprehjes. Bëhet fjalë për një kusht sine qua non për hyrjen e saj në Bashkimin Evropian. Por në raportin e saj mbi përfshirjen e Turqisë, Komisioni Evropian i ka shprehur përsëri shqetësimet e tij mbi përndjekjet që kalojnë minoritetet fetare.
- Le të falenderojmë Perëndinë për këta të krishterë turq që janë besnikë pavarsisht nga përndjekjet.
- Le të lutemi për Hakan-in dhe Turan-in. Le t’i kërkojmë Perëndisë që t’i japë fund procedurave gjyqësore që ata po kalojnë.
- Le të lutemi që mbretëria e Perëndisë të përparojë në Turqi.
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1016








turki kimen e ndrron ezanatin se harron…….