Home » Nevoja për lutje » Vjetnam – Pastori Duong qëndron guximtar

Vjetnam – Pastori Duong qëndron guximtar

Pastori DuongMë 7 qershor, policia vjetnameze kreu bastisje në një shtëpi-kishë të provincës së Hung Yen-it, në jug të Hanoi-it. Shumë njerëz u rrahën dhe pastori Duong Van Tuan-i u arrestua. Me të mbërritur në rajonin e policisë, pastori u izolua në një qeli ku dhe pesë policë e rrahën me dhunë. Ai mori shumë goditje në stomak, të cilat nuk lënë shenja të jashtme por që janë shumë të dhimbshme. Përfundimisht ai u lirua në darkë.

Ky incident nuk është i pari në llojin e tij, sepse kisha e pastor Tuan-it është sulmuar që prej muajit prill. Në fakt, shumë vende kulti tashmë janë mbyllur nga policia. Më 31 maj, vetë pastorin e sulmuan ndërsa predikonte. Pasi e kapën nga qafa, policët i lidhën duart mbas kurrizit dhe e rrahën me shkop gome deri sa shkuan në rajon.

Por fatkeqësisht, kjo histori nuk është e vetmja. Në Vietnam, kishat-shtëpi po hasin shumë vështirësi. Disa shohin se kërkesa e tyre për regjistrim ose injorohet ose nuk pranohet. Por edhe pse situata është kaq e vështirë, pastori Tuan nuk dekurajohet, edhe pse vuan kur sheh të krishterë të keqtrajtuar. Ai vazhdon t’i besojë Perëndisë: “përndjekja shpesh është shenjë që Perëndia është duke vepruar” na ka thënë ai në fshehtësi. Sipas tij, të krishterët vjetnamezë rriten nëpërmjet këtyre provave.

  • Le të lutemi për pastorin Duong Van Tuan, që Perëndia ta mbrojë.
  • Le të lutemi për kishat-shtëpi në Vietnam, që edhe pse në përndjekje, të vazhdojnë të forcohen.
  • Me rastin e natës së lutjes organizuar nga VKHT(veprat e të krishterëve për heqjen e torturës) le të lutemi për të krishterët e përndjekur që vuajnë ose që kanë vuajtur nga torturat.

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France

Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=737

Posted by on Jul 1 2009. Filed under Nevoja për lutje. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes