Vazhdon restaurimi i Mozaikut të Tiranës

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës, dhe si i tillë mbart shumë vlera për sa i përket trashëgimisë së kryeqytetit. Ky mozaik, i cili fillimisht u zbulua në 1972, kishte disa vite që nuk restaurohej.

Projekti i financuar nga MTKRS-ja bëri që mozaiku të restaurohej, duke e rikthyer në gjendjen që ishte edhe pas restaurimit të bërë për herë të parë në vitin 1976.

Arkeologët mendojnë se kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit, që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (vila rustika). Salla me mozaik, e pajisur dhe me një absidë, ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë që në shek. V-VI, vila u zëvendësua me një bazilikë paleokristiane.

Në fakt specialistët kanë vlerësuar se kompleksi i banesave ku gjendet mozaiku i zbuluar në vitin 1972 është një trashëgimi shumë e rëndësishme për identitetin historik të vendbanimeve në kryeqytet.

Mozaiku ka motive paleokristiane si dhe simbole të etydit kristian si shpendë dhe peshk, simbole këto që gjenden në bazilikat e shekullit 5 dhe 6 në vendin tonë.

Gjatë viteve 2003-2004, punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit, ndër të cilat më kryesoret ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme dhe një pitos i madh i periudhës së antikitetit. Kompleksi i vilës fshatare romake, është një dëshmi shumë e rëndësishme për identitetin historik të vendbanimeve të hershme në kryeqytetin tonë. Perceptimi në popullin e kryeqytetit është se Tirana, vendbanimet më të hershme i ka të shekullit 13-14 të erës sonë. Në fakt, ky mozaik dëshmon për hershmërinë e vendbanimeve në këtë qytet. Duke pasur parasysh që në Tiranë, dhe veçanërisht pranë këtij monumenti ka rrënoja arkeologjike, DRKK Tiranë do të paraqesë së shpejti një propozim për shpalljen e zonës rreth mozaikut, Zonë Arkeologjike A. Dhënia e këtij statusi do ta mbrojë me ligj këtë zonë, në mënyrë që të ndalet kasaphana që i është bërë trashëgimisë së kryeqytetit.

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1088

Posted by on Jan 25 2010. Filed under A - Kryesoret, Aktualitet, Info-Kulturë, Materiale, Materiale historike, Me interes, Njoftime & Aktivitete. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes