Turqi – Turan Topal-i dhe Hakan Tastan-i më në fund të lirë
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Thursday, November 4th, 2010
Të akuzuar për ofendim ndaj identitetit kombëtar duke ofruar kurse të shkollës biblike me korrespondencë, të dy të krishterët turq sapo shpallen të pafajshëm.
Pas katër vjet procesi që dukej i pafund, më në fund është dhënë verdikti. Më 14 tetor, gjykata e Silivrisë, një qytet i vendosur rreth 70 kilometra në lindje të Stambollit, liroi Turan Topal-in dhe Hakan Tastan-in nga akuzat e rënda hedhur kundër tyre : ofendim ndaj identitetit turk. Dy të krishterët janë qetësuar, por e dinë se beteja nuk ka përfunduar akoma sepse ata mundën të shmangin burgun, por janë të dënuar gjithashtu edhe me 2300 euro gjobë për mbledhje të paligjshme të të dhënave. Ata vendosën të apelojnë, sepse sipas « kushtetutës turke, është e ndaluar të jesh i krishterë, të ungjillizosh ose të mbledhësh emrat e personave të interesuar ndaj krishtërimit » ka rikujtuar avokati.
Duket se gjërat po përparojnë njësoj edhe në një proces tjetër, ai që mbahet aktualisht në Malatya ku gjykohen vrasësit e Necati Aydin-it, Ugur Yuksel-it dhe Tielmann Geske-s. Dy dëshmitarë kyç u morën në pyetje, duke e lidhur procesin e vrasjes treshe me një konspiracion të njohur me emrin Ergenekon që synonte të destabilizonte partinë në pushtet duke sulmuar kryesisht komunitetin e vogël të krishterë. Seanca tjetër e dëgjimit do të jetë më 3 dhjetor.
*Neni 301 i Kodit penal turk saktëson se çdo qytetar turk që ofendon Shtetin turk ose kombin turk në identitetin e tij mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
- Le të falenderojmë Perëndinë për lirimin e Turan Topal-it dhe Hakan Tastan-it
- Le të lutemi për familjet e martirëve të Malatya-s, veçanërisht fëmijët të cilët e kanë të vështirë të kalojnë humbjen e baballarëve të tyre
- Le të lutemi që të krishterët turq të mund të jetojnë lirisht besimin e tyre
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1700







